Lidhje


Gjykata Greke dhe jehona e tingujve të ndërgjegjes/Gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ 50-vjeçarin shqiptar

Me lot dhe duartrokitje është pritur nga vajzat dhe familjarët e tij, vendimi i Gjykatës greke për Fatmir Terallarin, i cili u la në arrest shtëpie, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar. Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj. Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndihet mrekullisht mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.

 

Këto ditë opinioni publik u trondit nga një ngjarje mjaft e rëndë e ndodhur midis shqiptarëve në Greqi. Ajo që të bën përshtypje në këtë histori është vendimi i gjykatës Greke për ta vazhduar gjykimin e Tarellarit në kushtet e arrestit shtëpiak. Pa dashur të paragjykojmë apo gjykojmë, "lirimi" nga qelia i Tarellarit është një realitet të cilin drejtësia greke e ka bazuar mbi fakte dhe të dhëna të qëdrueshme. Në të kundërt në asnjë rast të ngjashëm nuk shndërrohet masa e arestit nga arrest me burg në arrest shtëpiak. 

 

 

Edhe pse duhet thënë që përballë drejtësisë dikush konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij, por që ta perceptosh rastin duhet të futesh në botën e asaj vajze por mbi të gjitha e babait të saj, në momentin që e mori vesh lajmin. Nëse ajo që vajza tregoi është e vërtetë, nuk ka drejtësi tokësore që ta kompensojë kalvarin e vuajtjeve shpirtërore të asaj vajze. Ajo me të cilën ky baba shqiptar është përballur është pikërisht kjo, pafajsia dhe tortura e vajzës tërë këto vite dhe se askush nuk mundet tia kompensojë asaj këtë dëm.

 

 

Gjithsesi, drejtësia mbetet drejtësi, ndërsa vetgjyqësia i ngre prita të vazhdueshme drejtësisë. Por vendimi i gjykatës greke të nxit pyetje të shumta, pyetje të cilat përballë ngjarjes, duket sikur zbusin edhe gjykatat më despoike. A është e mundur që gjykatësi të ketë parë motivin dhe jo pasojën? Mos ndoshta edhe ai është prind sikurse i pandehuri? Mos vallë eemotiviteti mbizotëroi mbi praktikën gjyqësore? Mos vallë dënimi ndaj tij do të jetë minimalist? 

 

 

Sipas Mega-s, vajza 18-vjeçare e autorit tha: “Fillova t’i them babait se dikush më ngacmoi që në moshën 9-vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12-vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi..." -këto ishin disa nga deklaratat e vajzës pas ngjarjes, këto deklarata në dispozicion të drejtësisë greke janë fakte që e kanë reshtuar opinionin publik në favor të autorit Të njejtat janë ndjesi besohet se kanë bindur gjykatën ta dërgojë në shtëpi Tarellarin. 

 

 

Kjo ka nxjerrë në pah një element të ri të drejtësisë matanë kufirit, ndërgjegjen dhe arsyen e shëndoshë. Shpesh jemi mësuar me pa/drejtësinë e vendit tonë, sidomos kur vendoset shenja e barazisë midis një vjedhjeje maramendëse dhe një hajduti patatinash.

 

 

Sido të rrjedhi kjo ngjarje, opinioni publik është i gatshëm ti shtrëngojë dorën Tarellarit , madje komentet e rrjetit ishin të mbushura me dhembshuri dhe justifikim ndaj Tarellarit dhe aktit që ai ndërmori, sikur ti thoshin- e shlyeve pakujdesinë tënde dhe i ndërgjegjësove baballarët e tjerë të tregohen të kujdesëshëm dhe ti mbikqyrin fëmijët e tyre gjatë fëmijërisë. Por mbi të gjitha e zhduke fantazmën që cdo natë persekutonte ëndërrat e fëmijës tënd.

 

 

Sot dëgjova jehonat e ndërgjegjes në vendin ku tingujt e saj absorbohen nga versionet më të stonuara të drejtëisë, shpresoj që rrethanat lehtësuese të jenë tingujt e drejtësisë edhe këtej kufirit. Për këtë edhe Umer ibn Khatabi i ftonte gjykatësit ti jepnin përparësi mëshirës para ndëshkimit. Gjithsesi në rastin e Shqipërisë duhet të mendohet njëherë për të formuar shtyllën kurizore të vet drejtësisë e më pas të atyre që e ekzekutojnë atë.

 

 

Sot drejtësia sikur e zbardhi pak pamjen e saj, ndërsa viktimat jo gjithmonë janë pa faj.

XS
SM
MD
LG