Zgjimi i ndërgjegjes globale: Pse bota po proteston masivisht kundër S.ionizmit?
Izraeli e ka transformuar viktimizimin historik në justifikim për shtypjen sistematike të palestinezëve, duke shkaktuar një reagim moral global të shprehur përmes protestave masive në rritje...
Nga İhsan Aktaş “Daily Sabah”
Në një kthesë të hidhur të fatit, gati çdo komb që ka vuajtur nga një gjenocid, e ka ndërtuar identitetin e tij kombëtar rreth asaj traume. Edhe Izraeli jo vetëm që ka krijuar një shtet, por nëpërmjet “rrotës” së sionizmit, ka vënë nën ndikimin e tij pjesën më të madhe të botës.
Dhe sot ka kaluar nga një komb që dikur iu nënshtrua një gjenocidi, në një komb që sot po shkakton gjenocid mbi një popull tjetër. Filozofi i ndjerë hebre, Jeshajahu Leibovic, i cili vdiq në vitin 1994 dhe që e kishte kritikuar me guxim pushtimin e Bregut Perëndimor dhe Gazës nga Izraeli, paralajmëroi: “Në rast se shtypja justifikohet nga vuajtjet e përjetuara në të kaluarën, atëherë kjo përbën një fitore morale të Hitlerit pas vdekjes”.
Për 75 vjet, bota në përgjithësi dështoi që ta shihte këtë shtypje të vazhdueshme. Nën ndikimin e mediave tradicionale, një mekanizëm vdekjeprurës me veprim të ngadaltë i kaploi palestinezët: shtëpitë e tyre u shkatërruan, fushat e tyre u sekuestruan, tokat e tyre u shpronësuan dhe në to u vendosën hajdutët nën etiketën e “vendbanimeve”.
Palestinezët u detyruan të kalonin labirinte për të lëvizur nga një vend në tjetrin brenda tokës së tyre, në përpjekje për të shkuar në shtëpi apo në vendet e tyre të punës. Në fakt, kjo përbënte një përpjekje hap pas hapi për ta zhdukur Palestinën.
Herë pas here përmes pushtimit, përmes bastisjeve apo përmes burgosjes dhe torturës, burgjet izraelite janë bërë tani mekanizma ku jo vetëm tortura, por edhe përdhunimi, i sanksionuar me ligj dhe i mbështetur nga shteti, po legjitimohet hapur duke përfaqësuar një nga episodet më monstruoze në historinë e njerëzimit.
Asnjë komb nuk e ka justifikuar ndonjëherë kaq hapur një të keqe kaq të tmerrshme. E megjithatë, sot për izraelitët gjithçka duket se konsiderohet e ligjshme.
Lotët e krokodilit
Në takimet ndërkombëtare, ngjarjet globale dhe nëpër forume intelektuale, shumica e përfaqësuesve hebrenj kanë derdhur “lot krokodili” për dekada të tëra, duke rrëfyer mizoritë e kryera nga Hitleri. U ndërtuan muze, u mblodhën donacione, sidomos në SHBA, dhe një shtet u strukturua kryesisht nën ndikimin e tyre.
Pas sulmeve të 7 tetorit, gati 100.000 njerëz humbën jetën në Gaza. Vrasja e qëllimshme e grave dhe fëmijëve, përdorimi i urisë si armë dhe therja e kafshëve, janë bërë aq normale saqë njerëzimi tani po turpërohet nga ndërgjegjja e vet.
Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Izraeli e gjetën veten gjithnjë e më të izoluar në OKB, SHBA-ja hodhi një hap drejt një armëpushimi. Megjithatë, shteti mashtrues izraelit, po bën tani çdo përpjekje për të sabotuar atë armëpushim.
Një ditë, ai përpiqet të vrasë një udhëheqës të Hamasit. Ditën tjetër, vret fëmijë të pafajshëm. Po ashtu bombardon Libanin pa dallim dhe vazhdon çdo formë agresioni të pakontrolluar.
