Lidhje


Kulla tek Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, ja projektet bashkë me Korpusin e Inspektorateve

Pesë kompani po prezantojnë këtë të enjte projektet e tyre lidhur me garën për Korpusin e Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli” që Korporata Shqiptare e Investimeve synon ta zhvillojë në bashkëpunim me privatët. Kompanitë kanë kaluar fazën e parë dhe në këtë fazë të dytë po ndalen në specifika.

 

Projekti parashikohet të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, ndërsa në këmbim do të ketë të drejtën të zhvillojë një pronë tjetër për përdorim multifunksional, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave. Ky instrument është zgjedhur pasi ofron vlerën më të lartë zhvillimore për pronën, duke mundësuar optimizmin e saj për përdorim publik dhe privat në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Ky projekt zhvillohet në dy hapësira e para zona ekzistuese e Shtëpisë së Fëmijëve sot dhe zona e dytë ku do të zhvendoset tashmë kjo shtëpi ku ndodhen disa shtëpi familjare në rrugën Gramoz Pashko.

 

Projektet

 

Bashkimi i Subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nënkontraktor të specializuar Projektues Carrilho da Graca Arquitectos

 

Përfaqësuesi i kompanisë detajoi projektet që do të zënë vend në dy hapësira. Në hapësirën e parë ku sot ndodhet ekzistuese e fëmijëve dhe Inspektorati do të ndërtohen tre kulla.

 

“Kullat fillojnë nga një hapësirë e gjelbër kopshti. Janë tre kulla dhe marrëdhënia e tyre është në kontekst me gjithë zonën me liqenin, palët qytetin. Tensioni ndërmjet tyre na sjell një hapësirë boshllëku ndërmjet tyre dhe kjo pjesë është e organizuar në mënyrë që të ndajë pjesën rezidenciale nga ajo e zyrave. Do të ketë katër nivele parkimi, zonë tregtare dhe zonën e gjelbëruar me ndriçim natyral. Lart fare në ndërtesa përpiqem të vendos diçka që të jetë për përdorim publik.

 

Ndërkohë lidhur me  shtëpinë e re të fëmijëve ajo gjendet brenda kësaj hapësire ku kemi dhe shtëpi dhe ideja është që këtu të krijohet një hapësirë e mbrojtur mirë dhe e gjelbër. Brenda do të gjejmë ndërtesën kryesore që do të jetë i lidhur me rrugën kryesore. Do të kemi 8 vila të veçanta dhe një hapësirë që lidh ndërtesat me njëra-tjetrën. Janë 6 shtëpi dhe në pjesën e sipërme kanë panele. Shtëpitë janë prej druri dhe brenda këtij parku që krijohet mes tyre është një pjesë trotuari dhe me bar në dy anët e tij.

 

Bashkimi i Subjekteve “BE-IS”shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me nënkontraktor të specializuar LOFT Architects dhe Superflex Studio

 

Për këtë projekt ne propozojmë mesazhin “Lule”. E propozojmë këtë koncept sepse po bëjmë shtëpinë e fëmijëve por dhe konceptin e ndërtimeve në formën e një lule. Nga kërcelli që janë ambiente të përbashkëta dalin shtëpizat dhe pastaj kemi gonxhen që është ndërtesa kryesore në tre nivele e para në nivel rruge dhe aty është palestra dhe më pas pjesën e kuzhinë dhe të ngrënës dhe në pjesën e sipërme administratën. Duket si një fshat me ndërtesa të vogla që qëndrojnë krah njëra tjetrës. Pra edhe pse lidhen për arsye funksionale duket sikur është një fshat për fëmijë.

 

(Korpusi) Duke lëvizur në pjesën  hapësirës ngjitur do të vini menjëherë re që konfiguracioni është njësoj si pjesa e lules me petale. Pjesa e qendrës është një shesh gjashtëkëndësh dhe më pas petalet. Kemi një kullë të lartë të mesme të ulët. Krijohet një lidhje nga rruga. Propozojmë që të bëhet një bletë gjigande në qendër si park qendror mes tre kullave me një sistem blloqesh 6 këndore. Ndërtesat mund të përfshijnë shumë funksione pjesa e poshtme e dedikuar për komunitetit por edhe tarracat.

Shoqëria “GRUPPO KONI” SRL (Stefano Boeri Architetti Srl; Architetti Srl; Gross. Max Ltd; Aei Progetti Srl; Patrick Tuttofuoco; Smart Studio & Partners) me nënkontraktor të specializuar “Gruppo Koni” shpk + “Koni Construzioni Srl”

 

Ajo që kërkuam të bëjëm këtu jo vetëm për ta hapur një ndërtesë apo si një sistem klasash për një përvojë që vjen nga jashtë brenda një fshat për fëmijët nxënësit por edhe një vend komuniteti. Kjo është pikënisja e asaj që kemi bërë. Kemi dy grupe zonash. Janë hapësira njërën për ku do të qëndrojnë dhe flenë fëmijët dhe njëra që është më e mbrojtur nën 15. Për të sjellë që qytezë të vogël brenda. Pjesa rezidenciale është konkrete kurse hapësira e jashtme është në anën e tullave kurse pjesa tjetër është me dru. Kjo thekson mundësinë që biblioteka, teatri apo hapësira ku interpretojnë fëmijët të ndryshohet sipas nevojave që kanë fëmijët. Ne kemi përzgjedhur 40 specie të ndryshme bimësisë. Kemi terren ku do të rriten edhe fruta edhe të mbjellin fruta perime, kemi përdorur tullën sepse mendojmë se është natyrale.

