“Stuhitë” shpirtërore të njeriut apo publicistit janë ato që mishërohen tek romanet e Ben Blushit?!
Nga Alban Gorishti
E bëri përsëri! Këto ditë ka dalë në qarkullim romani i ri i Ben Blushit i titulluar “Parajsa Artificiale”, duke i hedhur një sy përshkrimeve të ndryshme të librit nuk e di përse por nuk më habiti aspak ripërsëritja e dilemave dhe “stuhive” intelektive të vjetra të Blushit. Ndaj thashë me vete, e bëri përsëri! Përsëri edhe ky libër sikurse të parët, përtej letërsisë së aty për atyshme, përcjell dukshëm lëkundjet e brendëshme të një personazhi i cili u shqua për letërsinë politike dhe “romanticizmin afetar”. E gjitha kjo ka një shpjegim sepse ndërgjegja laike krijuese e Ben Blushit është ngjizur dhe ushqyer nga sferat e politikës, pikërisht aty ku komploti lind dhe bëhet pjesë e ekzistencës për të gjithë banorët në këtë lloj habitati.
Kështu si pjesë e këtij sistemi, i cili është trashëgim i epokës komuniste të Blushit, ajo që më ra në sy nga përmbledhja e këtij romani ishin edhe gjendjet e trazuara personale të ateistit islamofob, i cili edhe pse e stigmatizon relgjozen dhe hyjnoren, e përdor vazhdimisht në krijimet e tij si brumin kryesor të botimeve të tija me pak fantaz, shumë fantastike e më pak akoma shkencore. Romani i fundit si gjithmonë përfshin manifestimet e mendimit pervers të mishëruara në historinë e dashurisë (imoralitetit) të një burri në moshë të mesme, dhe një vajze njëzeteshtatë vjet më të re.
Në thelb islami i zhvlerëson mendimet e këqia ndaj njerëzve dhe mbi të gjitha gjinisë së kundërt si shkaku kryesor i nxitjes së mendimit të keq ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij apo edhe besimtarët e thjeshtë, të cilët shpesh Blushi i ka pikturuar me përfytyrime personale të nxitura nga një orientalizëm mesjetar.Nuk e di pse por kjo më kujtoi një premisë të psikologjisë dhe religjonit e cila pohon se: “ Ai që vet është imoral e zhvesh çdo femër nga morali (pra mendon më të keqen për të)” (Vahju el kalemi 1/184). Pra shfaqet dukshëm, aplikimi i psikologjisë reverse tek krijimtarija e telenovelave e Blushit, sikurse tek romani “Komploti” me fraza si “S’keni parë asgjë akoma” (frazë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama) qokat intelektuale për personazhet që gjoja tenton ti dekonspirojë “pafajësisht”.
Kështu Blushi vazhdon të ripërsërisë konfliktet e veta të brendëshme edhe tek romani i fundit në forma të ndryshme, prej tyre pyetësori: “Po të për të shkuarën çfarë mendon?-Mendoj se fetë, gjuhët, racat dhe kombet janë gjëja më e keqe që i ka ndodhur njerëzimit. Imagjino sikur gjithë bota të fliste një gjuhë, të kishte një fe, të ishte një komb, një ngjyrë, një racë, një shtet dhe të drejtohej nga një qeveri, çfarë parajse do ishte.”. Ky konflikt i brendshëm i është bërë Blushit pjesë e karakterit të tij, kjo për shkak se ai nuk i çmon gjërat dhe njerëzit mbi parimin e saktë të gjykimit por shpesh vendos paragjykimin dhe mendimin e ulët personal si kallëpin kryesor të mënyrës se si e sheh botën. Kjo është natyra e një njeriu i cili rritet në mënyra të papërshtatshme (moralisht të diskutueshme) dhe bie në mëkate dhe publicitikë amorale të cilat janë manifestim i natyrës së keqe dhe qëllimeve deluziv.
