Florian Binaj, kandidati i opozitës që besonte tek Dielli dhe jo te Zoti, flet në protestën qytetare apartiake
Edhe ish-aktori i Portokallisë dhe ish-kandidati i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, mori fjalën në protestën qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec.
Prania e Binajt në podium ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, pasi protesta është një lëvizje qytetare dhe jo partiake. Megjithatë, Binaj nuk është një figurë neutrale në jetën publike shqiptare, pasi ai ka qenë kandidati i mbështetur nga opozita dhe Sali Berisha në garën për Bashkinë e Tiranës.
I njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë, Binaj ka qenë më herët në qendër të polemikave edhe për deklaratat e tij mbi fenë dhe besimin, ku është shprehur se beson te shkenca dhe se Dielli është burimi i jetës, deklarata që kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Pjesëmarrja e figurave me profil të qartë politik në një protestë të shpallur si qytetare po ushqen debatet mbi përpjekjet e partive dhe eksponentëve të tyre për të fituar ndikim mbi revoltën popullore kundër pushtetit.