Të mbështeturit tek hyjnorja midis ideologjive imponuese dhe besimit edukues
Nga: Alban Gorishti
Sipas të dhënave historike kur ra Berlini gruaja e Gebelsit vrau veten bashkë me fëmijët e saj të vegjël sepse nuk i mendonte të jetonin në një botë që s’kishte nacional socializëm pra nazizëm ndërsa shërbëtorja e vajzës së faraonit u hodh në zjarr nga Faraoni bashkë me fëmijët e saj dhe Allahu e përforcoi atë në fund duke i dhënë gojë fëmijës që kishte akoma në gji, ai i tha asaj: Duro o nënë se ti je në të vërtetën.
Vërtet prindi i udhëzon apo i humbet fëmijët. Sa shumë ndryshojnë rrethanat, parimet janë të njëjtat (prindërimi) por përfundimet të ndryshme . “Unë jam si prindi që ju mëson “-thoshte pejgamberi,ndërsa njërit prej shokëve të vet do ti thoshte: Ti nuk je i lirë përkundrazi tek Allahu je i shtrenjtë “.
Vërtet besimtari është si prindi në udhëzim apo humbje. Kur dikush e mban afër dikë tjetër, duke e këshilluar me shembullin e tij,duke i dashur të mirën dhe kurrsesi të keqen atij, duke i shtrirë dorën kur ka nevojë duke ia mbuluar të metat kur të tjerët ia shfaqin ,duke e siguruar dhe jo duke e tradhëtuar, duke e justifikuar dhe jo përgojuar atëhërë ai i ngjason shembullit të profetit alejhi selam dhe nëse duron në këtë gjendje ka për tu ndihmuar me “mrekulli” nëse në fund sprovohet, ashtu sikurse u ndihmua shërbëtorja e Faraonit duke ia forcuar zemrën e saj në fund të jetës. Ndërsa nëse dëshiron për tjetrin një “mos ekzistencë” më mirë sesa të jetojë në një botë jashtë “pronës” së tij, atëherë padyshim i ngjason shembullit të gruas së Gebelsit me fëmijët e saj, ky ka për ta pësuar ashtu sikurse e pësoi edhe ideologjia naziste .