Lidhje


Muajt e ardhshëm pritet të kalojë në kuvend drafti për legalizimin e p.rostitucionit dhe shtëpive publike

Gjatë muajve në vijim mund të shohim në parlament një “Draft Ligjor” që ka për synim legalizimin e prostitucionit në Shqipëri! Lajmin e ka dhënë drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi, në një intervistë televizive. Ai tha se prania e madhe e fenomenit të prostitucionit në vendin tonë, po i shtyn autoritetet ligjore ta bëjnë të pranueshëm.

 

“Duam apo nuk duam ne, rrethanat në këtë vend kanë ndryshuar. Ky fenomen social i rëndë, një plagë morale e rëndë në pikëpamjet e mia, do shtyn këtë strukturë ligjore që të bëhet i pranueshëm. Duhet respektuar e drejta njerëzore e gruas, por edhe e burrave që ta shijojnë vetë trupin e tyre, të mos shfrytëzohen. Ky është një standard që është pranuar në shumë legjislacione. Kjo është çështje për ta diskutuar”, tha Rakipi.

 

Nuk dihet ende se në cilin muaj pritet të propozohet drafti, pavarësisht se prej vitesh flitet për një “Kod të ri Penal”, që mes të tjerash përfshin dhe këtë çështje.

 

Aktualisht duhet thënë se prostitucioni është një veprimtari i paligjshme dhe e dënueshme në vendin tonë. Sipas nenit 113 të Kodit Penal, “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit, dënohet me gjobë ose gjer në tre vjet”.

 

Po ashtu sipas nenit 115 të Kodit Penal, “Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim prostitucioni, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 10 vjet”.

 

Pavarësisht ndëshkimeve që parashikon ligji, prostitucioni është një fenomen mjaft prezent në vendin tonë. Me dhjetëra qendra prostitucioni janë goditur në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Shkodrën dhe Elbasanin.

 

Kryesisht personat që shfrytëzohen ose punojnë në këto qendra, janë vajza që vijnë nga jashtë vendit, por ka edhe shtetase shqiptare.

 

Në disa vende të botës prostitucioni konsiderohet “profesion” për personat që e ofrojnë si shërbim./Tvanews

XS
SM
MD
LG