Përse nuk u bashkuan katër vilajetet shqiptare para dhe pas 1878-ës?
LIDHJA E PRIZRENIT
"Nga viti 1846 e në vazhdim prifti katolik Gaspër Krasniqi (nëpërmjet tij) u vendosën kontakte me udhëheqësin/bajraktarin e fisit mirditor. Ku para nëpërmjet peshkopit të Malit të Zi për të mbështetur një rebelim mirditor në Shqipëri filluan te vinin. Ne te njejten kohe Mirdita refuzoi t'i përgjigjej thirrjes osmane gjatë luftës së shkurtër osmano-malazeze të vitit 1862. Gaspër Krasniqi dhe më pas pasardhësi i tij si Igumeni i Mirditës, Prenk Doçi, vazhduan marrëdhëniet e fshehta me Malin e Zi Keto marredhenie u bënë mjaft të njohura ku Prenk Doçit iu gjeten evidenca ku nxiste perçaje dhe kryengritje fetare, keshtu ai fillimisht u burgos nga Porta e Larte dhe më pas u dërgua për gjashtë vjet në New Brunswick nga Vatikani (ku vet Vatikani i ekspozuar nga dinakerite, nxitjet per kryengritje ne linja fetare/kryqezate).pra u detyrua te largonte Igumenin katolik mirditor Prenk Doçi.
Duhet thene qe po ashtu joshja që politikanët serbë i ofronin bajraktarit te Mirditës, ishte ideja e një principate të pavarur katolike veriore shqiptare Duhet thënë që një ide e tillë me të vërtetë nxsite perçaje dhe kjo pati efekte psikologjike.
Natyrisht që qëllimi i nje ideje te tille (principate katolike), për sa i përket serbëve, ishte thjesht të inkurajonte një ngritje diversioniste/përçarëse në vija fetare nder shqiptarë, ku si rezultat mund t'i ndihmonte serbët të kapnin territore shqiptare ku u interesonte atyre. Në fakt dihet dhe u bënë të qarta qëllimet e serbëve pak vite me vone - kur shteti serb u forcua edhe më tej ai pushtoi Kosovën, ku dhe ambiciet terroritoriale të Serbise u shtrine edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore (Gegërise). (Faqja 189. Sir Noel Malcolm 'Kosova një histori e shkurtër' botuar në Londër 1998).
Në vitet 1876-1877, një vit para Lidhjes së Prizrenit, klanet malësore katolike, veçanerisht Mirdita, kishin një projekt politik të ndryshëm: ai ishte plani për krijimin e një principate shqiptare katolike autonome ose plotësisht të pavarur. Ideja kishte pëlqimin e kreut/bajraktarit të Mirditës, Prenk Bib Dodes.
Në fakt në vitin 1876 (dy vjet para lidhjes), Princi Nikolla i Malit të Zi u përpoq shumë për të inkurajuar/financuar ambiciet e tij, pasi e dinte se një kryengritje katolike kundër osmanëve do ta bënte me të lehtë për trupat e tij të pushtonin shumë me shumë territore shqiptare.
Ndërsa në anen tjeër, Italia dhe Austro-Hungaria, po ashtu kishin shprehur interes si fuqi mbrojtëse katolike, ato gjithashtu u interesuan për qëllimet e tyre në Ballkan. Si rrjedhoje një delegacion nga një komitet arbëresh në Italinë jugore ofroi mbështetje dhe armë për një principatë të tillë katolike.
Më 1877, Prenk Bib Doda udhehoqi një rebelim dhe i dërgoi kërkesë Malit të Zi për armë dhe para, por kryengritja u shtyp nga trupat arnauto- osmane. Në të njejtën kohe Prenk Bibe Doda mblodhi krerët e disa klaneve katolike fqinje dhe dërgoi një peticion të përbashkët në Kongresin e Berlinit në qershor te 1878, duke i kërkuar Kongresit që të krijonte një principatë autonome të Mirditës. (Faqet 218 -9)
Në fakt, në periudhën 1866-1869 (8.vjet para.Lidhjes se Prizrenit) Porta e Larte e konsideruan seriozisht krijimin e një vilajeti të vetëm shqiptar që të përfshinte të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe një pjesë të Bullgarisë. Synimi ishte frenimi i nacionalistëve sllavë dhe fakti që kjo zonë do të kishte bashkuar pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare nuk i shqetësonte autoritetet (faqe 192).
Por për shkak të kryengritjes së Mirditës dhe shtetet sllave të cilat duke përdorur taktikat përça dhe pushto mbi baza fetare bënë qe shteti osman të hezitojë në bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një vilajet autonom shqiptar.
Përveç kësaj, në vitin 1880, katër vjet pas Lidhjes së Prizrenit, vilajeti i bashkuar shqiptar perseri u konsiderua nga Porta e Larte. Bashkimi i katër vilajeteve kishte një farë mbështetjeje diplomatike edhe nga Britania, e cila po merrte (në mënyrë të pazakontë) një rol aktiv në gjeopolitiken Ballkanike dhe çështjen shqiptare: Ne fakt, zyrtari i lartë, Lordi Edmund Fitzmaurice, i shkruante nga Stambolli Sekretarit të jashtëm Britanik duke e përgëzuar idene e perbashkimit te kater vilajeteve shqiptare dhe forcimin e faktorit shqiptar.
Dhe më 30 maj 1880, pas debatesh të gjata, Këshilli i Ministrave Osman ra ne dakord që të bashkonte kater vilajetet shqiptare. Këshilli i Ministrave ndryshoi vendim dy /tre jave më pas - kjo si rezultat i trazirave që ri-filluan ne vilajetin Kosovës dhe shqetesimeve të lart permendura (faktoret e jashtem dhe divergence fetare).
Arsyeja dhe hezitimi i shtetit Osman duket se ka qenë qe nese një vilajet i vetem autonom shqiptar do te formohej, rrjedhimisht do të copëtohej shume shpejt nga konfliktet e brendshme (te nxitura nga sllavet dhe jo vetem) ndermjet shqiptarëve të krishterë dhe shqiptareve mysliman dhe se kjo do t'u jepte fuqive të jashtme (jo vetëm shteteve sllave, por edhe Italisë dhe Austro-Hungarisë) një justifikim për të ndërhyrë dhe copetuar edhe me tej trevat shqiptare. (Faqet 224-225)
BURIMI: BOOK " KOSOVO A SHORT HISTORY ' PUBLISHED IN LONDON IN 1998
Foto: Abedin Pashe Dino. Minister i jashtem i Perandorise Osmane ne te njejten kohe edhe ideator/organizues dhe perkrahes i Lidhjes se Prizrenit
Përgatitur nga Azem Kovaçi Nentor 2024.