Përse regjimet arabe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë edhe autoritetin palestinez, Mahmud Abbas?
Saturday, 12 April 2025 11:36

Shkaku kryesor i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga shumica e vendeve arabe, përfshirë edhe Palestinën është ideologjia komunisto-ba'thiste që ka kontrolluar këto shtete.
Po çfarë është ideologjia apo partia Ba'th.
Partia e Baath-it Arab Socialist është një parti politike pan-arabe, e themeluar më 7 prill 1947 në Siri nga Mishel Aflak, Salah al-Bitar dhe Zaki al-Arsuzi. Ajo bazohet në ideologjinë e baathizmit, që përfshin tre shtylla kryesore: unitetin arab, lirinë dhe socializmin, si dhe qëndrimin kundër imperializmit.
Në vitin 1952, u bashkua me Partinë Arabe Socialiste të udhëhequr nga Akram al-Hawrani.
Në vitin 1958, Partia mori pjesë në krijimin e Republikës Arabe të Bashkuar (Siri-Egjipt), por kjo u shpërbë në 1961. Regjimi Baath-it në Egjipt mori fund me Abdunaserin por që ideologjikisht ka dominuar gjer në 2013 me rënien e Mubarak.
Në 1963, Partia e Baath-it mori pushtetin në Siri përmes një grushti shteti dhe e mbajti pushtetin deri në vitin 2024 me rënien e Asad.
Në Irak, partia erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 1963, dhe më pas përfundimisht në vitin 1968 me Sadam Huseinin, duke qëndruar deri në 2003, kur regjimi u rrëzua pas ndërhyrjes amerikane.
Në Libi mori fund me rënien e Kaddafit.
Në Jemen me rënien e Ali Abdullah Salih.
Partia kishte degë edhe në vende të tjera arabe si Jordania, Libani, Jemeni, Sudani dhe Bahrejni, por ndikimi më i madh ishte në Siri dhe Irak.
Në thelb, Partia e Baath-it synonte bashkimin e botës arabe nën një sistem të vetëm politik dhe ekonomik socialist.
Regjimet bathiste arabe kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike me ish Jugosllavinë marrëdhënie të cilat I trashëgoi Serbia.
Me rënien e regjimeve diktatoriale do vijë edhe njohja e pavarësisë së Kosovës./Nga Behar Kaceli