Lidhje


A ngjason lëvizja Gylen (apo FETO) me atë të Hashashijinve apo Asasinëve ?/ Pjesa e parë

Duke ndjekur një kronikë televizive të rrjetit të njohur amerikan cbsnews rreth lëvizjes së Fetulla Gyenit në Amerikë, mu kujtuan infiltrimet politike të lëvizjes së vjetër të hashashijunëve.
“Ata janë një kërcënim për marrëdhëniet tona me Turqinë dhe kështu për stabilitetin e Lindjes së Mesme”, tha ish-ambasadori i SHBA në Turqi, James Jeffrey.
Për sa i përket lëvizjes së vjetër Assasinët ose Ashashijunë, ekzistojnë shumë pika të ngjashme midis tyre dhe lëvizjes gyleniste, sic ka edhe gjëra të kundërta. Por sot do trajtojmë ngjashmëritë në mënyrë që të kuptojmë se kamuflimi dhe dyfytyrsia janë rreziqet më të mëdha për një pozitë apo ideologji, por po ashtu edhe shtet apo shoqëri.

 


Faktikisht lëvizja Gylen ka hapur një debat në Shtetet e Bashkuara rreth natyrës së kësaj organizate. Gjatë dy dekadave të fundit, ndjekësit turq të Gylenit kanë hapur shkolla çarter (charter schools) të financuara nga taksapaguesit në SHBA. Shkollat çarter (charter schools) janë shkolla publike. Ato janë shkolla unike në lloj të cilat operojnë në mënyrë të pavarur dhe janë ende pjesë e sistemit të arsimit publik, më saktë të subjekteve që devijojnë fonde nga ky sistem.
Disa prindër kanë shprehur shqetësimin për lidhjen me lëvizjen e Gulenit në Amerikë. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit beson se organizatat bamirëse dhe institucionet arsimore të lidhura me Gylenin në SHBA duken "shumë si mënyrat në të cilat krimi i organizuar vendoset... për të fshehur të ardhurat në format e pastrimit të parave". Sipas llogaritjes së CBS-së, ata kanë hapur 136 shkolla çarter në 28 shtete, që operojnë me më shumë se 2.1 miliardë dollarë të taksapaguesve që nga viti 2010.


Por ish-mësuesit në ato shkolla i kanë thënë CBS News se ekziston një skemë nga ndjekësit e Gulenit në SHBA për të përfituar nga sistemi amerikan i shkollave charter dhe për të financuar lëvizjen e Gulenit, madje për të financuar edhe grushtin e shtetit në Turqi, grusht i cili shkaktoi dhunë dhe viktima.
"Por në dy vitet e mia të fundit, i pagova disa prej tyre në formë çeku,” tha Konkur një ish antar i lëvizjes (mësues) për CBS, duke shtuar se ai ka paguar “ndoshta më shumë se 20,000 dollarë” në total për lëvizjen në formën e donacioneve të detyruara por kurrsesi etike. Bazuar në informacionin e dhënë nga Emanet (ish mësues pjesë e rrejtit të shkollave Gylen), hetuesit federalë besojnë se ish-zyrtarët në shkollën e tij në Ohajo i paguanin vetes në mënyrë të paligjshme rreth 5 milionë dollarë kontrata federale dhe më pas i dërguan ato dollarë taksash amerikane në Bank Asia, një bankë në Turqi e lidhur me ndjekësit e Gulenit.
“Ata përpiqen të fitojnë më shumë pushtet. Dhe thjesht duan të bëjnë më shumë para. Dhe pastaj pas kësaj, ata përdorin paratë për të fituar më shumë pushtet, "tha për CBSnews Emanet ish mësues i organizatës dhe pasues i Gulenit.


