Lidhje


I.zraeli mbështet te.rrorizmin e kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

Kolonët e paligjshëm në këtë zonë, financohen nga një rrjet i gjerë amerikanësh sionistë të vendosur fillimisht në Izrael, midis tyre familja e dhëndrit të Trump, Jared Kushner, dhe platforma jofitimprurëse, përfshirë disa sinagoga që organizojnë hapur fushata për mbledhje fondesh për të financuar ndërtimin e shtëpive vetëm për hebrenjtë në tokën e grabitur të palestinezëve.

 

Nga Jamal Kanj “Middle East Monitor”

 

Në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, fshatrat palestineze janë bërë fusha të hapura për kolonët e paligjshëm hebrenj, të cilët veprojnë nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite. Javët e fundit, turma të organizuara hebrenjsh, disa të armatosur me pushkë dhe shkopinj, të tjerë me pishtarë, kanë kryer akte dhunë në qytetet dhe fshatrat e pushtuara palestineze.

 

Ushtarët izraelitë nuk ofrojnë vetëm mbulim për turmat e paligjshme hebreje, por ushtria po i pengon fermerët palestinezë të hyjnë në fermat e tyre për vjeljen e përvitshme të ullirit. Banditët e turmave hebraike, ndjekin një model të qartë: kolonët sulmojnë shtëpitë, djegin ullishtat, rrahin fshatarët dhe i dëbojnë ata nga tokat e tyre.

 

Shumë dëshmitarë okularë ndërkombëtarë dhe video, tregojnë kolonë hebrenj që zbresin nga kolonitë e tyre, të shoqëruar nga ushtarë që qëllojnë me gaz lotsjellës ose municione të vërteta ndaj palestinezëve që mbrojnë fermat e tyre. Ndërkohë, media perëndimore po kopjon ushtrinë izraelite duke i cilësuar këto sulme thjesht si “vatra të ndezura” ose “përplasje”.

 

Që nga muaji tetor, sezoni i vjeljes së ullinjve në Palestinë, fermerët janë sulmuar të paktën 259 herë nga kolonët e paligjshëm hebrenj. Kur civilët palestinezë përpiqen të mbrojnë fshatrat e tyre, ata vriten ose arrestohen.

 

Kjo fushatë terrori përfshin edhe qytetarë palestinezo-amerikanë të ndaluar për një kohë të pacaktuar ose të vrarë, pa u ngritur kurrë akuza ndaj vrasësve hebrenj. Dhuna është bërë aq e normalizuar sa ministrat e qeverisë së Netanjahut i lavdërojnë hapur bandat e kolonëve si mbrojtës të “Tokës së Izraelit”.

 

Pra, kolonët hebrenj po veprojnë tani si trupa sulmuese në një strategji zyrtare aneksimi me një lëvizje të ngadaltë, duke e zbehur vijën ndarëse midis shtetit izraelit dhe kolonëve. Nën sytë vigjilentë të ushtarëve izraelitë, turma hebraike sulmoi gazetarët që po filmonin vjeljen e ullinjve. Duke refuzuar të ndërhynte, ushtria izraelite qëlloi me plumba gome të veshur me çelik dhe gaz lotsjellës ndaj fermerëve palestinezë dhe aktivistëve ndërkombëtarë, të cilat shkaktuan largimin e mbledhësve të ullinjve dhe i inkurajuan bandat hebraike të prisnin dhe digjnin pemët e ullirit.

 

Në një sulm tjetër zjarrvënës, Rinia Sioniste dogji më 13 nëntor një xhami, lyeu muret me grafite raciste hebraike dhe i vuri flakën makinave. Këto sulme kryhen në një partneritet të hapur midis ushtrisë dhe kolonëve hebrenj nën një pushtim tipik të aparteidit.Është një sistem ligjor me dy standarte, ku kolonët hebrenj izraelitë të paligjshëm gjykohen nga gjykatat civile, ndërsa palestinezët kanë shumë pak të drejta në gjykatat ushtarake. Dallimi nuk është administrativ; është mënyra se si duket aparteidi hebre.

 

Madje edhe sistemi në Afrikën e Jugut gjatë epokës së aparteidit, sado brutal që ishte, nuk nxiti një rrjet paralel turmash të armatosura nga shteti që të vepronin pa u ndëshkuar plotësisht. Regjimi i pakicës së bardhë zbatoi vërtet ligje raciste, por nuk organizoi “zyrtarisht” civilë të bardhë të armatosur të sulmonin lagjet dhe bizneset e zezakëve.

 

Sipas grupeve izraelite dhe palestineze të të drejtave të njeriut, pandëshkueshmëria e hebrenjve është sistematike: 97 për qind e ankesave të paraqitura kundër kolonëve hebrenj, rezultuan në lirime nga akuzat ose u mbyllën pa hetim.

 

Ndërkohë, në gjykatat ushtarake izraelite, 96 për qind e çështjeve kundër palestinezëve përfunduan me dënime. Gjykatat e të bardhëve gjatë aparteidit në Afrikën e Jugut, nuk do ta kishin arritur këtë nivel të hapur racizmi.

