Lidhje


A do të thotë premtimi i Ramës “ndarje pa kthim me Azinë”, si ndarje pa kthim me Islamin ?!

Nga Floriar Arapi

 

Në mitingun e tij hapës të fushatës elektorale Rama ndryshe nga ç’janë hallet dhe nevojat e njerëzve për çlirimin e shtetit nga mafia e nga padrejtësia dhe për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe monopolet, ai foli për çlirimin nga Azia.

 

Në një fjalim që temë kryesore kishte integrimin në Evropë, ndër të tjera fjalët e tij ishin:

 

“Rreth 100 vjet më parë një udhëtar evropian, shkruante se "ndonese pak ore lundrimi e ndajnë Italine nga Shqipëria, teksa zbret ne brigjet e saj do kishe vene bast se ky vend nuk ishte Evrope, por ishte Azi. Të thoshe se Shqipëria ndodhet ne Azi, cdo profesor do te vinte noten zero ne gjeografi, por sensi i realitetit do te kishte vene noten 10" - thote ai. Por ja që koha e deshi, fati yne i madh e deshi, që ne këtë shesh te Skenderbeut, kerthize e memedheut dhe xhevahir i kryeqytetit tone evropian, i lëmuar si një gur që ka rene nga yjet dhe i pa ane si nje det te lundruar nga historia, ne, te kemi shansin historik qe te hedhim hapin perfundimtar drejt bashkimit me Evropën, dhe ndarjes pa kthim me Azinë.”

 


Po çfarë është tipari kryesor që e paska bërë Shqipërinë atëherë dhe tani Azi, dhe ndaj të cilës apo të cilit, Rama do që të hedhi hapin përfundimtar të ndarjes pa kthim ?


A është varfëria ? Po e pranojmë që atëherë ka qenë e varfër, po a është tani Azia e varfër ?!


Këtu mund të rendisim 10 apo 20 shtete që nga prodhimin i përgjithshëm bruto deri tek mirëqenia për frymë që janë më mirë se Evropa, duke filluar nga një pjesë e vendeve arabe duke vazhduar në Azinë qendrore, Azerbajxhan, Turkmenistan e deri në Kinë, Japoni dhe Kore e Jugut etj.

 

Megjithëse nuk e kanë thënë me zë, është e qartë se cili është tipari kryesor që e bën Shqipërinë Azi apo vend oriental, e ai është feja, Islami. Përdorimi i shprehjeve të paqarta që lënë vend për dy kuptime është formë e përdorur nga Rama për t’iu dërguar mesazh qarqeve ekstremiste fetare brenda vendit dhe në Evropë, që unë jam me ju, në misionin e rikonkuistas së shqiptarëve, ndarjes nga Islami apo të kthimit të shqipëtarëve në të krishterë.

 

Dhe Rama vërtet ka bërë një hap të rëndësishëm për ndarjen nga Islami. Me rezultatet e censusit të numëruara sipas qejfit, Rama ka fabrikuar këtë rezultat dhe ka nxjerrë që Islami në Shqipëri nuk është më feja e shumicës. Nga 59 % që ishin muslimanë në vitin 2011, në vitin 2025 sipas Ramës ishin 50 %.

 

Në censusin e vitit 2011, muslimanë ishin 59 %, nga 75-80 % që është përqindja e vërtetë e muslimanëve në Shqipëri. Në këtë census nuk duhet të harrojmë kontributin e rëndësishëm armiqësor ndaj Islamit të Berishës, nëpërmjet fallsifikimit të shifrave nga 75-80 % në 59 %, pra me të paktën 16 % fallsifikim.

 

Kryeministri Rama duhet të dij se shqiptarët nuk e kanë fenë siç e ka Rama, si këmishë që e ndërrojnë sipas interesit të pushtetit dhe këtë e kanë vërtetuar sheshet e Shqipërisë. Rama herët apo vonë ta marrë përgjigjen e talljes dhe manipulimit të muslimanëve.

XS
SM
MD
LG