Rrjeti i Gylenit fakikisht është i ndarë në formë hierarkike, ku në rangun e ulët bëjnë pjesë të gjithë ata që janë të inkuadruar në arsim, kolegje, shkollat profesionale, kurset private, në organizatat jo fitim-prurëse (OJF), në median e shkruar dhe vizive, si brenda edhe jashtë vendit. Për të gjitha këto, Gyleni është një lider shpirtëror, që punon për të fituar kënaqësinë e Allahut. Personat që punojnë në këtë rrjet janë më të ekspozuarit, këta janë ata që kanë më së shumti kontakt me popullin. Punojnë me një sakrificë vetë-mohuese për ideal. Sipas suksesit të tyre profesional dhe administrativ, arrijnë edhe ngritjen në hirearki. Ngjitja e shkallëve hirearkike në këte rrjet është vertikale.


Më pas vjen rrjeti i padukshëm/administrata e fshehtë (si celulë) . Për pjestarët e këtij grupi ka rregulla edhe më të rrepta hirearkike. Vetë fakti se pjestarët e këtij rrjeti përgatiten, me qëllimin për t'u infiltruar në institucionet shtetërore, si gjykata, ushtri, polici etj. Personat që bëhen pjesë e këtij rrjeti, zakonisht janë të përgatitur në celulat e organizatës që në fëmijërinë e tyre të hershme. Po të marrim parasysh se këta janë indroktinuar në celulat e Lëvizjes që në fëmijëri, për ta Gyleni, nuk është thjeshtë një Lider Shpirtëror, por Gyleni është Mesih/Mehdiu i shumëpritur, shpëtimtari dhe rimëkëmbësi i islamit. Madje edhe vet pejgamberi a.s e ka vizituar atë dhe vendet ku ushtrojnë aktivitet antarët e organozatës së tij. Diku ai thotë se: Më tha (pejgamberi): ‘Po inspektoj sipërfaqen e tokës. Po inspektoj ushtrinë e re që do t‘i frymëzojë jetë ummetit të Muhammedit (s.a.s.). Pastaj tha se nga këtu do të shkonte në Izmir...”. Pra ushtria në këtë rast ishin pasuesit e Gulenit, sikurse ngjashëm me pasuesit e Hasan Sabahut atyre i premtohet se misioni i tyre është i shenjtë i mbikqyrur nga vet autoriteti hyjnor.
Lëvizja Gylen ka një shtrirje të gjërë nga arsimi- tek politika, nga administrata- tek burokracia dhe biznesi, nga mediat- tek OJQ- të e ndryshme si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj. Lëvizja Gylen ka një shtrirje të gjërë nga arsimi- tek politika, nga administrata dhe biznesi, nga mediat- tek OJQ- të e ndryshme si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj. Njerëzit që bëjnë lidhjen mes Gylenit dhe gjithë grupeve të tjera, shumica e tyre janë me arsim religjioz-Teologë.


Vrasësit apo Assasinët ishin një sekt i fshehtë i fanatikëve fetarë me njëfarë asketizmi që kryenin vrasje politike dhe ishin aktivë në Iran dhe Siri nga shekulli i 11-të deri në shekullin e 13-të. Ata erdhën në ekzistencë në fund të shekullit të 11-të dhe vazhduan për rreth 150 vjet derisa kështjella e tyre e pathyeshme buzë shkëmbit në Persi u shkatërrua nga Mongolët. Disa i konsiderojnë ata si terroristët e parë të cilët mbollën farën e mendimit dhe taktikave terroriste në botën islame. Ata e quanin veten “fidajin” (“dëshmorë”), gjë që e quajnë veten shumë kamikazë sot. Vrasësit (të njohur si Hashshashin) i përkisnin një sekti mistik batinit ismailit dhe tymosnin hashash. Ata ishin më të njohur për ekzekutimet e tyre dramatike të figurave politike abaside dhe selxhuke. Aq të njohur ishin Vrasësit sa që hartat gjatë kryqëzatave shënonin bregdetin sirian si "Vendi i Vrasësve". Fjala angleze "assassin" rrjedh nga "hashishin", që do të thotë "marrës i hashashit".


