Lidhje


Shqiptarët përballë shtetit bektashi dhe separatizmit.

Nga Marlind Laçi

 

Opinionin publik shqiptar prej muajsh gjendet i shushatur e i mbërthyer nën parrullën e lëshuar nga Kryeministri Rama me parrullën 'Shteti Bektashi'

 

Edhe pse në masë të gjerë popullore madje edhe vetë nga komuniteti i besimtarëve bektashi kjo parrullë është refuzuar, përsëri Kryeministri Rama ashtu siç e ka zakon të përshkallëzojë e të relativiziojë opinionin publik me broçkulla, vijon ti bije fyellit me të njejtën vrimë duke menduar se sa më shumë të përsëriten broçkullat aq më të besueshme dhe aq më të pranueshme bëhen për masat e gjera të cilat pretendon ti trajtojë si kavje eksperimentale e ti fusi nën proçesin e 'instiktit të kushtëzuar' me idenë e krijimi të një shteti në brendësi të trungut të Shqipërisë Londineze.

 

Konventa e Montevideos për të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve parashikon kriteret minimale të krijimit të shteteve: Popullsi e përhershme, territore të përcaktuara , qeveri dhe kapacitete për tu bërë pjesë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Deri më tani shteti imagjinar bektashian nuk disponon asnjë nga këto pika minimale të parashikuara nga Konventa e Montevideos për të qenë një shtet pasi nga ana tjetër plotësimi i njërës nga këto pika si rezultat dërgon në dhunimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë i cili është akti më i lartë juridik ku nga përcaktohet dhe cilësohet tërësia territoriale qartë sipas nenit 3 dhe nenit 9. Sigurisht argumentat ligjore për këtë çmenduri janë të panumërta por duket se Kryeministri Rama është i vendosur për ta çuar deri në fund këtë marrëzi akoma më të madhe se sa projekti i dështuar i Jugosllavisë së Tretë me Shqipërinë si republikë të 7 të saj nën siglën 'Open Balkans'

 

Në këtë zallamahi e gurgule të madhe sigurisht si çdo politikan shqiptar që vuan nga sëmundja e kompleksit të inferioritetit e nga 'oksidentosis', Kryeministri Rama i referohet bektashizmit si një version më i zbutur i Islamit a thua se një fe e përcaktuar dhe e sprovuar prej 1400 vitesh do priste Edin ta përcaktonte butësinë apo egërsinë e sajë. Duke mos njohur dogmën Islame, dhe duke konsumuar islamofobi të hapur Rama si një feshëtitës kërkon të bëjë rolin e ulemasë duke orientuar masat se ku, çfarë dhe si të besojnë. ”Islam i moderuar, Islami politik, Islami shqiptar, Islami arab , Islami turk ,Islami tradicional, Islami europian, Islami radikal, Islami ekstremist, terrorizëm islamik, Islami pacifist, separatizëm islamik” Një duzinë etiketimesh e emërtimesh që si qëllim kanë denigrimin dhe krijimin e të çarave në fenë islame. Islami është vetëm Islam i patjetërsueshëm dhe i pambiemërueshën.

 

Çdo mbiemër si tentativa e fundit e Kryeministrit Rama do ndryshonte dhe do tjetërsonte qëllimin e thirrjes islame gjithashtu do zbehte rolin fatal të Islamit si digë mbrojtëse nga sllavizimi dhe helenizimi i popullsisë shqiptare.

 

Mjafton ky diskriminim nga Kryeministri i Shqipërisë ndaj komunitetit më të madh fetar në vend që ta dërgojë Republikën e Shqipërisë nga një vend laik më tepër të ngjashëm me modelin shekullar anglo-sakson i cili e barazlargon shtetin nga religjoni drejtë laicizmit ekstrem francez në të cilin shteti mund të ndërhyjë në axhendën fetare dhe të favorizojë apo diskriminojë njërën palë apo palën tjetër.

 

Në vazhdën e historisë Shqipëria nuk ka qenë pak herë e shqetësuar nga këto qasje që thërrasin për separatizëm njejtë si në vitin e mbrapshët 1914 nën udhëheqjen e Georgios Zografos, minoriteti grek dhe forcat andarte greke shpallën krijimin e Republikës së Vorio-Epirit në Gjirokasër dhe Korçë. Zografos e shpalli këtë republikë me pretekstin e mbrojtjes së popullsisë ortodokse. Forcat greke me ndihmën edhe të ndonjë gjyshi të ndonjë ish-kryeministri të qeverisë Berisha filluan të organizonin rezistencë të armatosur kundër qeverisë shqiptare. Në vitin 1921 ku me mbështetjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene u ngrit një entitet me emrin Republika e Mirditës ku si simbolikë (ngjashëm me Shtetin Bektashi) kishte përfaqësimin juridiko-politik të zonave katolike të ndarë nga qeveria e Tiranës që konsiderohej qeveri islamike nga krerët e saj siç ishte dhe Gjon Markagjoni. Në vitin 1926 në krahinën e Dukagjinit përsëri lëvizjet separatiste të popullsisë katolike u vunë në funksion të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ku në ball të këtyre lëvizjeve për shkëputje nga Republika e Shqipërisë u vendos Dom Loro Caka. Këto ngjarje janë klasifikuar në funksion të memories historike kolektive për të treguar se të gjithë këto ngjarje kanë prodhuar tradhëtarët e Shqipërisë.

 

Në aspektin institucional Shteti Bektashi dhe 'projektuesit e mëdhenj' përveç se ta fusin Shqipërinë dhe shqiptarët në një bela të madhe që në të ardhmen do hapte rrugën për kantonizimin territorial, duket se kërkojnë të ngrejnë një parajsë fiskale e penale për parat e pista dhe për strehimin e individëve që janë në kërkim nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nën akuzën për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjithashtu kjo marri do krijonte preçedent tepër të rrezikshëm për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës në kulmin e përplasjeve politike shqiptaro-serbe. Më tej ky preçedent do servirej në pjatë të argjendtë drejtë Athinës si për ti thënë se Megali Idea dhe Vorio-Epiri u përmbushën vetëm zjasni dorën dhe merrini.

 

Një njeri me mend në kokë kurrsesi nuk mundet që me duart e veta ta fusi vendin e tij në vorbullën e përplasjeve fetare ku njihet botërisht bashkjetesa fetare në vend e garantuar edhe nga shumica e popullsisë muslimane sunite por djalli i mallkuar nuk qëndron asnjë ditë pushim.

 

Shqipëria e shqiptarëve.

XS
SM
MD
LG