Mamica e Skënderbeut ra përmbys nga lajkat e ish-oficerit Baba Edmond Brahimaj

Mamica e Skënderbeut alias Elisa Spiropali kishte dje ditëlindjen. U bë 42 vjeçe. Ditën e shënuar e nisi me takimet në Rrogozhinë dhe Kavajë, ku është drejtuese politike. Në të majtë kishte Pandi Majkon vetullngrysur se si Rama e hedh si top llastiku nga Kukësi në Kavajë dhe në të djathtë, dishepullen më të re të spiropalizmit, Ilva Gjuzin, e cila u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit vetëm disa ditë pasi deklaroi se “Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve” dhe pak ditë më parë u fut direkt në listën e sigurtë për deputete.
Pasi mbaroi qokat elektorale me popullin e Rrogozhinës dhe Kavajës, Elisa hoqi pallton prej kashmiri ngjyrë bezhë dhe me petkat e reja të ditëlindjes shkoi për iftar te Shteti Bektashi.
Baba Mondi nuk e la Elisën të binte në tokë, edhe pse ashtu e duan adetet e bektashnjve qejflinj të jetës së bukur, por edhe pse Baba Mondi dikur nuk ka lënë gjë pa bërë.
Ndaj, pasi mbaroi fjalën për punët e iftarit, kaloi direkt te Mamica e Skënderbeut: “Në iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”.
Elisa u shkri dhe foli më shumë dhe më ëmbël se Baba Mondi.
“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi”.
Aq shumë i pëlqyen torta dhe lajkat e Baba Mondit, saqë stafi i saj hodhi online në faqen në Facebook të numrit dy të shtetit shqiptar, pra jo në faqen personale të Elisës, jo vetëm videon 9.26 minuta të ceremonisë së iftarit ku ishte edhe pjesa emocionuese e tortës, por pas tre orësh publikoi edhe videon 1.55 minuta të lajkave të Baba Mondit dhe falenderimin shpirkëputës së Elisës, me përshkrimin: “Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, kur gjatë Iftarit të shastis e të surprizon me një tortë të madhe e të bardhë, vet' i Madhi e i Bardhi, Baba Mondi”, pasuar nga emoji i syve si zemra të kuqe, një zemër jeshile siç e kanë bektashinjtë dhe dy pëllëmbë që ngjiten.
Popullit nuk i pëlqeu shumë kjo sjellje e Baba Mondit dhe e Mamicës së Skënderbeut.
Komentuesit në faqen e Elisës shfrynë dufin. I kutuan Baba Mondit, se para viteve ’90, kur ishte kapter Edmond Brahimaj nuk kishte lënë gjë pa bërë.
“Vetëm baba nuk je ti që përfaqëson një individ me prejardhje të dyshuar si një hajdut. Mos e harro gradën e oficerit dhe çfare ke bërë në repart”- shkroi njëri nga Përmeti. Fiks të njëjtën gjë që na tregonte një miku ynë, kur na la Haxhi Dede Reshat Bardhi, në vitin 2011 dhe në vend të tij u zgjodh Baba Mondi.
“Po ky pisi ka ndërzyer kushërirën time. Urdhëronte të shoqin të ikte vrap në repart dhe pastaj i futej në shtëpi. Çfarë babai është ky?!”-tha një komentues.
Por të shkuara dhe të harruara se edhe bektashinjtë kështu janë, pa rregulla dhe norma. Tashmë Baba Mondi po bëhet edhe me Shtet Bektashi dhe Kryegjyshata e tij me qendër në Tiranë do të jetë ajo pika e vokël në hartë që, edhe pse do të shihet me lupë, do të përfaqësojë mbi 200 milionë bekjtashinj anembanë botës nga Kina në Turqi./Nga tpz.al