A hedhin poshtë, këto piktura, teorinë e evolucionit/ateizmit evolutiv?
Shpella Chauvet në Francë është shtëpia e muraleve më të vjetra në botë. Më parë, këto imazhe u vlerësuan se datojnë rreth 24,000 vjet më parë. Megjithatë, si rezultat i testimeve dhe analizave të hollësishme, u zbulua se këto murale datojnë 36,000 mijë vjet më parë. Imazhi paraqet fotografi të kuajve të egër të rreshtuar krah për krah dhe specieve të rinocerontit të leshtë të zhdukur. Rezulton se arti ishte një pjesë e rëndësishme e jetës për shembujt e hershëm të specieve njerëzore. Shpellat janë habitatet e përsosura për të mbijetuar në një botë të egër. Këto imazhe të hershme të artit të pikturuara në mure gjithashtu e bëjnë hapësirën e jetesës edhe më të përsosur.
Ajo që kemi parasysh nga historia e evolucionit, janë ato figurat primitive nëpër shpella, piktura dhe shenja të cilat janë përshkruar si vizatime që përcaktojnë edhe nivelin evolutiv të njerëzve të parë të cilët sipas teorisë së evolucionit kishin funksione jo plotësisht të zhvilluara. Ndaj shpesh këto vizatime janë të llidhura me imagjinatën tonë si pjesë e evoluimit mendor, i cili për nga zhvillimi i sotëm i ngjan më tepër pikturave të prodhuar nga mendja e një fëmije.
Në atë periudhë, sipas shkencëtarëve të evolucionit, jetonte njeriu i Neandertalit, njëfarë paraardhësi ynë i lashtë, një specie e gjysëm e evoluar e cila ka jetuar nëpër shpella deri para 40.000 viteve më parë. Kjo pikturë është e pamundur ta ketë bërë njeriu i Neandertalit.
Thonë se aftësia për të folur me gjuhë të kuptueshme dhe vizatuar qartë janë prej cilësive të njerëzve në epokat e mëvonshme, sikurse homo sapiensi, sikurse edhe thuhet se aftësia për të pikturuar dhe shkruar është fenomen i njerëzve me intelekt dhe botë të brendëshme, kurrsesi e atyre që jetonin nëpër shpella dhe komunikonin me tinguj (sipas shkencëtarëve evolutiv). Ndaj kjo pikturë tregon për njerëz me kapacitete artistike, me vizion dhe botë të brendëshme, botë e cila përkthehet nga dhuntitë në piktura më të hijshme edhe sesa shumë murale bashkohore.
Kjo tregon se dhuntia dhe aftësia intelektive kanë qenë pjesë e pandarë e njeriut, kjo tregon se qenia njeri u krijua nga një qenie e mbinatyrshme, pasi arti dhe dizajni kanë qenë gjithnjë pjesë e natyrës njerëzore, kjo do të thotë se ato i janë instaluar atij që në agimin e botës së njohjes në mënyrë të menjëhershme dhe nuk janë kurrsesi pasojë e evolucioneve shpellare.
https://artsandculture.google.com/story/what-did-nature-around-the-chauvet-cave-look-like-36-000-years-ago-grotte-chauvet/QgUhJ4uyrzHaLg?hl=en