Lidhje


Studimi i ri 3D demaskon q"efinin e Torinos si një mister të rr"emë, fakt që përgënjeshtron shekujt e misterit o"kult të krishterë

Në fund të gushtit të këtij viti, studiuesit kishin ndezur flakët e ferrit, duke pretenduar se një copë pëlhure 2000 vjet më parë, ishte me të vërtetë, qefini i Torinos. Tani ky pretendim i rremë  është hedhur poshtë nga një analizë e re që përdor softuer simulues virtual. Studiuesi i cili u morr me studimin ka treguar se Qefini ka të ngjarë të jetë krijuar duke shtypur një leckë mbi një sipërfaqe të sheshtë ose të cekët, të tillë si një reliev ose figurë e gdhendur, dhe jo një formë e plotë të trupit, duke e fshirë në mënyrë efektive Jezusin e Nazaretit nga ky ekuacion.

 

Jezusi dhe jo krishti: Shkenca si shpëtim!

 

Hulumtimet mjeko-ligjore të Cicero Moraes janë botuar nga Elsevier, duke i shtuar një nauncë tjetër debatit mbi Qefinin e Torinos. Moraes, një specialist i rikuperimit në mjekësinë mjeko-ligjore të fytyrës, argumenton se nëse qefini do të kishte mbështjellë rreth një trupi njerëzor, imazhi rezultues do të shfaqej shumë i shtrembëruar për shkak të formave natyrale tre dimensionale. “Kur ju mbështillni një objekt 3D (pra si trupi i njeriut) me një pëlhurë, dhe ai objekt lëshon ndonjë substancë sikurse janë njollat e gjakut, këto njolla krijojnë një raport më të ndezur por njëkohëisht më të deformuar me burimin. Pra, përafërsisht, ajo që ne shohim si rezultat i njollave të para nga një trup human do të ishte një version më i fryrë dhe i shtrembëruar i tij, por jo një imazh që duket si një fotokopje. Megjithatë, një basoreliev (skulpturë) nuk do të shkaktonte deformim të imazhit, duke e rikthyer në një figurë që i ngjan një fotokopjeje të trupit,” shpjegoi Moraes për The Telegraph.

 


Duke përdorur softuerin e sipërpërmendur, ai demonstroi se një leckë e vendosur mbi një trup dhe më vonë e shtrirë, do të shfaqte shtrirje dhe veçori të shtrembëruara, detaje që ndryshojnë dukshëm nga imazhi i vërtetë i qefinit. Këto gjetje theksojnë një koncept të  njohur si efekti i "maskës së Agamenonit", ku një mbështjellje pëlhure prodhon tipare të zgjeruara dhe të shtrembëruara për shkak të sipërfaqes së lakuar të një fytyre ose trupi. Sipas Moraes-it, të gjithë mund ta vëzhgojnë këtë efekt duke  mbështjellë një copë peshqiri të pigmentuar letre mbi fytyrën e tyre.

 

 

“Çdo i rritur i kujdesshëm mund ta testojë këtë në shtëpi. Për shembull, duke lyer fytyrën tuaj me një lëng të pigmentuar, duke përdorur një pecetë të madhe ose peshqir letre apo edhe pëlhurë, dhe duke e mbështjellë atë rreth fytyrës tuaj. Pastaj hiqni pëlhurën, shtrijeni në një sipërfaqe të sheshtë dhe shikoni imazhin që rezulton. Ky deformim njihet si efekti ‘maskë e Agamemnonit’, pasi i ngjan atij artifakti antik,” shpjegoi ai. Gjurma që rezulton, kur rrafshohet, do të ishte joproporcionale, me spërkatje të zakonshme të elementeve të fytyrës. Në të kundërt, imazhi i Shroυd është relativisht i balancuar dhe nuk tregon këtë shtrembërim të pritshëm. Kjo është në kontrast me pretendimet e mëparshme të krishtera, të cilat pretendojnë se kjo ishte pëlhura aktuale e përdorur për të mbështjellë kufomën e Krishtit, pas kryqëzimit të tij.

 

E mbuluar me mister: Origjina okulte


Qefini i ka habitur prej kohësh studiuesit, veçanërisht pasi prejardhja e tij mbetet e pasigurt. Regjistruar fillimisht në 1354 në Francë, ai u përball me skepticizëm që herët, me peshkopin e Troyes që e shpalli atë një falsifikim vetëm disa dekada pas debutimit të tij. Analiza me radiokarbon në vitet 1980 tregoi më tej një origjinë mesjetare, raporton Daily Mail.

 

Megjithatë, analizat e fundit nga studiuesit italianë kanë rikthyer mundësinë e një date më të vjetër, me materiale në pëlhurë që përputhen me ato nga kalaja e lashtë e Masada, që mund ta datojnë atë rreth kohës së jetës së Jesυsit.

 


Pavarësisht nga kompleksiteti i informacioneve, simulimi i fundit i Moraes-it sugjeron që, pavarësisht nëse pëlhura është e lashtë ose jo, imazhi nuk mund të ishte formuar kurrsesi rreth një trupi tredimensional. Kjo lë të kuptohet për krijimin e tij si një interpretim artistik mesjetar që synon të frymëzojë ose të ngjallë nderim midis ndjekësve të krishterë dhe jo si një pëlhurë autentike varrimi e cila vlen të venerohet.

 

“Njerëzit në përgjithësi ndahen në dy kampe në debate. Nga njëra anë janë ata që mendojnë se është një qefin autentik i Jezus Krishtit, nga ana tjetër, ata që mendojnë se është një falsifikim. Por unë jam i prirur drejt një qasjeje tjetër: se është në fakt një vepër e artit e krishterë, e cila arriti të përçojë mesazhin e synuar me shumë sukses. Më duket më shumë si një vepër ikonografike joverbale që i ka shërbyer me shumë sukses qëllimit të mesazhit fetar që përmban brenda”, përfundoi Moraes.

XS
SM
MD
LG