Lidhje


Vizita e Trump Jr në Beograd/Mbështetje pikërisht në këtë moment të rëndë për Vuçiqin apo....?

Këtë nuk mund ta themi me siguri akoma, por fakt është që i biri i presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr. ka shkurar për vizitë te presidenti serb Aleksandar Vuçiq në momentin më të rëndë për te, që nga ardhja në pushtet.
 
 
Vuçiqi po përballet me protestat më të mëdha në vend, ndërsa të shtunën me 15 mars do të mbahet në Boegrad, siç thonë organizatorët, protesta më e madhe deri tani e studentëve dhe qytetarëve kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij.
 
 
Disa analistë thonë madje se "Vuçiqi e ka përgatitur avionin për të ikur në ndonjë vend vend mik evropian", por kjo duket më shumë si dëshirë e opozitës sesa realitet.
 
 
Sidoqoftë, Donald Trump Jr. e ka gjetur pikërisht këtë moment për qëndrim në Beograd dhe për bisedime bilaterale lidhur me marrëdhëniet mes Serbisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vuçiqi tha se ata kanë pasur takim shumë produktiv dhe se kanë biseduar edhe për temat “që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale”. Ndërsa i biri i presidentit akoma po hesht, të paktën publikisht.
 
 
Familja Trump, sipas informacioneve të mëparshme, është e interesuar edhe për investime në Beograd. E interesante është që Vuçiqi u ka ofruar familjarëve të presidentit pikërisht godinën e ish-Shtatmadhorisë, në qendër të Beogradit, për investime.
 
 
Kjo godinë është goditur gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, në kohën e luftës së Kosovës dhe ate, siç thuhet, pikërisht nga raketat amerikane.
Nuk dihet sa do ta ndihmojë Vuçiqin kjo vizitë, por karriga e tij e presidentit po lëkundet më shumë se kurrë më parë.
 
 
Protestat nën moton "i keni duart e përgjakura", kanë filluar para katër muajve për shkak të vdekjes së 15 personave në Novi Sad, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.
 
 
Vuçiqi ka paralajmëruar se shteti do të veprojë me të gjitha mjetet. Ndërsa për datën 28 mars ka paralajmëruar një tubim "madhështor" të mbështetësve të tij në Beograd.
 
 
Ka dhe të tillë që thonë se mund të ketë edhe përplasje në rrugë, por deri tani ka pasur vetëm incidente të kohëpaskohshme. Organizatorët e protestave thonë se incidtnetet janë shkaktuar kryesisht nga forcat e sigurisë, që janë nën kontrollin e Vuçiqit./Bahri Cani
XS
SM
MD
LG