Lidhje


Vajza 12 vjeçare flet kundër ndalimit të abortit/ Ku e kanë hallin aktivistët tek incesti apo ....?

“Po jeta ime?” Vajza 12 vjeçe nga Virxhinia Perëndimore, flet kundër projektligjit i cili ndalon abortin. Thirrja e Addison Gardner gjatë seancës publike kundër projektligjit që do të ndalonte procedurën në pothuajse të gjitha rastet e abortit bëhet virale, kjo ngjarje daton në 30 korrin 2022. Një thirrje mbushur plot pasion nga një vajzë 12-vjeçare është bërë virale pasi ajo foli me ligjvënësit republikanë të Virxhinias Perëndimore gjatë një seance publike për një projekt-ligj anti abort, që do të ndalonte procedurën në pothuajse të gjitha rastet.

 

Addison Gardner nga shkolla e mesme e Buffalo në Kenova, Virxhinian Perëndimore, ishte në mesin e disa aktivistëve që folën kundër projektligjit.

 

Duke iu drejtuar shtëpisë së delegatëve të Virxhinias Perëndimore, Gardner, mes rreth 90 folësve të tjerë, iu dha në dispozicion pothuaj 1 minutë kohë për të mbrojtur pretendimin e saj.

 

“Edukimi im është shumë i rëndësishëm për mua dhe kam në plan të bëj gjëra të mëdha në jetë. Nëse një burrë vendos që unë jam një objekt dhe më bën gjëra të patregueshme dhe tragjike, a duhet të mbart dhe të lind një fëmijë tjetër?” tha Gardner.

 

Ajo vazhdoi duke shtuar: “A duhet ta kaloj trupin tim përmes traumës fizike të shtatzënisë? A duhet t'i vuaj implikimet mendore, një fëmijë, që nuk kishte konsensus për atë që bëhej me trupin e saj? Disa këtu thonë se janë pro jetës. Po jeta ime? A nuk ka rëndësi jeta ime për ju?

 

Ndërsa Gardner – një atlete volejbolli dhe vrapuese në pistat e shkollës së saj të mesme, tha se ajo kërkohej nga Rita Ray, një grua 80-vjeçare e cila kishte patur një abort në vitin 1959 (16 vjec) , 14 vjet përpara se dhënia fund e një shtatzanie të konsiderohej një e drejtë kushtetuese.

 

Në një foto të shkrepur nga Kyle Vass, një gazetare nga Unioni Amerikan i Lirive Civile të Virxhinias Perëndimore, Ray mund të shihet duke buzëqeshur në sfond ndërsa Gardner bëri thirrjen e saj plot pasion.

 

Dikush që postoi foton në Tëitter (sot X) shkroi: "Rita Ray, 80 vjeç, e cila rrezikoi jetën e saj para- Roe (para se të legalizohej aborti në SHBA) duke bërë një abort nga dikush që nuk ishte punonjës i kujdesit shëndetësor, shikon ndërsa Addison Gardner, 12 vjeç, mendon të ardhmen e saj pa akses në mundësinë e një aborti ligjor në WV.

 

Pavarësisht fjalimeve nga Gardner dhe aktivistëve të tjerë të të drejtave të abortit, shtëpia e miratoi projektligjin me një shumicë dërrmuese prej 69 kundër 23. Menjëherë pasi Gardner mbajti fjalimin e saj, anëtarët e shtëpisë miratuan një amendament që do të lejonte abortet në rastet e përdhunimit ose incestit.

 

Megjithatë, amendamenti, i cili kaloi ngushtë me 46 vota kundër 43 votave, lejon që procedura të kryhet deri në javën e 14 të shtatzënisë dhe vetëm nëse përdhunimi ose inçesti raportohet në polici.

 

Miratimi nga Senati i të paktën dy nga një duzinë e amendamenteve të paraqitura të do të thotë se projektligji duhet të kthehet tani në shtëpinë e delegatëve për shqyrtim.

 

Ndryshe nga disa shtete të tjera, Virxhinia Perëndimore ka një ndalim 150-vjeçar të abortit para Roe (pra para se të legalizohej në vitet 70-et).

 

Gjyqtarja e qarkut Kanaëha, Tera Salango, bllokoi implementimin e ndalimit të abortit dhe i dha Qendrës së Shëndetit të Grave të Virxhinias Perëndimore, klinika e vetme e abortit në shtet, aftësinë për të vazhduar kryerjen e procedurës.

 

Salango tha se pacientët e tij, "veçanërisht ata që kanë ngelur shtatzanë si rezultat i një përdhunimi ose incesti, po vuajnë dëm të pariparueshëm", raporton Associated Press.

 

Prokurori i Përgjithshëm i Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey, e përshkroi vendimin si "një ditë të errët për Virxhinian Perëndimore".

 

 

Nga theguardian.com

XS
SM
MD
LG