Lidhje


“Pashallarët e kuq”, ilustrimi artistik i Kadaresë për krimet e komunizmit dhe Enver Hoxhës

Poema “Pashallaret e Kuq” ka qenë një poemë me të cilën shpesh Kadare mbështetej për të treguar disidencen dhe kundërshtimin e tij ndaj regjimit komunist për shkak se poema godiste byronë politike dhe krerët e pushtetit komunist. Kjo poemë, në fillim duke qenë e ndaluar dhe më vonë shpesh duke i munguar publikut (me shumë gjasa qëllimisht) dhe duke iu paraqitur publikut vetëm nga komentuesit pro Kadare dhe duke mos e paraqitur poemen, ka bërë që njerëzit pa e njohur realitetin e saj ose edhe pa e lexuar fare atë, të krijojnë idene se Kadaresë iu ndalua kjo poeme sepse ishte kundër regjimit.

 

Poema u ndalua sepse godiste burokracine e regjimit, por kjo u be ne emër të Enverit dhe të klasës puntore.
Ne po e sjellim poemen, e cila flet qartë dhe nuk ka shumë nevojë për koment, nese Kadare ishte në kundërshtim apo në mbështetje të regjimit komunist.

 

Në kohën e komunizmit qarkullonte rregullisht opinioni, se Enveri ishte shpetimtari, i dituri, i miri, i pagabueshmi, dhe mjerimin që kishin njerzit dhe padrejtesitë ia mveshnin pushtetareve të tjerë dhe njerezve rreth diktatorit.

 

Shprehja që qarkullonte fjalë për fjalë ishte “Nuk i di ai i madhi këto, se po ti dij ai…”.


Poema “Pashallaret e kuq” është ilustrimi i kësaj thenieje, si dhe mbështetje dhe justifikim për vrasjet dhe burgosjet që bënte diktatori Hoxha, ne mënyrë sistematike ndaj njerëzve rreth tij, duke i justifikuar me shprehjen “u zbulua një grup armiqsor”.

 

Ne këtë mënyrë Hoxha shtonte frikën dhe terrorin ndaj popullit, ndërsa detyra e Kadaresë ishte të bente ilustrimin artistik dhe zbukurimin e krimeve komuniste sikurse flasin vete vargjet:

 

“Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.
Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.”

 

Përveç kesaj Kadare, sikurse në të gjithë vepren e tij, nuk harron që sinonim të së keqes të bej pushtetarët osmane, pashallaret. Sipas Kadaresë e gjithë e keqja që u vjen shqiptarëve është prej sundimit osman dhe konvertimit në musliman.

 

Me poshtë poema e plotë:


“Pashallarët e Kuq”

 

Ismail Kadare

 

1.
Në mesditë Byroja Politike u mblodh.
Vallë ç’ka ndodhur në kufijtë veriorë.
Në kufijtë e jugut vallë ç’ndodh.
Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë.
Mos lëvizën klasat e përmbysura,
Mos ka katastrofë në prodhim.
Vallë ambasadorët mos kanë nisur
Radiograme plot shqetësim.
Jo. Kufijtë e shtetit janë të qetë.
Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
Dhe nën diktaturë të proletariatit.
Dimërojnë kokëulur ish kastat e mëdha.
Dhe prodhimi është normal dhe ditët
Rjedhin të zakonshëm në dhjetor…
Po ahere pse kështu papritur
Në mesditë Byroja Politike u
mblodh?


 

2.
Shtetet s’prishen kurrë nga çatitë.
Shumë shumë mund të pikojnë diku.
Nga themelet ata prishen
Këtij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.
Mund që lart çdo gjë të duket bukur,
Gara socialiste, merrja këngës, haj.
Dhe pankartat dhe heronjtë e punës
Në gazetë lokale në Një Maj.
Telegrame urimi, diell i ndritur
Në mitingje e vjersha letrarësh të rinj
Kurse poshtë
pikërisht në themelitë
Rritet ngadalë tumor i zi.
Për armiqtë kemi topat, himnet,
vallet.
Ambasadat që rrëfejnë diçka për ta.
Për burokratizmin ç’kemi vallë?
Topat s’pijnë ujë
dhe konsuj atje s’ka.


 

3.
Midis shkresash, telefonash,
letërthithësesh
Ata skenat mbushin gjithnjë
Mjaft me këtë qeshje dashamirëse
Burokratët janë tjetër gjë.
Jo me bojë pelikan përjargur,
Si tuafë të këndshëm ho, ho, ho,
Por të kobshëm
me duar të përgjakura
Gjer në bryle unë ata i shoh.
I shoh atje thellë tek rrëmojnë.
Në themelet e revolucionit pikërisht.
Ç’bëjnë ashtu
pse trupat e dëshmorëve
Kthejnë djathtas, majtas dhe
përmbys?
Pa shiko,
trupat sikur i lajnë.
Nga themelet gjakun duan të fshijnë
shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q’ata lanë,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijnë se është lehtë pastaj
Të ndryshojnë revolucionin, diktaturën
E punëtorëve
thelbin e saj.
Ja kështu, atje në gjunjë të ulur
Lajnë e shplajnë gjakun pa pushim
Po ç’patën papritur
Pse u ndalën
Tek një yrt i shkretë, tek një djerrinë.
Këtu janë varrosur të përmbysurit:
Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha
Ata sulen, trupat kthejnë përmbys e
nisin
Që t’i zhveshin me një vrull hata.
Rrobe sundimtarësh të përgjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe nëpër natë
Ikin drejt mëngjezit si rrebesh.


 

4.
Dhe mëngjezi erdh,
Të zbetë, të ngrirë,
Nën mantelet me nishane e me
kurorë
Ata shkojnë në zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer në Komitet Qendror.
Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera
partije
Baron-sekretarë. Bosë të naftës.
Varg.
Në kortezh të zymte, nën himne
liturgjie
Çojnë tabutin e revolucionit për në
varr…


 

5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzëqeshje, tundje grushti në miting
Thjeshtësi tek xha Kamberi, tek X
gjyshe,
Dhe fjalët “Enver” “parti”, “autokritikë”.
Kështu ishte ditën,
kurse natën
Zbrisnin në themel ata sërish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Që duronte ditën ngre e ngre e
natën prish.


 

6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.
Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e
dëshmorëve
Tek ndanin mantelet seç i pa.
“Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrinë.
-Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen në çdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi.
Krisht ai nuk ish që t’i dëbonte
Nga pushteti me kamçik dhe stap.
Ai klasën ngriti të punëtorëve.
Për ta bërë burokratizmin zap.


 

7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegëtojnë ekipet e kontrollit
punëtor.
Që të mos i marrin ministritë me topa
Nesër.
Sot i marrim me kontroll.
Diktaturë e klasës s’është veç në
vjersha
Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
Je për socializmin?
Vrapo në rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi këdo
kontroll punëtor.
Bjeri ditë e natë burokratizmit,
Klasën që u përmbys nën këmbë e
mbaj.
Në se s’do që nesër skuadër e
pushkatimit
Të të vejë në mur
tek Bulevardi i Madh.


 

8.
Ditët ikin.
Vorbullat e ngjarjeve
Nëpër stinë e vite shtjellen me furi
Vijnë plenumet e partisë porsi
ushtarët
E revolucionit
në stuhi.
Ecën klasa pas partisë në ditë epike,
Populli pas klasës derdhe oqean
Dhe m’u mbledhtë prapë Byroja
Politike
Mesditë a mesnatë
gati të gjithë janë.

XS
SM
MD
LG