Saga “Epstein” zbulon kontrollin e hekurt të I.zraelit mbi pushtetit në SHBA
Nga Soumaya Ghannoushi “Middle East Eye”
Rrjedhjet e informacioneve nga dosja “Epstein”, kanë rihapur një derë që shumë njerëz në Uashington shpresonin se do të mbetej e mbyllur. Jo derën e thashethemeve - megjithëse media kënaqet duke e përmbytur publikun në këtë aspekt - por derën që të çon në zemër të makinerisë së pushtetit amerikan. Këto rrjedhje informacioni, nuk zbulojnë thjesht rënien e financierit të turpëruar Jeffrey Epstein. Ato ekspozojnë një trekëndësh djallëzor të parave, politikës dhe seksit, fija qendrore e të cilit çon në një rrjet ndikimi të huaj, që ka mësuar sesi ta qeverisë kombin më të fuqishëm në botë përmes joshjes, varësisë dhe kapjes.
Kjo nuk është një teori konspiracioni. As një aluzion antisemit. Është ajo që tregojnë dokumentet, dhe ajo që e konfirmon edhe sjellja e Uashingtonit. Dhe është ajo që e ndriçojnë me shumë qartësi dosjet “Epstein”.
Ato tregojnë së pari, se Epstein nuk ishte kurrë thjesht një mashtrues i zoti që u ngjit nga një mësues i panjohur matematike në rrethin e elitës së më të pasurve. Ai ishte një fasadë - fytyra sociale e një aparati inteligjence të projektuar për të korruptuar, kompromentuar dhe kontrolluar.
Rrjeti i tij nuk ishte i rastësishëm. Mikja e tij më e ngushtë, Ghislaine Maxwell, ishte vajza e Robert Maxwell, për të cilin thuhet prej kohësh se ka punuar ngushtë me shërbimin sekret izraelit. Investimet e tij ishin përqendruan në sipërmarrje të drejtuara nga Ehud Barak, ish-kryeministri izraelit i cili e vizitonte atë disa herë në vit, madje edhe pas dënimit të Epstein për shfrytëzimin e një miture për prostitucion.
Barak drejtonte Carbyne, një kompani izraelite të teknologjisë së sigurisë, në të cilën Epstein ishte financues përmes një njeriu të tretë. Hetimet nga Drop Site, e bëjnë panoramën edhe më të qartë. Epstein nuk ishte vetëm i afërt me inteligjencën izraelite; ai ishte edhe i dobishëm në aspektin operativ.
Raportimi i kësaj agjencie, tregon se shtëpia e tij në Manhattan, priste për periudha të gjata kohore oficerin e lartë të inteligjencës izraelite, Yoni Koren. Po ashtu, zbulon se Epstein ndihmoi në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje sigurie midis Izraelit dhe Mongolisë, u përpoq të krijonte një kanal të fshehtë me Rusinë gjatë luftës në Siri, dhe lehtësoi një marrëveshje sigurie midis Izraelit dhe Bregut të Fildishtë.
Dhe këto nuk ishin favore sociale, por shërbime në nivel shtetëror. Rrjedhjet e informacioneve, nxorën në pah diçka edhe më të errët: mentalitetin e elitave amerikane që lëviznin në botën e Epsteinit. Oraret dhe emailet, zbulojnë burra që e trajtuan atë jo si rrezik, as si problematik, por si një koleg, një rojtar, si një magnet.