Spiunët!
Thursday, 05 September 2024 16:13
Nga Eugen Shehu
Mbrëmë duke parë lajmet në "Al Xhazira" sërish u dha lajmi se spiuni "kosovar agjent i MOSSAD-it" kishte pranuar fajin k'te e konfirmuan dhe mediat tjera si CNN,Anatolya dhe mediat e shkruara.Ka kohë që në Kosovë kanë ngritur kokë element të tillë që edhe djallit janë të gatshëm ti shërbejnë vetëm e vetëm të kenë disa favore materiale,pa e vrarë mendjen se sa dëme mund ti shkaktojnë jo vetëm shtetit por edhe kombit në përgjithësi.Ka muaj që një "Grup i Çubrilloviçëve" ka bërë propagandë psikologjike dhe mediale si medemek "konvertime" nga një religjion në tjetrin duke larë kokën në legena dhe me kukulla në dorë,e duke i proklamuar në media si "konveritm nga Islami në Katolik" dhe po ky grup horrash e hallabakësh që kanë humbur rrugën në obor të vetin dita ditës po dëshmohet për lidhjet e saja me individ të dyshimtë në aktivitete serbë (me emra dhe mbiemra) dhe jo larg e fotografuar një makinë Golf i bardhë me targa të beogradit para kishës së Llapushnikut, pra aty ku u bëkëshin "konvertimet".
Pra kjo s'ka të bëjë as me krishtin as me Muahmedin por thjeshtë me shërbimet e BIA-s serbe. Është program i Vaso Cubrilloviçit i shkruar,kur serbët të dështojnë në fushat tjera ti përçajnë shqiptarët,të angazhohen në përçarjet Fetare.Dhe ky grup palaços k'te po bën.
Kohëve të fundit dhe po të njejta media promovojnë dhe kriminelët shërbetorë të ish UDB-së në ekranet e tyre televizive, pa pikë turpi, me sa duket kanë marrë krah dhe nostalgjikët ish jugosllav dhe ish UDB-ashët e sajë.
Para disa javëve u arrestuan nga organet e sigurisë të Kosovës dy agjentë shqiptar Kosovarë nga Ferizaji si spiun të BIA-s serbe.
Tani së fundi u arestua ky agjenti i Mossadit në Stamboll për trasferim parashë për agjentët e saj të terrenit në Turqi,siç thuhet.
E gjithë kjo duhet që organet e sigurisë të Republikës së Kosovës të ngrejnë shkallën e aktivitetit dhe goditjeve ndaj këtyre dukurive të papranueshme mos të lejojë që Kosova të bëhet poligon i përplasjeve agjenturore,spiuni asht spiun si ai që i shërben BIA-s,apo Mossadit,ose CIA-s,FSB-së,DGJF,FSB-së,apo shërbimet Sllavomaqedonase apo Asfalisë, është krejt një,ata atë punë kan,spiunon për njërin nuk e ka problem të spiunojë dhe për tjetrin,spiuni mbetet gjithmonë spiun pse jo dhe poliagjent.
Kjo duhet ti alarmojë organet e sigurisë të Kosovës e sidomos AKI-në dhe organet e tjera kompetente të marrë masa të shpejta për parandalimin e kësaj dukurie negative për imazhin e Kosovës,nuk mund të lejohen veprimtaritë agjenturore në territorin e Republikës pamvarsisht se të cilit shteti i takojnë.
Se për çfar kanë shërbyer këto zyra paralele,për çfar kanë shërbyer postat e serbisë mbrenda Kosovës,se për çfar kanë shërbyer futja e dinarëve serb me thasë në Kosovë,tanimë shihet çartë,dita ditës dalin në sipërfaqe.
Kryeministri z.Albin Kurti duhet mbështetur në luftën e tij për pastrimin e terenit nga institucionet paralele serbe që bëjnë punën e djallit dhe rivendosjen e ligjit në gjithë territorin e Republikës Gjdo kush që jeton dhe vepron në Republikën e Kosovës duhet të njohë dhe pranojë dhe ti nënshtrohet ligjeve të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjet e saja,ligji ashtë i barabartë për të gjith.