Lidhje


Gara për servilizëm ndaj Greqisë, e Berishës me Ramën, shkakton incident në ceremoninë mortore të Janullatosit.

Nga Floriar Arapi

 

Një garë e pahijshme dhe poshtëruese për kombin shqiptar ka ndodhur sot në katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë. Ndërkohë që të drejtën kryesore për servilizëm e kishte kryeministri Rama, i cili si përfaqsues zyrtar i shtetit kishte prioritet, diçka e çuditshme e pandodhur më parë ndodhi. Berisha me vendosmërinë e tij si servil i palëkundur befasoi sallën kur me trimërinë e tij çau rreshtat, prishi protokollin, dhe iu ngjit kryeministrit grek në krah duke qëndruar pranë tij me një fytyrë të pikëlluar.

 

Ajo që ishte e çuditshme, ishte se kjo prishje e protokollit nuk u duk se shqetësoi seriozisht ose aspak organizatorët, të cilët kuptohet që kryesorët e këtij organizimi ishin kisha ortodokse. Dyshime u hodhën se heshtjen e organizuar për prishjen e protokollit e kishte organizuar i dyshuari për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kufi Fredi Beleri dhe si qëllim ishte të tregohej mbështetja për Beriahën por edhe atë se si mazhoranca dhe opozita janë të nënshtruar dhe garojnë për nënshtrim ndaj kryeministrit dhe axhendës greke në Shqipëri.

 

Në krahun tjetër të kryeministrit të Greqisë Micotaqi (një arvanitas që nuk e pranoi kurrë identitetin e tij shqiptar), qëndronte kryeministri Rama, i vrejtur dhe krenar në servilizëm. Disa herë tentonte të tregonte afrimitet dhe ti thoshte ndonjë fjalë Micotaqisit, por ai e trajtonte me indiferencë dhe poshtërim.

 

Kryepeshkopi grek Janullatos i cili përflitej se ishte çam ortodoks por që kurrë nuk foli për këtë, ishte një hero për kombin grek. Ai vuri gjithë jetën e tij në shërbim të kishës ortodokse greke dhe në 33 vitet e fundit ai bëri gjithçka që Kisha Ortodokse Autoqefale (e pavarur) e Shqipërisë të kontrollohej nga Greqia.

 

Kur shikon këtë garë servilizmi të politikanëve tanë ndaj shtetit që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve muslimanë, mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, ka kryer asimilim rracist ndaj emigrantëve shqiptarë prej 35 vjetësh dhe ka penguar për 100 vjet rresht zhvillimin e Shqipërisë, e kupton fare mirë pse Shqipëria është një vend ku sundojnë kriminelët, mafia, politikanët e fëlliqur oportunist të korruptuar dhe jo ligji, drejtësia dhe njerzit që e duan Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG