Lidhje


Dallimi në mendime... prish çdo mardhënie miqësore

Nga Bushra Kunuz/ "Dallimi në opinione nuk e prish një mardhënie miqësore." Kjo është një frazë e përdorur shpesh. Nuk e di se kush e shpiku atë në fillim, as si u popullarizua për t'u bërë një nga frazat më të rëndësishme dhe më të famshme në epokën moderne, e përdorur në masë ndërmjetë atyre që shkëmbejnë mendime reciproke.Disa e shprehin ndonjëherë teksa janë në siklet, kanë frikë të zemërojnë të tjerët që kanë një mendim të kundërt me ta, veçanërisht nëse janë njerëz me të cilët kanë një marrëdhënie të mirë. Të tjerë e verbalizojnë qëllimisht dhe me këmbëngulje duke ushqyer të kundërtën në shpirtin e tyre, ndërsa të tjerë e zbrazin nga kuptimi dhe e përsërisin mekanikisht, ose dikush e thotë për të frenuar një gjendje zemërimi që sheh të ndizet midis bashkëbiseduesve ndërsa tek e fundit janë gjithmonë ata të cilët besojnë thellësisht në të duke u përpjekur ta jetojnë konceptin si realitet që duhet jetuar.

 


Gjendja e ndarjes së rëndë dhe e polarizimit patologjik është bërë karakteristikë mbizotëruese mes njerëzve në shumë nivele, në fshatra e qytete, midis anëtarëve të familjes, miqve dhe të njohurve. Të gjithë kanë filluar të praktikojnë një lloj vesi verbal, duke u bërë thjesht karvan përcjellës përgjigjesh dhe shpifjesh kundër çdo gjëje që lëviz vetëm për shkak të një dallimi mendimesh. Me përgjigjet e tyre stereotipike, ata kanë shkelur llogjikën e shëndoshë dhe janë larguar nga dialogu në kuptimin dhe përmbajtjen e tij, të cilin dikur e kemi dëshiruar aq shumë.


Falë mediave gënjeshtare dhe kolonës së pestë, shqetësimi i vetëm i të cilave është krijimi i grindjeve, urrejtjes dhe elitave të paskrupullta, një klimë rivaliteti e ashpër, armiqësie dhe urrejtjeje ka mbizotëruar në shoqëri, si në lindje ashtu edhe në perëndim.
Dallimet në mendime janë të natyrshme mes njerëzve dhe ndodhin edhe brenda së njëjtës familje... dhe ato janë ndër ligjet që Zoti synon të ekzistojnë për të mirën e njerëzimit dhe jo për mjerimin e tij.


Vetëm në kulturën tonë një dallim në mendim shndërrohet në një luftë verbale të ngarkuar me emocione që çon në zhgënjim dhe tension, përmes kritikave të ashpra ose sulmit ndaj personit që e shprehu mesazhin, duke nënçmuar pikëpamjet e tij, deklaratat e tij, si dhe duke lënduar ndjenjat e tij e më pas duke njollosur reputacionin e tij... pasi ne besojmë se duhet t'i shtypim të gjithë derisa të mos mbetet asgjë përveç zërit tonë. I vetmi.. Ne u edukuam që të vegjël me idenë e fitores, pushtimit dhe disfatës (pra hedhjes së gurëve ndaj të tjerëve) dhe jo me idenë e pluralizmit, ndarjes në mendime dhe përpjekjes për të kuptuar dhe pranuar bashkëjetesën paqësore brenda një shoqërie pluraliste.


Sapo nuk pajtoheni me dikë në opinion, zbulojmë se mosmarrëveshja ka marrë një formë dhe një kurbë tjetër, duke u spostuar nga objektiviteti drejt personalizimi. Nuk është më një mosmarrëveshje apo mospajtimi midis një mendimi dhe një tjetri, por një mosmarrëveshje dhe diferencim midis një personi dhe një tjetri dhe çështja kthehet në një përpjekje për të përjashtuar tjetrin duke e fyer atë. Përkundrazi, çështja arrin deri një pikë tjetërsimi dhe urrejtjeje.

 

Një nga gënjeshtrat më të mëdha me të cilat jetojmë në përditshmëri është se ne mashtrojmë veten duke përsëritur frazën: "Një dallim në mendime nuk e prish një çështje miqësore", ndërsa në të vërtetë dhe realitet, ne i prishim të gjitha çështjet me konflikt, hakmarrje. Përdorim të gjitha armët e ndyra, nuk pranojmë mbizotërimin dhe konsensusin e shumicës, si dhe refuzojmë të ruajmë një shteg përzemërsie me të gjithë... Kur një çështje e caktuar hidhet në tryezë për diskutim secili prej nesh ka këndvështrimin, mendimin e tij, ose përshtypjen personale për temën në fjalë, ose atë situatë ose çështje që diskutohet.