 

Përtej dhunës së drejtpërdrejtë nga turmat e kolonëve, një sistem paralel kontrolli po u shtrëngon lakun palestinezëve në jetën e tyre të përditshme. Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, janë 877 pika kontrolli dhe postblloqe që kufizojnë lëvizjen e 3.3 milionë palestinezëve në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor.

 

Pikat e kontrollit janë vetëm për vendasit johebrenj, ndërsa kolonët e paligjshëm hebrenj gëzojnë lëvizje të lirë. Këto barriera nuk janë për të ruajtur “sigurinë”. Përkundrazi, ato funksionojnë si pika bllokimi ekonomike në një regjim ndarjeje sistematike. Kostoja ekonomike dhe sociale për johebrenjtë është e jashtëzakonshme.

 

Kamionët transportojnë mallra që prishen dhe kalben në pikat e kontrollit; punëtorët humbasin ditë të tëra pune; ndërsa ambulancat me të sëmurë qëndrojnë në radhë. Siç e përshkroi thjesht një palestinez: “po na vidhet koha”. Pikat e kontrollit ushtarak, shërbejnë si një fije e dukshme në një rrjet më të gjerë të aparteidit strukturor hebre.

 

Të bllokuar midis turmave të armatosura hebraike dhe sundimit ushtarak, palestinezët nuk gjejnë dot strehë tek udhëheqësit e tyre. Autoriteti Palestinez (AP) mbetet kryesisht i paralizuar ose i paaftë që t’i mbrojë ata. Ndërsa AP ruan bashkëpunimin në fushën e sigurisë me pushtuesit dhe hesht mospajtimin në rrugët e Ramallahut ose Xheninit, disa kilometra më larg kolonët po djegin ullishtat.

 

Në nivelin ndërkombëtar, Izraeli vazhdon të përballet me pak pasoja. Shtetet e Bashkuara ofrojnë miliarda dollarë ndihmë, ndërkohë që e mbrojnë atë nga llogaridhënia në Kombet e Bashkuara.

 

BE lëshon deklarata sipërfaqësore ku shprehet “se është e shqetësuar”, ndërkohë që e ruan tregtinë preferenciale me Izraelin dhe vazhdon të bëjë biznes me vendbanimet që i përshkruajnë si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

 

Duke importuar mallra të prodhuara në koloni të paligjshme vetëm për hebrenjtë, BE, Britania e Madhe dhe SHBA-ja po mundësojnë drejtpërdrejt kulturën raciste të kolonëve izraelitë. Këto koloni të paligjshme, financohen nga një rrjet i gjerë amerikanësh sionistë të vendosur fillimisht në Izrael, midis tyre familja e dhëndrit të Trump, Jared Kushner, dhe platforma jofitimprurëse, përfshirë disa sinagoga që organizojnë hapur fushata për mbledhje fondesh për të financuar ndërtimin e shtëpive vetëm për hebrenjtë në tokën që ua kanë grabitur palestinezëve.

 

Ky bashkim i ideologjisë së kolonëve dhe i pushtetit shtetëror, përfaqëson hapin logjik të plotësimit të procesit të pushtimit nga ana e Izraelit. Politikat e ushtrisë sigurojnë që çdo akt terrori ndaj kolonëve të bëhet një instrument tjetër në strategjinë e saj gjithëpërfshirëse.

 

Muri i aparteidit, pikat e kontrollit dhe zonat ushtarake po e asfiksojnë jetën e palestinezëve, ndërsa turmat hebraike terrorizojnë qytetet dhe fshatrat e tyre. Për këtë qëllim, dhuna e turmës hebraike nuk është një devijim, por më tepër një rezultat i pashmangshëm i një sistemi të ndërtuar mbi supremacinë dhe shpronësimin hebraik.

 

Për sa kohë që qeveritë dhe mediat perëndimore vazhdojnë ta injorojnë këtë luftë të heshtur izraelite në Bregun Perëndimor, siç bënë para 7 tetorit 2023 në Gaza, Izraeli do të vazhdojë të sanksionojë, armatosë dhe mbrojë në heshtje bandat hebraike në koloni.

 

Në dallim nga Gaza, në Bregun Perëndimor nuk ka një rezistencë të organizuar të armatosur për të mbrojtur palestinezët, nuk ka një zonë lufte të shpallur dhe as ndonjë pretekst pas të cilit Tel Avivi mund të fshihet. Ajo që po bën Izraeli, po nxjerr në pah mizorinë e tij në formën më të egër.

 

Kjo po kryhet në mes të ditës kundër një populli të pambrojtur, krimi i vetëm i të cilit është ekzistenca në tokën e vet, që e refuzon dëshpërimin dhe që mbijetesën e tij e ka bërë një akt rezistence. Është një fushatë terrori 77-vjeçare, e paprovokuar dhe raciste e bandave hebraike, e miratuar nga shteti i Izraelit.

XS
SM
MD
LG