Lidhje


Cornelia, një grua gjermane me vullnet të plotë bëhet muslimane

Marrë nga statusi i hoxhë Muhamed Dërmakut
 
 
Përjetova një gëzim të veçantë sonte, andaj po e ndajë me ju, miq të nderuar.Cornelia, një grua gjermane, e martuar për Xhevdetin shqiptar, nëna e Leonit dhe e Luanit, sonte e deklaroi dëshminë islame, dhe me vullnet të plotë bëhet muslimane. Në pyetjen time, nëse ka ndonjë presion apo ndikim të jashtëm për t'u konvertuar në Islam, ajo përgjigjet kështu:
 
 
"Prindërit më kanë edukuar që ne jemi bij të Ademit dhe të Havës dhe ashtu jemi shumuar. Kisha te ne, e pranoi të drejtën e martesave njëgjinore dhe për mua ka humbur kredibilitetin për të qenë fe qiellore. Dua të bëhem muslimane, dua të bëhem pjesë e fesë së fëmijëve të mi.
 
 
Xhevdeti nuk është aq religjioz, më ka respektuar si katolike, por sot dua të bëhemi të një feje."
 
 
Më i gëzuari ishte Luani i vogël, i cili i tha që në Ramazanin e ardhshëm do të agjërojmë bashkë.
XS
SM
MD
LG