Dallimi ka ekzistuar që nga fillimi i krijimit dhe është një ligj universal dhe natyrë njerëzore. Nuk është e mundur të bashkohen njerëzit tek një fjalë ose një mendim i vetëm, kështu që secili prej nesh ka një këndvështrim ose mendim, që është i veçantë për të, ai mund të pajtohet me të tjerët, ose mund të mos jetë dakord me ta, pavarësisht nga vlefshmëria ose jokorrektësia e këtij mendimi. Në fund të fundit, kjo është për shkak të bindjeve personale që përqendrohen në mendimin dhe mendjen e këtij personi, dhe kjo vlen për të gjitha fushat.

 

Prandaj, prania e më shumë se një këndvështrimi dhe opinioni për një temë të vetme ka ndihmuar në ndriçimin (orientimin) më të madh të çështjeve që trajtojmë, pasi nuk mund të interpretohet si një situatë negative, por përkundrazi, është pozitive madje e dobishme dhe e nevojshme. Dallimi në opinione është një nga ligjet që Zoti dëshiroi të instalojë në qenien e njeriut për të mirën e njerëzimit dhe jo për mjerimin e tij. Zoti i Madhëruar tha: "Dhe sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i bënte të gjithë njerëzit një popull i vetëm (në mendime) , por ata do të jenë në një gjendje të vazhdueshme kundërshtimi."


Më i mençuri nga njerëzit është ai që i bashkon mendjet e njerëzve me mendjen e tij, sepse mendjet janë si llambat, kur bashkohen, drita forcohet dhe rruga bëhet më e qartë, dhe sepse çdo mendje ka një lloj të menduari dhe një dimension të veçantë i cili e bën individin të përfitojë nga ato mendime dhe diskutime që aprovojnë mendimin e tij, e mbështesin dhe e motivojnë të jetë i sigurtë në mendimin e tij dhe të mos devijojë prej tij, ose mund të jenë kontradiktore dhe të ndryshme nga mendimi i tij dhe në kundërshtim me këndvështrimin, pikëpamjen e tij. Në këtë rast ai përfiton nga ato mendime duke korrigjuar disa mendime dhe ide të gabuara të tij , me kusht që mendimet dhe idetë e të tjerëve të jenë më gjithëpërfshirëse, më të thella dhe më të sakta se mendimet dhe pikëpamjet e tij, duke qenë se është bindur personalisht dhe beson në to.


Ajo që ne duhet të mësojmë dhe të edukohemi, dhe në të cilën duhet të fokusohen mësuesit në shkolla dhe sheikët në xhami, është se dallimet tona nuk duhet të kthehen në mosmarrëveshje, mosmarrëveshjet në dhunë dhe dhuna në shkatërrimin e jetës sonë dhe atyre interesave tona farefisnore që nuk mundet të ndërtohen dot brenda natës... E gjithë kjo duhet të ndodhë në një atmosferë të dominuar nga etiketa e dialogut dhe edukatës së mirë, dallimi, dëgjimi i mirë dhe takti në të dëgjuarit e tjetrit.

 

Është e nevojshme që ne të mësojmë dhe të përhapim kulturën e dialogut në mënyrë të sofistikuar dhe të trajnojmë mendimet tona dhe veten sipas saj, në mënyrë që ta pranojmë atë me kënaqësi, bindje dhe besim, dhe që diskutimi ynë të jetë objektiv jo për të nënshtruar, akuzuar, përçmuar ose fyer kundërshtarët tanë. Përkushtimi i individit ndaj këtyre bazave dhe rregullave është i mjaftueshëm për ta përmirësuar dialogun e tij me të tjerët dhe për të ndryshuar pikëpamjen e tij. Ky është i Dërguari ynë më i madh, të cilit Zoti i tij iu drejtua duke i thënë: “Dhe sikur të ishe i ashpër dhe zemërgur, ata do të largoheshin prej teje”.

 

Si mundi ai, me largpamësinë, diturinë dhe moralin e tij të lartë, të mbizotëronte në dialogjet e tij me politeistët dhe t'i bindte ata për mesazhin e tij tolerant? E gjitha kjo ndodhi përmes dialogut të shëndoshë e racional, siç e mësoi Zoti i tij: “Dhe dialogo me ta në mënyrën më të mirë, të qartë"


Rezultati i atij dialogu, i cili vazhdoi për shumë vite, ishte përhapja e dritës së Islamit mbi kombet dhe nxjerrja e njerëzve nga errësira në dritë. Ai ishte analfabet, por falë moralit të tij, ai mësoi të gjithë njerëzit e shkolluar, dhe ai e ankoroi anijen e mesazhit të tij në një breg ku mbizotëron toleranca në marrëdhëniet dhe pranimi i mendimeve dhe opinioneve të tjera. Shpresoj shumë që mosmarrëveshja të mos prishë miqësinë e një çështjeje, por a jemi vërtet të tillë ?

 

Marrë nga alJazeera.net

 

XS
SM
MD
LG