Bujar Spahiu dhe ambasadorja e Izraelit sërish bashkë
Baba Mondi ka bërë sërish bashkë kreun gylenist të KMSH Bujar Spahiu me ambasadoren e Izraelit. Kjo ka ndodhur pak dite më parë në kryegjyshatën bektashite në Tiranë, në një iftar të organizuar nga këta të fundit.
Spahiu nuk e ka shfaqur këtë në postimet e tij, megjithëse ai është kujdesur të paraqesë të gjithë iftaret dhe takimet e tij në rrjetet sociale.
Megjithë krimet dhe gjenocidin që po ndodh në Palestinë, gylenistët vazhdojnë të qëndrojnë në anën e Izraelit duke ngrënë, duke pirë dhe duke biseduar me ta sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Nga krahu tjetër ata nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim për mbështetjen e Palestinës dhe nuk kanë dënuar as gjenocidin që po ndodh në Palestinë, as dhunimin e vendit të shenjtë islam, xhamisë Al Aksa.
Megjithëse kritikat e ashpra që i janë bërë gylenistëve nga besimtarët musliman shqiptar, ata vazhdojnë të qëndrojne të patundur dhe sfidues në krahun e Izraelit. Në të njëjten situate sikurse tani, nënkryetari gylenist i KMSH Lauren Luli, asokohe myfti i Tiranës, qëndronte në tavolinen e iftarit me ambasadoren e Izraelit ne vitin 2021 teksa atëherë Izraeli vriste disa qindra fëmijë dhe civilë. Në atë kohë rreth 100 hoxhallarë kërkuan dorëheqjen e tij, por gylenistët iu përgjigjen sikurse edhe herë të tjera “ne nuk e rruajmë për firmat tuaja”
Qartazi e njëjta situatë vazhdon edhe tani, ku me qëndrimin e tij sfidues kryetari gylenist Spahiu nuk e rruan pse janë vrarë 13 mijë fëmijë musliman në Palestine dhe as nuk e rruan pse muslimanët shqiptarë e kritikojnë ashpër dhe nuk duan ta shohin atje. Kjo është normale sepse muslimanët nuk i pyet askush në Komunitetin Musliman, gjithçka është në dorën e Gylenit dhe bandës së tij mafiozo-terr oriste.
Deri kur do vazhdoj që kryetari i muslimanëve mos ta rruaj për muslimanët, por tu lëpij b.. vra sësve të muslimanëve ?!