Lidhje


Reagim për ngjarjen e tragjikshme në shkollën Fan Noli

Nga Floriar Arapi

 

Sipas asaj qe u informuam, në shkollën Fan Noli u be nje sherr mes disa femijeve 14 vjeçar ku njëri prej femijeve mbeti i vdekur dhe njeri i plagosur. Motivet e sherrit mendohet te jene: zenia per nje femer, ofendimet ne rrjete sociale ose zenke e rastesishme per te treguar kush eshte me i forti. Deshmia e zonjes qe shoqeroi femijen per ne spital ishte tronditese. Ajo tha se kishte kerkuar ndihme por “aty nuk kishte asnje polic, asnje burre, asnje qytetar”. Kjo nderkohe qe rruga ishte e mbushur plot e per plot me meshkuj (rreth 50 vete), keshtu qe asnjëri prej tyre nuk konsiderohej burre apo qytetar.

 

Vrasja e djalit 14 vjeçar tregon nje deshtim te shumeanshem te shtetit dhe shoqërisë sone.

 

Ka deshtuar sistemi arsimor te realizoj edukimin. Prinderit kishin zgjedhur ta dergonin djalin ne një shkolle ne qender te Tiranës (nga Sauku ku banonin tek Pazari i Ri) per shkak te nivelit te ulet dhe problemeve qe kane shkollat ne periferi, megjithatë ajo nuk ndikoi asgje. Njelloj edhe qendra si periferia është mbushur me femije dhe rini te llastuar qe po kthehen ne perbindesha.

 

Ka dështuar Policia të siguroj rendin dhe sigurinë nëpër shkolla dhe kur nuk e siguron dot as ne shkolla, çfarë mund të thuash per vendet e tjera.

 

Ka deshtuar sistemi shendetesor, sepse nderkohe qe femija pothuajse kishte arritur tek spitali qendror do duhej ta conin tek spitali ushtarak, dhe do duhej qe ambulanca te ecte te pakten edhe 15-20 minuta ne trafik per te arritur tek spitali tjeter per te bere nderhyrjen, kohe fatale qe femijes i mori jeten.

 

Ka deshtuar bashkia e Tiranës qe e ka bërë Tiranen qytet te pabanueshem, duke ndertuar qindra pallate gjigande ne 5-6 kilometra katror te qendres, ku si pasoje ka shumefishuar popullsine dhe ka bere nje me trafik te tmerrshem qe ne rastin ne fjalë, ky trafik mori jeten e femijes.

 

Ka deshtuar shoqeria dhe familja te edukoj femije qytetarë dhe tolerant qe mund ti zgjidhin mosmarrveshjet me fjalë, por ka prodhuar femije dhe rini te llastuar qe shajne, ofendojne dhe bullizojne dhe gjithcka qe synojne jane makina, femra, para dhe fame.

 

Po a jane keto te rastesishme ?!


A duhet te cuditeni me vrasjen e femijes ne dere te shkolles !

 

Po pse duhet te cuditemi ne, pra shoqeria jonë, kur ne i kemi shkateruar femijet me edukimin qe iu kemi dhënë ?!

 

A nuk jemi ne ata qe ua kemi ushqyer atyre instiktin perkundrejt moralit, qe ua kemi ushqyer deshiren per pasurine për materialen, per kundrejt te drejtes dhe drejtesise ?!

 

Instiktet jane njelloj si tek kafshet dhe tek njerëzit, është morali ai qe e dallon njeriun dhe e ben njeri.
Kafshet zihen per femrat e tyre, njerzit martohen.
Kafshet zihen per posedimet, njerezit i ndajne.
Kafshet zihen per sundimin dhe kush është më i forti, njerezit zgjedhin dhe votojne.

 

A nuk jemi ne qe bashke me ta, ndjekim me kërshëri dhe rregullisht programet e degjenerimit moral, Big Brother, Perputhen etj, dhe qe bashke femijet tane shijojme muzike qe glorifikon drogen, dhunën, mafien apo vrasjet ?!

 

A nuk jemi ne ata qe kur i edukojme femijet tane, i edukojme si te behen te jurist, mjeke dhe inxhinier, pa i kushtuar aspak rendesi nese behen njerëz dhe humanë, si te behen nena dhe baballarë ?!

 

A nuk jemi ne ata qe nuk i kushtojme aspak rendesi edukimit të respektit ndaj prinderve, ndaj familjes, ndaj shokeve dhe njerezve te tjere por i kushtojme rendesi qe femija vetëm e vetëm te kete arritje ne dijet profesionale qe te kete nje pune te mire dhe te behet i pasur ?!

 

A nuk jemi ne ata qe e kemi shkaterruar sistemin arsimor duke thyer disiplinen ne shkolla, ku nxenesit nuk kane me aspak respekt per mesuesit dhe mesuesit jane te lodhur me arrogancen e femijeve dhe te prinderve te tyre ?!

 

A nuk jemi ne ata qe i shohim padrejtesite perdite te ndodhin dhe nuk i kundershtojme ?!

 

A nuk jemi ne ata votojme Edi Ramen dhe ai e mbush Shqiperine me droge, e mbush parlamentin me trafikafte, vrases, me njerez te porositur nga bandat, me drejtues bandash, qe e mbush qeverine me te afert te krimineleve dhe ne prape e votojme ate.

XS
SM
MD
LG