 

Ideja e dytë është trilogjia e gjelbër. Duam të sjellim diçka unike një ide e pyllit vertikal dhe më pas një referencë për Botticeli-n, tre hijeshitë që janë pjesë e pikturës së tij (projekti ka tre ndërtesa 25 kate,36 kate,  45 kate). Të treja këto hijeshi kanë një identitet të ndryshëm në aspektin funksional njëri hotel dhe tjetri rezidencial me kate për zyra. Do të ketë një fokus tregtar dhe do t’i jepet mundësi që të ketë një plaza mes ndërtesave.

 

E para kulla Haiger me xham dhe bimësi dhe me idenë që të kesh një ballkon të përhershëm, tek kulla Thalia mund të shohim të njëjtin variacion që ta kthejmë në një termomoetër të ndryshimit të ngjyrave me ndryshimin e stinëve. Kurse më e vogla ka një prani të përhershme me gjelbërim.

 

Shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj

 

E nisëm me Casa Famiglia që janë shtëpitë për fëmijët, në fakt në këto 735 metra kemi përcaktuar aksesin ndërtesat në mënyrë lozonjare për fëmijët. Tre katëshe jo më shumë hyrjet në to, faqja që i vesh që mund të soditet që të ngjitesh të zbresësh. Planimetritë janë të ndara. Fasadat janë të bëra me beton karstik dhe tonet e tokës. Janë për kampusin e fëmijëve që duket si asgjë që keni parë më parë e mbushur me lojë art dhe përtej arkitekturës. Pjesa e brendshme ofron mbrojtje dhe ndjesi dhe të japë idenë e kujdesjes.

 

Pjesa e dytë është menduar për tre kulla. Secila është një notë dhe shndërrohet në kor, kulla të thjeshta, struktura të thjeshta. Njëra është pas e para është hotel dhe zyra ndërkohë që kemi urat lidhëse. Duam që mënyra sesi njerëzit hyjnë në kulla të ketë hyrje shumë të bukura. Pamjet e para një kor urban.

Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me nënkontraktor të specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci

Edhe pse po punojmë për dy hapësira të ndryshme me aspektet e tyre specifike secila prej tyre na tregon kontekstin për ndarjen por dhe shanset për secilën. Në këndvështrimin tonë shtëpia e fëmijës nuk është thjesht godinë apo institucion por është një shtëpi e vërtetë duke pasur parasysh aktorët e përfshirë në këto hapësira. Në rastin e shtëpisë së fëmijëve duam të jetë përtej fëmijëve dhe administratës por të përfshijë edhe komunitetin për një zgjidhje më të plotë. Kemi një kontekst i formësuar nga vila me pak kate, projekti jonë ka sjellë këtë shkallë mes dy aspekteve dhe diferencën mes rrugës dhe rrugicës pas rrugicës. Ne fillojmë me oborrin që në mënyrë kolektive formëson jetën në këtë kampus. Shtëpitë lidhen me njëra tjetrën duke ruajtur individualitetin dhe janë të pavarura. Organizimi mundëson ndriçim natyror dhe lejon më shumë lëvizshmëri dhe ndërveprim më lozonjar. Kemi oborre që ndërveprojnë duke u shkrirë. Pra këto oborre ofrojnë hapësirë për aktivitetet dhe kanë mundësi të luajnë gjatë gjithë vitit. Ka bibliotekë një hapësirë ku studiohet, zyrat administrative.

Së dyti duhet të kuptojmë edhe nevojat e studentëve apo nxënësve dhe parkut sepse i kemi të gjitha prezentë në zonë. Ne kemi menduar një sëra aktorësh, studentët që vijnë nga Qyteti Studenti, të tjerë që vijnë në zonë si efekt i kësaj. Projekti gërsheton jo vetëm ndertësa nga aspekti horizontal por sjell edhe ndërveprimin e përdoruesve. Ne nuk na ka interesuar vetëm zona zero por edhe hapësirat e përbashkëta që mund të krijohen në këto ndërtesa në kate të ndryshme. Pozicionimi i ndërtesës është i tillë që ofron hapësirën më të madhe për qytetin duke u integruar me hapësirat e hapura në secilën anë të tij. Ne kemi vënë ndërtesat në njërën anë që të jenë të integruara me hapësirën publike por edhe duke u përballur me të dyja rrugët në mënyrë që ndërtesa të duket sa më elegante ndërsa kopshtet do të bëjnë të mundur që të jetë një hapësirë publike për të gjithë. Kati zero dhe hapësirat e brendshme të saj do të bëjnë të mundur të ketë përdori tregtar dhe rekreacional pra kafe restorante, dyqane dhe të aktivizuara gjatë gjithë ditës.

XS
SM
MD
LG