“Jo në emrin tim” mbahet edhe në Korçë
Saturday, 12 April 2025 03:55

Tubimi për Palestinën me moton “Jo në emrin tim” mbahet edhe në Korçë.
Pas faljes së namazit të xhumasë besimtarët korçarë e xhamisë Iljaz bej Mirahori janë tubuar nën moton “Jo në emrin tim”. Ata kanë dënuar vizitën e kryeministrit Rama në Izrael dhe e kanë quajtur medaljen e marrë nga Rama, “medaljen e turpit” si edhe i janë drejtuar Ramës me sloganet “Nuk na përfaqsoni” si dhe “Zullumqarët janë miq të njëri tjetrit”
Ata kanë kërkuar që të ndalet gjenocidi në Palestinë dhe kanë dënuar dhunën e paahembullt ndaj popullit palestinez.
Në fund të tubimit imami i xhamisë së Iljaz bej Mirahorit ka mbajtur një dua ku i është bërë lutje Zotit që të vendoset sa më shpejt paqja si edhe janë lutur për të vrarët e pafajshëm në Palestinë.