Lidhje


Ambasadori i Turqisë Atay: Ne ndjekim çdo levizje. Gylenistët dhe Baba Mondi në takim me ambasadoren izraelite.

Ambasadori i Turqisë Tayyar Kağan Atay i ftuar në një iftar të organizuar nga shoqata TUMED (Shoqata e të diplomuarve në Turqi), tregoi vëmendjen që ka shteti turk ndaj ngjarjeve të fundit në Shqipëri, protetstat per Palestinën, për gylenistët dhe takimin e Bujar Spahiut dhe Baba Mondit me ambasadoren e Izraelit.

 

Ai tha Turqia ndjek me vëmendje gjithçka që ndodh në Shqipëri por nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

 

Atay u fokusua tek mbështetja që i ka dhënë populli shqiptar popullit palestinez. Ai vlerësoi pesë protestat që janë bërë në mbështetje të Palestinës dhe për dënimin e gjenocidit që po ndodh atje.

 

Ai gjithashtu vlerësoi protestat që janë bërë kundër organizatës FETO dhe pushtimit të KMSH-së nga kjo organizatë.

 

Ai tha se është intensifikuar puna ndërmjet dy qeverive për çrrënjosjen e kësaj organizate nga Shqipëria. Gjithashtu ai dha lajmin se presin që xhamia e Namazgjasë të hapet së shpejti. Ai tha se zyrtarëve turq nuk iu lejohet të bashkëpunojnë apo të takohen me anëtarët e kësaj organizate të cilësuar terroriste në asnjë vend të botës.

 

Ai solli në vëmendje edhe takimin që kryetari gylenist i KMSH-së Bujar Spahiu dhe Baba Mondi kryen me ambasadoren e Izraelit. Për takimin e Spahiut me këtë ambasadore e nënkuptoi si diçka të pritshme për aleancën që gylenistët kanë me Izraelin, sepse nga gylenistët nuk pritet gjë tjetër, por për kreun e Bektashinjve tha “i bëjmë thirrje Baba Mondi të jetë i kujdesshëm, Izraeli ka vrarë më shumë se 30 mijë civilë”.

 

Gjatë fjalës së tij ambasadori i Turqisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin shtetit dhe popullit shqiptar për ndihmën e dhënë me rastin e tërmetit. Ai tha se ndihma e dhënë nga Shqipëria ishte shumë më tepër sesa kapaciteti i saj, duke nisur nga grupet e shpëtimit ashtu edhe tek ndihmat e tjera në të holla, veshmbathje dhe pajisje shtepiake.

XS
SM
MD
LG