Viti 1974-s/ Fytyra e shtangur e fëmijës të shurdhër, i cili dëgjon zërin e tij për herë të parë përmes aparaturave
Kjo foto interesante është bërë në vitin 1974 pikërisht në momentin kur Harold Whittles, një djalë 5-vjeçar, i lindur i shurdhër, dëgjon zërin e tij për herë të parë përmes një aparati dëgjimi.Imazhi u kap nga fotografi Jack Bradley dhe u publikua në edicionin e shkurtit 1974 të Reader's Digest, në artikullin "Momente të paharrueshme të kapura në film" përcjell me një natyrshmëri befasuese momentin kur fëmija reagon pas këtij çasti që ai më në fund vendos komunikim me veten dhe me botën. Shprehja e tronditur në fytyrën e Haroldit nuk është befasuese, se sa është fokusi i një shpërthimi emocioni të fortë dhe habie. Imagjinoni të transportoheni përmes zërit tuaj në një botë e heshtur, në një botë që lind përmes këtij tingulli në një çast. I shurdhër deri atëherë, Haroldi u njoh për herë të parë me tingullin e zërit të tij, fal teknologjisë. Magjia ndodhi kur mjeku i vendosi aparatin e dëgjimit 5-vjeçarit. Ai u shokua, siç edhe përcillet përmes kësaj fotoje, kur vala e parë e zërit zgjoi një ndjenjë të fjetur tek djali i vogël.
Nga oranews.tv