Lidhje


Përgëzohu, Zoti yt të do ndaj të sprovon

Nga: Alban Gorishti

Pranimi i mëkateve dhe të metave është rruga që të shpie drejt pendimit dhe kthimit tek Allahu i Madhëruar. Ndërsa rruga drejt Tij të shpie në realizimin praktik të arsyeve se përse Ai na ka krijuar dhe na sprovon.Ibn Kajmi thotë:Fillimi i ditës krahasohet me rininë e njeriut ndërsa fundi i saj me pleqërinë e tij. Atij që i kalon rinia duke u marrë me diçka e gjen pleqëria po me të, ndaj ashtu si fillon dita ashtu edhe përfundon ” Miftah darus-seadeh”. Të gjithëve na ka ndodhur ti bërtasim apo “sprovojmë” fëmijën tonë apo e kundërta, prindërit tanë të na “sprovojnë” neve duke na dënuar për një gabim, dënim që shpesh ka përfshirë edhe masa të ashpra. Por a ia keni bërë pyetjen vetes tuaj,a më ka dashur prindi im kur më ka dënuar? Përgjigja e kësaj pyetjeje ka për të qënë njëlloj edhe kur të godasin sprovat dhe të kaplon pluhuri i tyre . Po po,Zoti yt të do prandaj dëshiron ta heqi peshën e gabimit prej shpatullave të tua dhe prej peshores tënde (të punëve).Ai dëshiron të të mësojë ndaj të dërgon sprova, dëshiron të të lumturojë në të dy botët ndaj të ngushton me dhembje trupore dhe shpirtërore, dëshiron të të pastrojë ndaj e zgjat efektin e sprovës. Për këtë nga historia profetike na tregohet se një burrë takoi në rrugë një grua që kishte qënë e përdalë në kohën e injorancës para ardhjes së Islamit dhe filoi të argëtohej me të deri sa zgjati dorën drejt saj dhe ajo i tha: “Mos , Allahu na e largoi shirkun (injorancën) dhe na solli Islamin.” Burri u kthye por u përplas me fytyrë pas murit dhe u plagos.Më pas ai shkoi te profeti alejhi selam dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Profeti alejhi selam i tha : “Ti je një njeri që Allahu të do të mirën.Kur Alahu i do të mirën një njeriu, ia shpejton dënimin e gabimit të tij që në këtë botë dhe kur nuk ia do të mirën,ia ruan gjynahun që tia japi dëmin e tij ditën e kiametit si të ishte një mal” Ahmedi 4/87 ,Ibn HIban 2911 . Thotë ibn Kajmi ne el Vabilu es-sajib: Larg të metave është Ai që e bëri fjalën e Tij shërim për sëmundjet e kraharorit, thirrëse për tek besimi dhe të vërtetat e Tij, fituese drejt jetës së pertejshme dhe kënaqësive të pashërueshme, dhe treguese te rrugës së udhëzimit. Thirrësi për në besim do ti bënte njerëzit të degjonin nëse rastis veshë që kuptojnë, këshillat e Kuranit do të jepnin shërim nëse hasin në zemra të dëlira, por mbi zemrat e njerezve kanë fryrë furtunat e epshit dhe dëshirave, të cilat fikin kandilat e tyre. ” fq 114

XS
SM
MD
LG