Përse ekstaza vizuale që na vjen nga matanë oqeanit?
Ajo që po shihni është një ekstaz vizuale e performuar në mesin e një shfaqeje e cila shihet nga miliona njerëz. Ceremonia e 75-ta e çmimeve Emmy u transmetua të hënën (15 janar) në Los Anxhelos. Pikërisht nga seriali tv Succession, Ebon Moss-Bachrach puthi Matty Matheson pasi ky i funidt fiton çmimin për serialin komedi gjatë ndarjes së edicionit të 75-të të çmimeve Emmy Awards , në Teatrin Peacock në Los Angeles.
A janë ekstazat vizive pjesë e 'çlirimit' apo 'pushtimit'? Shumë pyesin përse feja e orienton shikimin? Përse vizualiteti televiziv është kaq i anatemuar nga feja? Përse nuk i lini fëmijët të shohin çfarë të duan? etj etj
Por çfarë është Ekstaza? Ekstaza është një fenomen që i referohet gjendjes së alteruar të ndërgjegjes e karakterizuar nga pakësimi i vetëdijes për objektet e tjera ose mungesës totale të vetëdijes për atë që të rrethon dhe gjithçkaje përreth një subjekti. Fjala përdoret gjithashtu për t'iu referuar çdo gjendjeje të alteruar të ndërgjegjes ose një përvoje jashtëzakonisht shumë të kënaqëshme. Përdoret gjithashtu në mënyrë më specifike për të treguar gjendjet e vetëdijes rreth hapësirave mendore jo të zakonshme, të cilat mund të perceptohen edhe si emotivitet shpirtëror.
Tani imagjinoni skenarin e mëposhtëm :
"Para disa kohësh isha duke udhëtuar, para meje ishin vëlla e motër jo më të mëdhenj se 11-12 vjeç, ndërsa në duart e tyre kishin telefonat e prindërve. Mendimi i parë ishte mos ndoshta po shihnin kukulla për fëmijë apo programe të tilla, por kur zgjata kokën gishti i tyre po i bënte 'scroll' lloj lloj videosh për formatin xxl të peshës televizive. Pamjet e pahijshme nuk nxisnin ndonjë kuriozitet por ato sy atë 1 orë e 30 minuta kanë parë gjëra që as të rriturit nuk i shohin në 1 vit".
Njerëzit janë thejsht material konsumi, material që ngjizet nga këto vizualitete ekstaze dhe konsumon paturpësinë e atyre që tashmë nuk kanë sensin e vetëdijes për atë që i rrethon. Imagjinoni nëse fëmijët tuaj nesër do të shohin këtë pamje (apo më keq) , por po ashtu imagjinoni këtë shikim ti trazojë pasiguritë, ti alterojë ndenjat. Ajo që po ndodh sot me shoqëritë e sulmuara nga ekstazat e vizualitetit primitiv është pikërisht makthi më i keq i çdo prindi dhe ëndërra e një brezi që po rritet me vartësi psikofarmakologjike.
Njeriut kur i hiqet qendra, boshti (njerzillëku, kultura e vërtetë, religjioni, vetëdija korrekte) mundet ti zëvendësohet me çfarëdo lloj lirie, por mungesa e boshtit i sjell atij devijime nga rruga, rrotullim në vetvete, dëmtime të shumta periferike etj prej krahasimeve matematikore , filozofike apo mekanike.
Dmth diçka jashtë standardeve, e diçka e tillë nuk mundet të krijojë ndjesi korrekte por thjesht material spektakli, ekstazë e cila e bën të pandjeshëm njeriun të paaftë të krijojë një personalitet të qëndrueshëm. E kur emotiviteti alterohet, morali bie poshtë, del jashtë, anon majtas, atëherë edhe spektakli/vizivja zhvillon njerëz që jetojnë thejsht për një orë, një çast, një perversitet të radhës.
Konsumimi i tipit fast food, i këtyre dukurive vizive, e ushqen karakterin e së nesërmes me lloj lloj ekstazash vizive të tipit primitiv, të tipit gjithçka e çastit dhe për çastin. Ndërkohë që njeriu nuk është qenie e mardhënieve dhe historisë, e këto të fundit marrin jetë sipas një grafiku afatgjatë jetësor. E nëse e thyen këtë grafik dhe jeton vetëm për ekstazë apo jeton vetëm për çastin kam frikë se do të vuajë anoreksi shpirtërore duke vjellë çfarëdo vlere apo substance ushqyese që i nevojitet një profili njerëzor për tu bërë pjesë e një realiteti dinjitoz.
Mos u habisni një të nesërme kur ta shihni fëmijën tuaj në mesin e konsumatorëve të perversiteteve më të ndyra, po ashtu mos u ndjeni kur këta të fundit tju shpien të vetmuar nëpër azile pleqsh. Ja përse feja e orienton shikimin dhe e i ndalon substancat dehëse, e ku ka më dehës sesa shikimi i asaj që e mendon si art, kultuë?
Këto imazhe janë thjesht ekstazi për mendjen, ekstazi si ato që krijonte Aleksander Shuglin, "magjistari kimik" i kundërkulturës kaliforniane, i cili ishte një mjeshtër në krijimin e drogave psikodelike. Madje ai u bë i njohur si "kumbari i ekstazisë", dorgëra që helmuan rininë, vetëm se Shuglini i krijonte ato drogëra për hobi ndërsa droga që këto pamje nxisin është shumfish më e fortë sesa ajo kimikja, sepse dëshpërimi që solli një kulturë e tillë vizive e çoi njeriun në konsumimin e drograve psikoaktive. E më pas gjithçka u bë pjesë e kulturës vizuale, pjesë e dekorit, pjesë e ekstazave laboratorike.