Lidhje


Top Channel provokon rëndë muslimanët në Bajram

Top Channel provokon muslimanët në ditën e Bajramit, duke marrë në televizjonin e tyre Top News në intervistë, një jomusliman duke e trajtuar atë si përfaqsues të muslimanëve. Personi i marre në intervistë quhet Samad Ghori dhe është misionar i fesë Ahmadija në Shqipëri.

 

Intervista u krye në ambientet e tempullit Ahmedi në Tiranë. Tempulli Ahmedi ndodhet në dalje të Tiranës në krah të autostradës Tiranë-Durres. Ai i përngjason një xhamie dhe ka dy minare.

 

Feja Ahmedija e ka bazën tek një profet i rremë, Ahmed Kadjani, i cili ka jetuar në Indine e pushtuar nga Anglia në shekullin e 19 dhe ka vdekur në vitin 1908. Sipas të gjithë dijetarëve Islam sunni por edhe sipas drejtuesve fetarë të doktrinës shiite, kjo fe dhe ndjekësit e saj nuk janë musliman.

 

 

A është e rastësishme kjo intervistë ?

 

Nëpërmjet kësaj interviste Top Channel dhe filiali i tij Top News, promovojnë këtë fe duke u perpjekur të largojnë muslimanët nga feja e tyre. Ata promovojne një jomusliman për tia paraqitur popullit shqiptar figurën dhe ligjërimin e tij, si figurë dhe ligjërim islam. Ky provokim i rëndë vjen pikërisht ne diten e Fiter Bajramit.

 

Feja Ahmedija është një fe së cilës i kushtohet shumë rendesi nga elitat jomuslimane në të gjithë perendimin duke u përpjekur ta promovojne atë tek muslimanët.

 

Ne te njejten mënyrë sikurse Kadjanizmi, edhe gylenizmi është nje sekt i cili promovohet nga sekularizmi perendimor jomusliman per te percuar idene e një feje të zhveshur nga elementet klasike qe e ndertojne atë dhe që janë thelbi i vetë Islamit.

XS
SM
MD
LG