Lidhje


Çfarë "fshihet" pas konfliktit Pakistan-Indi?!

Nga hoxhë Florian Leli
 
 
Konflikti Pakistan-Indi është një konflikt i pandarë nga identiteti fetar. Në thelb ai shtë një konflikt mes myslimanëve dhe hindusëve. Që me rrëzimin e sulltanit të fundit mysliman në Indinë e Veriut nga kolonizatori britanik, prania dhe ndikimi islam në ato vende ka parë rënie dhe dobësim të vazhdueshëm. Për shkak politikave britanike zona të tëra me shumicë myslimane pësuan një ndryshim të thellë demografik.
 
 
Problemi më i madh në rastin e shpërthimit të një lufte Pakistan-Indi të përmasave të gjera janë pikërisht minoritetet myslimane në Indi. Një luftë e përmasave të gjera do të thoshte edhe hakmarrje hinduse ndaj myslimanëve të Indisë. Nuk është çudi që konflikti i ideuar tani të ketë për qëllim nxitjen e revoltës së popullsisë hinduse ndaj myslimanëve të pambrojtur në Indi dhe më pas kryerjen e një spastrimi etnik. Kryeministri Modi dhe qarqet ekstremiste hinduse përherë e më shpesh po shprehen që dëbimi i myslimanëve do të jetë një “frymëmarrje” për ekonominë dhe demografinë e Indisë.
 
 
Është e vërtetë që Pakistani i ka kapacitetet për të mbrojtur kufijtë e tij dhe për t’iu kundërpërgjigjur Indisë dhëmbë për dhëmbë, por në kushtet ku ai ndodhet e ka pothuajse të pamundur t’i dalë në ndihmë minoriteteve myslimane në brendësi të Indisë. Pakistani në Kashmir është munduar disa herë t’i japë zgjidhje ushtarake çështjes dhe nuk ia ka arritur. Në brendësi të Indisë, duke ditur që myslimanët janë të shpërndarë në çdo cep të Indisë, kjo gjë është akoma edhe më e vështirë.
 
 
Duhet të kemi parasysh që qeveria indiane e kryeministrit Modi, një ekstremisti hindus, është më e keqja e mundshme në rast të një shpërthimi lufte mes Pakistanit dhe Indisë. Modi edhe përpara se të bëhej kryeministër ka qenë iniciator dhe nxitës i aktëve të dhunës kundër myslimanëve. Ai nuk i ka ndalur asnjëherë thirrjet dhe nxitjet për dëbimin dhe vrasjen e myslimanëve.
 
 
Ko është një nga pikat më kyçe të konfliktit Pakistan-Indi. Pakistani mund të jetë në gadishmëri për të mbrojtur veten dhe kufijtë e tij, por e ka shumë të vështirë të ndërhyjë në brendësi të Indisë. Në konfliktin e tanishëm nuk është Pakistani ai që ka zgjedhur kohën dhe vendin, por është India e cila në bashkëpunim me fuqi të tjera, duke filluar me Izraelin, po nxisin dhe imponojnë një një konflikt që mesa duket është skicuar të jetë i përmasave të mëdha dhe që si synim do të ketë vetëm spastrimin etnik dhe fetar ndaj myslimanëve, sidomos myslimanëve të Indisë. Në rast se ndodh ajo do të jetë një luftë e imponuar dhe jo e zgjedhur nga ne dhe luftrat e imponuara nuk janë asnjëherë ato më të volitshmet.
 
 
Pakistani dhe bota islame, për hir të së vërtetës, nuk janë të përgatitur për një konflikt të përmasave të tilla. Myslimanët jetojnë të shtypur dhe të dhunuar në Indi prej kohësh dhe as Pakistani, as Bangladeshi dhe as ndonjë shtet tjetër nuk ka arritur të bëjë diçka për ta.
 
 
Duhet të kuptohen drejt fjalët e mia. E përsëris që Pakistani ka kapacitete të përballet me Indinë dhe të luftojë me dinjitet dhe madje edhe të dalë fitimtar, por kjo brenda kufijve të saj. Ndërsa maskarat ndaj myslimanëve në Indi dhe spastrimin etnik të tyre nuk ka kush e ndal.
 
 
Prandaj, në një situatë të tillë, opsioni më i mirë për myslimanët do të ishte që t’i jepet hapësira e duhur dialogut dypalësh bashkë me ndërhyrjen e faktorëve që nuk janë të interesuar për luftë, në mënyrë që të paktën ujrat të qetësohen dhe situata të kthehet në normalitetin e saj përpara shpërthimeve të fundit në Kashmir.
Që tani po kurdiset një diçka e madhe kjo duket dhe unë nuk dua të flas këtu për lojën e madhe që po bëhet nga superfuqitë botërore të cilat duan që përplasjet e tyre t’i kryejnë në tokën e tjetërkujt. Unë po flas vetëm për një fakt të sigurt që nëse një luftë e përmasave të gjera shpërthen mes dy vendeve atëherë rezultatet do të jenë katastrofike. Viktimat nuk do të jenë thjesht numra por do të kemi ndryshime drastike demografike, ekonomike dhe gjeopolitike në të gjithë zonën e Azisë dhe padyshim që myslimanët në ato vende dhe bota islame në përgjithësi do të jenë nga më të prekurat.
 
 
Sidoqoftë, mirë apo keq, u nxituan apo u përmbajtën, shpërtheu apo u shua, unë personalisht jam dhe do të jem gjithmonë në anën e Pakistanit kundër Indisë hinduse. Allahu i prishtë kurthet e zullumqarëve!
 
 
Postimin origjinal e gjeni në faqen e hoxhë Florianit në facebook!
XS
SM
MD
LG