Philip K. Hitti shkroi në "Libri i Grass: Një Antologji mbi kërpin Indian": "Lëvizja e vrasësve, e quajtur "propaganda e re" nga anëtarët e saj, u inaugurua nga al-Hasan ibn-al-Sabbah (vdiq më 1124) , ndoshta një persian nga Tusi. Motivet ishin dukshëm ambicia personale dhe dëshira për hakmarrje. Si i ri në al-Rayy, al-Hassan mori udhëzime në sistemin Batinit dhe pasi kaloi një vit e gjysmë në Egjipt u kthye në vendin e tij të lindjes si një misionar fatimid* (sekt ezoterik). Dukshëm edhe Gyleni i përket një lëvizjeje ezoterike në funksion dhe besim. Komentimet batînî/ezoterike të teksteve të shenjta bërë nga Gyleni janë shpesh heretike ose minimalisht të paqarta me një sens të lartë ambiguiteti dhe dykuptimësie.


Kreu i organizatës Gylen, ndërsa përcjell mesazhet që dëshiron ndaj masës objektive, përdor shprehje si: “dikushi”, “një njeri”, “një transmetues”, “njëri prej personave që kanë arritur të përfitojnë shqisën e zbulimit, si mjet për të njohur të panjohurat”, “njëri prej shokëve tuaj”, “në gjendje të zgjuar” dhe “në botën e ëndrrave”. Duke përdorur këto shprehje, përpiqet të mos flasë në vetën e parë, pra që ai të mos paraqitet si kryefjalë. Ajo çka synohet në planin e mëpastajmë të këtyre shprehjeve me kuptim të fshehtë, është vetë ai, një fakt ky që nuk mund të shpëtojë nga sytë e atyre që njohin mirë stilin e tij. Me këtë lëvizje strategjike, ai dëshiron të ngrejë kultin e individit sikurse edhe Hasan Sabahu e ngriti atë nëpërmjet veprave okulte dhe fjalëve plot mister dhe ambiguitet.
Assasinët ishin mjeshtër të maskimit dhe vjedhjes. Ata shpesh maskoheshin si ushtarë ose shërbëtorë dhe punonin në një pozicion besimi, ndonjëherë u duheshin muaj për ta arritur këtë, kështu që ata mund ta vrisnin lehtësisht viktimën e tyre - një vezir, një princ, një udhëheqës fetar, luftëtar ose mbret. Dukshëm edhe gylenistët maskohen si mësues, fetarë, klerikë apo shkencëtarë, por me qëllime të qarta infiltrimi dhe asgjesimi të strukturave të caktuara të shtetit apo shoqërisë dhe zvendësimit të tyre me struktura të reja të komanduara në çdo hallkë nga krerët më të lartë të organizatës dhe vet Gylenit.
Për këtë gjatë indroktinimit me tekstet fetare, siç është tukja/shtirja, dyfytyrësia, normalisht që ushtari, i rekrutuari i thjehstë nuk do e pranojë një gjë të tillë, ndaj vetëm një teolog që ka mësuar nga strukturat Gyleniste mundet të arrijë që ti bindë se këtë tukje/shtirje po e bëjnë për ideale më të larta dhe se shpërblimi do jetë edhe në botën tjetër. Personat që përjetojnë ankth, ndihen fajtor për gjërat e pa-drejta, mëkatet që bëjnë, disa edhe dezertojnë nga misioni dhe kush më mirë se një klerik i kësaj organizate do ti qetësonte shpirtërisht me Fetva se gjithçka ka bërë lejohet fetarisht, duke u justifikuar me idealin apo qëllimin më madhor.


