Ariel Sharon kritikoi SHBA-të në vitin 1999 për sulmet ndaj Serbisë dhe pohoi se nuk duhet të ketë shtet shqiptar në Kosovë

Ariel Sharon kritikoi fushatën e bombardimeve kundër Serbisë në vitin 1999 duke e cilësuar atë si “brutal interventionism” – dhe sulmet i konsideroi “veprime agresive që bëjnë dëm të pafajshmëve”.
Sharon ishte Ministër i Jashtëm i Izraelit (1998–1999). Ai e kritikoi fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë, duke e quajtur atë një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje ndërkombëtare kundër një shteti sovran, dhe kishte shqetësime për ndarjen e mundshme të Kosovës nga Serbia.
Në vitin 1999, NATO ndërmori një fushatë bombardimesh 78-ditore kundër Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), me qëllimin e ndalimit të represionit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sharon deklaroi se ndërhyrja pa miratimin e OKB-së krijonte një rrezik të madh për sovranitetin e shteteve dhe paralajmëroi se një gjë e tillë mund të përdorej në të ardhmen edhe kundër Izraelit. Në një intervistë me Reuters, ai paralajmëroi për rrezikun e një “Greater Albania” islame që sipas tij mund të rrezikonte stabilitetin në Europë.
Izraeli refuzoi të mbështeste bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999, duke çuar në qortimin e Shteteve të Bashkuara. Ariel Sharon kritikoi bombardimet e NATO-s si një akt "ndërhyrjeje brutale". Në përgjigjen e parë të detajuar izraelite ndaj fushatës së NATO-s kundër Serbisë, Sharon tha se serbët ishin shënjestra e sulmeve në provincën e Kosovës. Gjatë krizës, Elyakim Haetzni tha se serbët duhet të jenë të parët që marrin ndihmën izraelite. "Ata janë miqtë tanë tradicionalë", i tha ai Radios Izraelite."Me vdekjen e Sharonit, ministri serb Aleksandar Vulin deklaroi: "Populli serb do ta kujtojë Sharonin për kundërshtimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër ish-Jugosllavisë dhe për mbrojtjen e respektit për sovranitetin e kombeve të tjera dhe një politikë të mosndërhyrjes në punët e tyre të brendshme." U sugjerua që pozicioni pro-serb i Izraelit mund të ketë qenë rezultat i shpëtimit të hebrenjve nga serbët gjatë Holokaustit.
Në vitin 2009, Arthur Koll, ambasadori izraelit në Serbi, tha se megjithëse kishte kaluar më shumë se një vit që kur Kosova shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme, Izraeli nuk kishte ndërmend ta njihte deklaratën dhe se "Izraelit i kërkohet herë pas here se sa i fortë është ky vendim, por fakti është se qëndrimi i Izraelit nuk ka ndryshuar gjatë gjithë kësaj kohe. Populli dhe qeveria serbe duhet ta vlerësojnë qëndrimin e Izraelit, i cili gjithashtu tregon miqësinë midis dy shteteve"
Ishte Sharoni që, si ministër i jashtëm izraelit, kundërshtoi luftën e NATO-s në Kosovë, duke u ankuar kundër "terrorit islamik" në Kosovë. Sharoni si një aleat i një krimineli tjetër lufte, Slobodan Miloseviç ka pas thënë se nuk duhet të ketë shtet shqiptar në Kosovë.Në një fjalim para udhëheqësve hebrenj amerikanë këtë javë, Sharon paralajmëroi për rreziqet që mund të vijnë nga dhënia e një shteti të pavarur për shqiptarët e Kosovës: “[Shteti] ka gjasa që në të ardhmen të shndërrohet në një pjesë të Shqipërisë së Madhe dhe të shërbejë si bazë për terrorizmin radikal islamik - një bërthamë e të cilit ekziston tashmë atje - që mund të përhapet në të gjithë Evropën.”/The indipendent : Linku https://www.independent.co.uk/voices/commentators/fisk/ariel-sharon-by-robert-fisk-6112586.html.
Po ashtu ; https://www.b92.net/o/eng/news/politics-article?yyyy=2009&mm=04&dd=28&nav_id=58800
https://www.latimes.com/archives/la-xpm-1999-apr-09-mn-25714-story.html