Turisti i huaj shijon Durrësin... krejt nudo/ A jemi gati për të menaxhuar të mirat por edhe të këqijat e turizmit?
Një turist i huaj duket se ka zgjedhur një mënyrë të “veçantë” për të shëtitur nëpër Durrës… nudo. Ai është fotografuar nga qytetarë, teksa ndodhej në qendër të qytetit. Turisti ka ndaluar për të bërë një fotografi në drejtim të xhamisë së qytetit, duke mos u shqetësuar aspak për pamjen e tij. Pas ankesës së qytetarëve, ai është shoqëruar në polici. Kjo ngre edhe pikpyetje të mëdha për benefitet apo kostot që vijnë me turizmin , Shiqpëria si një vend deri diku tradicional duke u hapur kaq shumë ndaj valës në pritje të turistëve rrezikon edhe cënimin e disa simbolikave tradicionale por edhe të disa këndëvështrimeve të lidhura me vet natyrën e qënësishme të të qenit shqiptar.
Ndaj kjo hapje kaq e madhe ndaj turizmit shoqërohet edhe me pikpyetje të natyrës kulturore. Nëse menaxhimi i aspekteve benefituese është më i lehtë, ruajtja ndaj disa fenomeneve kulturore (apo disa traditave të huaja) jo fort pozitive është më e vështirë për vet natyrën përfshirëse të turizit. Ndaj pyetja që shtrohet është:A jemi gati për të menaxhuar të mirat por edhe të këqijat e turizmit?