Ndërsa nga Alamuti (kështjella kryesore e Hashashijunve), mjeshtri i madh (Hasan Sabah) me dishepujt e tij bënë bastisje të befasishme në drejtime të ndryshme në fortesa të shumta. Në ndjekje të qëllimeve të tyre, ata përdorën lirisht dhe pabesisht kamën (armë), duke e reduktuar (nëpërjmet bindjes ideologjike) atentatin në një art. Organizata e tyre sekrete, e bazuar në paraardhësit ismailitë, zhvilloi një agnosticizëm që synonte të emanciponte të rekrutuarin nga pengesat e doktrinës, e ndriçoi atë për tepricën e profetëve dhe e inkurajoi të mos besonte asgjë dhe të guxonte të gjithë. Poshtë mjeshtrit të madh qëndronin prijësit e mëdhenj, secili në krye të një distrikti të caktuar. Pas këtyre erdhën propagandistët e zakonshëm. Shkalla më e ulët e urdhrit përbënin "fidaitët", të cilët qëndronin gati për të ekzekutuar çdo urdhër që do të jepte mjeshtri i madh. Po ashtu nga ana tjetër infiltrimet tejet të fshehtë tek lëvizja gyleniste është gati okulte dhe vështirë e dokumentueshme pasi ata janë të lidhur nëpërmjet një rriti iniciacioni e besnikërie ndaj sektit gylenist. Në praktikë, përkushtimi ndaj kauzës (hizmet shpesh përkthehet si shërbim), bindja ndaj eprorëve dhe bindja ndaj shtetit/sundimtarëve ishin të lidhur si shtresa koncentrike. Një vazhdimësi e parimeve të përkushtimit (dhe mënyra se si bindja është e strukturuar si shtresa dhe hierarki) lidhet thellësisht me një imagjinatë të veçantë naive.


Marco Polo i përshkroi Assasinët si burra që u droguan me verë hashashi dhe më pas u dërguan në një luginë të harlisur ku të gjitha dëshirat e tyre seksuale plotësoheshin për të fituar besnikërinë e tyre. Që atëherë, udhëheqësi i sektit, thotë historia, mund t'i urdhërojë këta burra të kryejnë çdo urdhër, madje edhe të vrasin brutalisht veten. Udhëheqësit e mbretërive në Lindjen e Mesme punësuan anëtarë të sektit për shuma të mëdha parash për të kryer atentate.Marco Polo na jep një përshkrim të kopshtit që rrethon pavionet dhe pallatet e ndërtuara nga mjeshtri i madh në Alamut dhe më pas jep një përshkrim të dytë të metodës me të cilën mjeshtri thuhet se i kishte hipnotizuar me hashash "vetëflijuesit" e tij. Polo kaloi pranë zonës së Assassinëve në 1271 ose 1272.


Në rrëfimin e Marco Polo, Sire de Joinville shkroi në "Le Vieil de la Montaingne ne creoit pas en Mahommet, aincois creoit en la Loi de Haali, qui fu Oncle Mahommet": Ithtarët e familjes së Aliut (Fatimitët) si pasardhës të vërtetë të Profetit kanë ekzistuar që nga dita tragjike e vdekjes së Huseinit dhe në mesin e tyre, ndoshta për shkak të fshehtësisë me të cilën ata ishin të detyruar të mbanin besnikërinë e tyre, ka pasur gjithmonë një tendencë për të gjitha llojet e doktrinave të çuditshme dhe mistike; si në një drejtim të madhërimit të 'Aliut si një lloj mishërimi i Hyjnisë, një personazh në të cilin përfaqësuesit e tij të linjës trashëguese u mbajtën në një farë mënyre për zhvillimin e panteizmit dhe çlirimin nga çdo besim dhe parime pozitive. Nga këta Aliitë, të quajtur përfundimisht Shia, një sekt kryesor dhe shkaktarë të shumë degëve heretike, ishin Ismailitët, të cilët morën emrin e tyre, nga Imami i shtatë, kthimin e të cilit në tokë ata pretenduan se e prisnin në fund të Botës.


Thuhej se rekrutët e rinj të sektit të vrasësve u dërguan në kopshtet luksoze të sektit dhe iu dhanë sasi të mëdha hashashi dhe u thanë se euforia e tyre ishte vetëm një aluzion i kënaqësive që i prisnin në parajsë nëse do të bëheshin martirë gjatë përmbushjes së misioneve të tyre. Anëtarët e sektit thuhet gjithashtu se morën hashash për t'u dhënë kurajo për të kryer misionet e tyre të rrezikshme.


