Lidhje


Vdekja e Ismail Hanijes dhe ringjallja e fanatizmave të vjetra beduine nën forma fetare

Nga Alban Gorishti:

 

Dje u vra shefi i byrosë politik të Hamasit Ismail Hanije, një figurë kyçe në diplomacinë grupacionit Palestinez si dhe lobimin e kauzës palestineze jashtë Palestinës. Po ashtu dje bashkë me të vdiq edhe mendja dhe llogjika e një grupimi me qëndrime beduine, fanatizëm të ngjshëm me injorancën e xhahilijetit pre islam dhe mentalitetit fisnor ku qëndrimi i një personi besohet se ka përparësi edhe ndaj çdo argumenti apo të vërtete. Shumë prej muslimanëve dje i uruan xhenetin Hanijes, por pati dhe të tillë që shprehën lloj lloj frustrimesh shpirtërore duke e akuzuar Henijen për herezi dhe njëkohësish i uruan atij xhehenemin. Kjo më kujtoi tipare të ndryshme me të cilat pejgamberi e cilësoi periudhën para se të shfaqej islami dhe mbi të gjitha injorancën e strukturuar rreth mendjelehtëve të cilët llogjikojnë me mendjen e dikujt jashtë tyre teksa imitojnë verbalitetet e një tjetri larg tyre.

 

Nuk më takon mua të gjykoj nëse Ismail Hanije ishte strateg apo prijës i suksesshëm,edhe pse aktiviteti i tij politik në favor të kauzës palestineze e dëshmon këtë, por ajo  që mundet të pohoj me siguri është se ai ishte një musliman dhe njeri i mirë (duke parë durimin që shfaqi në momentin që i asgjesuan tërë familjen) dhe një njeri i dashur tek banorët e Gazës dhe jo vetëm (sipas atyre dëshmive në popull që u shfaqën në TV). Teksa pranimi dhe dashuria e banorëve të tokës (muslimanëve) për dikë janë dëshmi se personaliteti i tij gëzon pranim gjithashtu edhe tek banorët e qiellit dhe pse jo edhe tek vet Zoti i gjithësisë.

 

Por çfarë është fanatizmi fisnor apo ai i grupit që ngjasojnë me atë para shpalljes së Islamit?

 

Thelbi i tij, edhe pse format e tij janë të shumta, është i rrënjosur në faktin se ithtarët e këyre fanatizmave (teasubu) e njohin të vërtetën nëpërmjet individëve dhe nuk i njohin (vlerësojnë) individët sipas të vërtetës.Ndaj edhe ALlahu tha :” Mos e përzieni të vërtetën me të kotën (të pavërtetën)” Bekare. Ndërsa ajo që po shohim sot nga disa individë apo grupacione është më e keqe sesa fanatizmi beduin i periudhës para islame. Teksa fanatizmi i vjetër arkaik është thirrja për të mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar klanin, fisin, vendin, atdheun, fanatizmin familjar, fanatizmin etnik, sektin, grupin, kombësinë ose partinë kundër normave sheriatike apo tek e fundit kundër sjelljes me mirësi dhe devotshmëri, me të cilat është urdhëruar besimtari.Alahu thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër” Maide 2. Kështu janë bërë disa “fatkeqësi” që përdorin emra të rëndësishëm sikurse selefistë etj, me formacionet e tyre dhe të tjera që ngrenë shumë lart  parulla fetare,por  pavarësisht shkëlqimit të parullave fetare që ngrenë, fanatizmi i tyre i bën fresk një pushteti të caktuar i cili nuk flet gjuhën e tyre dhe as nuk mendon si ta, si qëllimin e vetëm të formimit dhe themelimit të tyre.Kjo në thelb është edhe teoria që ibn Khalduni artikuloi shumë shekuj më parë.Pra edhe në kohën e tij sikur edhe sot ca mendjelehtë që mendojnë se e kuptojnë fenë hedhin parrulla të mjera që tërhiqnin naivët, ata që u mungonte dija dhe arsyeja, për të arritur qëllimet e tyre politike apo të grupit përmes llogjikës së tyre dhe jo asaj sheriatike.

 

Thirrja e këtyre elementëve që bëjnë punën e hasmit në fe, më duket tamam sikurse thirrja e Ubej ibn Selulit kreut të hipokritëve i cili i solli shumë siklete besimtarëve,dhe tha: “Nëse do të kthehemi (triumfues me beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti pa tjetër ka për ta përzënë prej aty atë më të dobëtin!(besimtarët që ishin me pejgamberin a.s)” Munafikune 8. Kështu më duket edhe poshtërisa e cila vjen me paketë injorancën ndaj  konturit sheriatik e cila nuk kursen as të vdekurit. Ky kërkim më bëri të has në një thënie të shejh Feuzanit i cili thotë: “Nuk lejohet të jesh fanatik ndaj sekteve, nuk lejohet të jesh fanatik ndaj individëve dhe nuk lejohet të jesh fanatik ndaj fiseve. Përkundrazi, muslimani e ndjek të vërtetën me këdo që është, dhe nuk tregohet fanatik dhe nuk e braktis të vërtetën edhe nëse është me kundërshtarin e tij.Muslimani qëndron me të vërtetën kudo që është: qoftë në medhhebin e tij, qoftë me imamin e tij, qoftë me fisin e tij, qoftë edhe me armikun e tij. Kthimi në të vërtetën është më i mirë sesa këmbëngulja në të pa vërtetën” Ianetu el mustefid 2/115.

 

Teksa edhe pejgamberi a.s na urdhëron ti justifikojmë njerëzit dhe mos ti presim ayre rrugën e pendimit apo përmirësimit, kjo është edhe thelbi i çdo ndjeshmërie islame inkurajimi dhe jo dekurajimi, urimi dhe jo mallkimi etj. Pejgamberi a.s thotë:”Kushdo që ngushëllohet me ngushëllimet e epokës paraislame, ngushëllojeni atë me ngushëllimet e kësaj epoke dhe mos u dekurajoni” Shejh Albani në silsiletu sahiha 1/537 . E si është vallë puna me dikë që është besimtar i vuajtur?

 

Për ta pejgamberi a.s tha: "Gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju sikurse është kjo ditë e juaja, në këtë muajin tuaj, në këtë vend tuajin, çdo gjë që ka të bëjë me epokën para Islame është e asgjesuar”.

 

Por shpesh fanatizmi i injorancës pre islame i kap dhe i godet edhe muslimanët e kështu urrejtja për njëri tjetrin bazohet thjesht në thirrje apo pretendime të mllefosura injorance. Ndaj edhe pejgaberi a.s na urdhëron duke thënë se: “Me të vërtetë Allahu e ka larguar prej jush fanatizmin e periudhës së injorancës pre islame, si dhe mburrjen me paraardhësit (grupin, individin etj), njerëzit janë dy lloje ose besimtar i devotshëm ose amoral i prishur (mosbesimtar) , njerëzit do të thërrasin me parrullat e periudhës së injorancës...të tillët do të hyjnë në xhehenem...” Sahih el xhami 1787

 

Dy janë kategoritë e njerëzve, ndaj mos i renditni ata sipas kategrive tuaja apo të grupit tuaj, por thoni Allahu e mëshiroftë këdo që fytyrën e vet ia drejton Zotit ........mos thërrisi me mllefin e injorancës dhe as me parrullat e saj, islami ka rregulla por mbi të gjitha ndjeshmëri, e nëse këto të fundit i keni humbur atëherë kërkojini dikujt tju “falë namazin e xhenazes në mungesë”.....

 

 

 

XS
SM
MD
LG