Lidhje


Vuajtjet dhe qëndresa palestineze në Gaza i bëjnë jehonë Nakbas

Nga Afaf Jabiri Ligjëruese në Universitetin e Londrës Lindore/ Për më shumë se katër muaj, bota ka parë dhe është tronditur teksa Izraeli ka masakruar, gjymtuar, uritur, torturuar dhe poshtëruar palestinezët e Gazës. Për ne, refugjatët palestinezë në diasporë, dëshmia e këtij tmerri ka qenë thellësisht prekëse. Çdo histori, çdo lutje, gjithçka që shpaloset rezonon me jehonën e rrëfimeve që kemi dëgjuar për vite me radhë nga prindërit, gjyshërit, fqinjët dhe prindërit e miqve tanë për atë që ata kishin përjetuar gjatë Nakbes së vitit 1948, kur u spastruan etnikisht nga atdheu i tyre. Kështu, çdo dëshmi e vjetër që dëgjojmë e përforcon peshën e dëshmisë okulare nëpërmjet skenave të tmerrshme që na vijnë çdo ditë nga Gaza.

 

Unë u rrita në kampin e refugjatëve Baka'a në Jordani, ku nëna dhe gjyshja ime u vendosën në vitin 1970 pasi përjetuan zhvendosje të shumta që nga fillimi i Nakbas. Sprova e tyre filloi me dëbimin nga fshati i tyre i lindjes, Iraku el-Manshiyya, 30 km (18.6 milje) në veri të Gazës, në prill 1949. Pas një rrethimi 10-mujor nga milicia hebreje Hakanah, njerëzit u urdhëruan të "zhvendosen përkohësisht" në një zonë afër Hebronit, i njohur si kampi Arroub dhe nuk u lejuan kurrë të ktheheshin.

 

Për shkak të ngjarjeve të luftës së vitit 1967, ata u detyruan përsëri të shpërngulen, këtë herë në kampin el-Kerama në Jordani. Në vitin 1968, ata u zhvendosën në kampin esh-Shuna pranë qytetit Zarka në Jordani përpara se të transferoheshin në Baka'a dy vjet më vonë.

 

Brezi im ishte i rrethuar nga njerëz me kujtime të gjalla të jetës së para vitit 1948 dhe ngjarjeve të tmerrshme të Nakbas nga viti 1947 deri në 1949. Këto rrëfime janë bërë një kanavacë (pluhurë e ashpër) mbi të cilën unë përpiqem të kuptoj ndikimet e thella të mizorive të kryera në Gaza kundër palestinezëve.

 

Bisedat brenda kampit orientoheshin vazhdimisht në të kaluarën, i peshuar në çdo aspekt të jetës së përditshme me sfondin e kohërave para Nakbas. Të moshuarit treguan humbjet e tyre, udhëtimet e tyre të dhimbshme të mërgimit, traumat e thella që pësuan dhe ndjenjën e vazhdueshme të padrejtësisë në zemrat e tyre.

 

Për ne, brezin e ri, nuk ishte thejsht dëgjim i ngjarje historike; por ishte një përvojë jetike e të jetuarit përkrah atyre që dëshmuan dhe duruan drejtpërdrejt mizoritë e asaj periudhe të trazuar. Pesha e kujtimeve të tyre, humbjeve dhe betejave të vazhdueshme formësuan kuptimin tonë për identitetin dhe nxitën kërkimin e drejtësisë.

 

Disa histori u bënë tregime të vazhdueshme brenda kampit, të ritreguara lehtësisht dhe të transmetuara nëpër breza, veçanërisht ato që lidhen me rezistencën. Megjithatë, kishte histori që shfaqeshin rrallë ose ishin fshehur qëllimisht, veçanërisht nga të huajt dhe studiuesit që vizitonin me ndërprerje kampin duke kërkuar të dokumentonin narrativat.

 

Midis historive të fshehura ishin ato që përfshinin përvojat e dhimbshme të urisë së detyruar, raste të dhunës seksuale të kryera nga milicia hebreje Hakanah kundër burrave dhe grave, dhe rrëfimet tronditëse të nënave që, mes bombardimeve, lanë fëmijët e tyre pas.

 

Historitë e e fshehura, nëse u ritreguan më vonë, pjesërisht nga ndonjë bashkim fatlum i prindit me fëmijën, ose me një ndjenjë krenarie për forcën dhe rrezistencën e shfaqur. Për ata që nuk e dinin kurrë fatin e fëmijëve të tyre dhe të njerëzve të tjerë të dashur, këto histori ishin aq të dhimbshme sa nuk u fol në përpjekje për të fshehur ndjenjën e rëndë të humbjes dhe fajit./ përkëthyer nga alJazeera

XS
SM
MD
LG