Dashuria për diçka verbon dhe shurdhon, teksa urrejtja e parsyetuar gjurmon të metat dhe gabimet, duket sikur kjo dashuri tek Blushi është respektimi i tejskajshëm i opinioneve personale të krijuara në kohë stuhish qoftë politike por edhe shpirtërore, ndërsa urrejtja është një formë antagonizmi pervers i cili në sytë e tij ka inkubuar çdo pozitivitet dhe virtyt tek tjetri, femra, feja, Zoti brenda një lloj sinkretizmi futuristik i “rasave kulturore” dhe “lakimeve religjoze” duke reklamuar një qenie hibride e cila përfshihet në një tjetër titull të botimeve të tij, “Të jetosh në ishull”. Në këtë narrativë sinkretike të Blushit duket sikur ai dëshiron ta ndajë përgjysmë personalitetin e shqiptarit të ndershëm dhe shpirtërisht të zgjojë djajtë e ateizmit që prodhuan programin më të dëmshëm politik i cili vazhdon ta mbajë Shqipërinë peng të paragjykimeve dhe keqkuptimeve, komunizmit, pjellë e së cilit është edhe imagjinata me shumë “aktorë” e Blushit.
Por trajtimi i këtyre dilemave qenësore nuk arrihet nëpërmjet printimit të letrës së ngjyrosur me bojë dhe as nëpërmjet thurrjes së letërsisë politike si revansh apo qokë, por duke menduar më të mirën për veten dhe të tjerët, ky është çelsi i “sinkretizmit” të vërtetë social, kohezionit të dobishëm midis asaj që shkruan dhe flet me atë që vepron dhe promovon. Ky është një edukim individual që letërisa politike e Blushit nuk mund ta mbrrijë kurrë nëse nuk pastrohet nga elementet regresiste të mendimit antagonist laik nuk mundet të mbrrijë kurrë nëse imagjinata e çon të përfshihet në të pajustifikuara ose dyshime të panevojshme. Etika islame është ajo e cila e mbron të brendëshmen nga përshpëritjet e paargumentuara të cilat rriten kaq shumë në brendësi derisa krijojnë trazira psikosociale. Etika islame krijon siguri në mesin e komunitetit të miqëve apo armiqëve, është ajo që i vlerëson njerëzit për nga ajo që mbartin në brendësi dhe jo ajo që kanë në posedim të përkohshëm në mënyrë që vetvetja ta dijë se nuk është e lehtë t'i drejtosh një akuzë dikujt bazuar në një dyshim ose hamendje të thjeshtë për të cilën nuk ka prova. Për këtë transmetohet se: “ Një fëmijë prej Beni Israilëve. Ndërsa ishte duke pirë gji prej nënës së tij kalon një kalorës kryelartë mbi një kalë të shpejtë dhe me rroba të bukura. Nëna e tij thotë: O Allah, ma bëj fëmijën tim si ky kalorës mbi një kalë si ky! Fëmija e la gjirin, u kthye nga ai duke e parë dhe tha: o Allah, mos më bëj si ai! Pastaj u kthye nga gjiri për të thithur prej tij.Pastaj kalojnë disa njerëz me një robëreshë nga Abisinia duke e tërhequr atë me forcë, duke e goditur dhe duke i thënë: Ke bërë zina… Ke vjedhur…
Ndërsa ajo thoshte: Më mjafton Allahu, më i miri Mbështetës!
Nëna e tij tha: O Allah mos e bëj tim bir si ajo! Ai e la gjirin, vështroi drejt saj dhe pastaj tha: O Allah, më bëj si ajo!
Atëherë ata të dy filluan t’i flasin njëri-tjetrit.
Ajo i tha: Mu thaftë goja! Kaloi një burrë me një pamje të mirë dhe thashë: O Allah, ma bëj fëmijën tim si ai! Kurse ti the: O Allah, mos më bëj si ai! Njerëzit kaluan me këtë robëreshë duke e goditur dhe duke i thënë: Ke bërë zina… Ke vjedhur… – dhe unë thashë: O Allah, mos e bëj tim bir si ajo! Kurse ti the: O Allah, më bëj si ajo!
Ai i tha: O nëna ime! Ai kalorësi me veshje të bukur ishte tiran prej tiranëve. Ti kështu i kërkove Zotit tënd të më bëjë si një njeri prej njerëzve të zjarrit. Prandaj unë thashë: O Allah, mos më bëj si ai! Ndërsa kësaj i thanë: Ke bërë zina! – dhe ajo nuk kishte bërë zina. I thanë: Ke vjedhur! – dhe ajo nuk kishte vjedhur. E shanin, e godisnin dhe i bënin padrejtësi, kurse ajo thoshte: Më mjafton Allahu! Prandaj thashë: O Allah më bëj si ajo!”
E transmeton Buhariu, Muslimi etj.