Duke iu kthyer Bregut Perëndimor, Izraeli synon që të legjitimojë veprimet e tij në Gaza nën pretekstin e luftimit të Hamasit, megjithatë u vë zjarrin zonave ku nuk ekziston konflikti. Ullishtat shkatërrohen, shtëpitë palestineze digjen në përpjekje për të populluar tokën dhe civilët palestinezë kërcënohen ose goditen në rrugë. Në Bregun Perëndimor, ashtu si në Gaza, akte të ngjashme po kryhen pa asnjë justifikim.
Të krishterët jo më pak të shtypur
Për vite me radhë, problemi thelbësor i konfliktit Izrael-Palestinë është paraqitur kryesisht si një konflikt midis hebrenjve dhe myslimanëve. Megjithatë, situata ka arritur në një pikë ku edhe të krishterët në Palestinë vuajnë nga jo më pak shtypje sesa myslimanët.
Në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, të krishterët poshtërohen nga sionistët, ndalohen nga policia dhe i nënshtrohen presionit edhe gjatë ritualeve të tyre më legjitime fetare. Sionistët kanë ndikuar aq thellë tek të krishterët në SHBA, saqë është përhapur një besim i shtrembëruar se vetë Krishterimi nuk mund të ekzistojë pa Izraelin ose sionizmin.
Por sot në SHBA po dalin zëra që e kundërshtojnë këtë propagandë: “Ne nuk kemi nevojë për Izraelin ose sionistët për të besuar në Zot apo për të shkuar në Parajsë. Si të krishterë, ne mund ta arrijmë Zotin drejtpërdrejt”, deklarojnë tani disa prej tyre.
Në të gjithë botën po mbahen demonstrata kundër medias pro-sioniste dhe monopolit global, duke protestuar kundër shtypjes në Palestinë. Më herët janë mbajtur dy tubime të mëdha në Stamboll kundër luftës së Izraelit në Gaza. Por duket se protesta e ardhshme në Stamboll në janar 2026 do të jetë më e fuqishme dhe më pasionante se çdo protestë tjetër.
Protestat në rrugë kanë rëndësi
Nga larg, disa pyesin se çfarë do të arrijnë në të vërtetë protestat. Në realitet, këto demonstrata - në Amerikën Latine, vendet e Evropës Veriore, Spanjë, Turqi, Indonezi dhe Malajzi - përfaqësojnë zgjimin e ndërgjegjes së njerëzimit kundër këtij sistemi shtypjeje dhe grabitjeje.
Në këtë kuptim, ato kanë ofruar një lloj lehtësimi kundër agresionit të pakontrolluar të Netanjahut. Ndërsa këto protesta vazhdojnë në të gjithë botën, parashikohet që krimet e Izraelit do të përballen me kufizime gjithnjë e më të mëdha.
Duke folur në emër të ojq-ve me seli në Stamboll dhe grupimeve pro-palestineze, Bilal Erdogan, anëtar i Bordit të Lartë Konsultativ të Fondacionit Rinor Turk (TÜGVA), theksoi në një deklaratë të kohëve të fundit se demonstratat civile janë një mënyrë për t’i folur botës.
Kjo është një provë se ndërgjegjja e njerëzimit është ende gjallë, dhe se këto protesta do të shërbejnë si një zë për drejtësi kundër gjenocidit dhe masakrave.
Pjesëmarrja e klubeve sportive, së bashku me dhjetëra organizata të shoqërisë civile në Stamboll, sinjalizon se një zë i fuqishëm do të ngrihet nga Turqia kundër Izraelit, dhe se populli i Stambollit nuk do ta harrojë kauzën palestineze.
Shënim: İhsan Aktaş, është kryetar i bordit të kompanisë kërkimore GENAR. Ai është edhe lektor në Departamentin e Komunikimit në Universitetin Medipol të Stambollit.