Sipas një rrëfimi kinez, siç përkthehet nga Remusat: "Ushtarët e këtij vendi (Mulahi) janë hajdutë të vërtetë. Kur shohin një të ri të epshshëm, e tundojnë me shpresën e fitimit dhe e sjellin në atë pikë sa ai do të jetë i gatshëm të vrasë me dorën e tij babanë ose vëllanë e tij të madh. Pasi të regjistrohet, e dehin dhe e çojnë në atë gjendje në një vendstrehim të izoluar, ku magjepset me muzikë të hijshme dhe gra të bukura. Të gjitha dëshirat e tij plotësohen për disa ditë dhe më pas (në gjumë) transportohet përsëri në pozicionin e tij origjinal. Kur zgjohet, e pyesin se çfarë ka parë. Më pas informohet se nëse do të bëhet vrasës, do të shpërblehet me të njëjtën lumturi. Dhe me tekstet dhe lutjet që ata i mësojnë, e nxisin atë në një shkallë të tillë që çfarëdo porosie që t'i jepet, ai do të guximshme për vdekjen pa u penduar për ta ekzekutuar atë."


O shef! jam zgjuar apo jam duke ëndërruar?" Për të cilën shefi: "O i tillë, ki kujdes që ëndrrën të mos ia tregosh asnjë të huaji. Dije se Aliu, Zoti yt, ka garantuar të të tregojë vendin e destinuar për ty në Xhenet... Prandaj, mos hezito asnjë moment në shërbim të Imamit, i cili në këtë mënyrë dëshiron të tregojë kënaqësinë e tij me ty." . Këto janë metoda të ngjashme me ato që Guleni dhe pasuesit e tij (apo të zgjedhurit në hierarki) përdornin për të nxitur fetarizëm dhe indoktrinim të thellë tek njerëzit e rëndomtë (apo ithtarët potencial të lëvizjes) të cilët ata kërkonin ti inkuadronin në organizatën okulte-mesanike FETO. Për këto metoda ka material të bollshëm, të shkruar apo video, të cilin pjesërisht do ta cekim më poshtë.


Duke qenë i vetëdijshëm për ndjenjat laike, Gyleni kurrë nuk e deklaroi veten një udhëheqës fetar – as nuk u përpoq të formonte/udhëheqte një rend tarikat/sufi. Regjimi laik turk kishte një histori të gjatë të synimit të udhëheqësve të tarikatit. Në dekadat e para të Republikës Turke, İstiklâl Mahkemeleri ekzekutoi në mënyrë famëkeqe disa udhëheqës sufi me dyshimin se po tentonin të kthenin hilafetin/hilafetin. Që atëherë, tarikatet kanë qenë nën vëzhgimin e shtetit pasi ato shiheshin si kërcënuese për regjimin laik. Në vend që të jetë pjesë e një tarikati ekzistues, të formojë udhëheqje në një, apo edhe të përpiqet të formojë një të ri (tradicionalisht jo e mundur), Gyleni ka marrë një strategji më pak të guximshme dhe të rrezikshme. Ai është paraqitur si një predikues i thjeshtë, i cili është (pamerituar, shton ai) i dashur dhe i ndjekur nga shumë njerëz. Mungesa e një rendi të ngjashëm me tarikatin ka mundësuar dhe përforcuar gjithashtu organizimin misionar të lëvizjes. Ndërsa nga ana tjetër në fshehtësi Gyleni ka përdorur edhe metodat e tarikateve sufiste të cilat e mbipopullojnë Turqinë. Në një tarikat, rekrutimi shpesh ndodh përmes mjeteve shpirtërore, siç është thirrja në ëndërr nga shehu. Disa pjesmarrës në këtë tarikat dëshmojnë se kryenin rite të tilla duke u ngritur në mes të natës me foton e Gylenit përballë.

 

Vazhdon....

XS
SM
MD
LG