Harmonia që buron nga ligjshmëria
Nga Alban Gorishti
Para disa ditësh prezantova në xhenazen e nënës së një figure të njohur të komunitetit tonë. Faktikisht kisha kohë që nuk vizitoja varrezat e Tiranës, kur mendon për metropole si Tirana realisht gjithnjë të vjen ndërmend banesat, rrugët, sheshet dhe supermarketet e stërmbushura me mall dhe njerëz, por harron që një qytet kaq i madh medoemos duhet të ketë edhe një 'qytet të nëndheshëm' po aq të madh. Duke shkuar atje lart ajo që më bëri përshtypje ishte shtrirja e këtij 'qyteti', tashmë 'vilat' e njerëzve që 'pushojnë' aty i kishin kaluar vilat e të pasurve apo ato të banorëve autokton për nga lartësia gjeografike.
Duke ecur nëpër ato 'shtëpi' sheh fotot e banorëve të tyre e kjo të jep përshtypjen sikur ata janë gjallë por në fakt koha e projektimit dhe zbatimit jetësor për ta ka përfunduar. Dikur ata ishin sikurse ne, ushqeheshin sikurse ne madje interesoheshin për ardhmërinë e vendit dhe familjeve të tyre sikurse edhe ne.
Kështu pas njëfarë kohe pritjeje xhenazja e nënës tonë u fut në 'qytetin' afër reve edhe pse poshtë tokës. Me të u futën edhe familjarët e saj të cilët edhe pse me dhembje në shpirt po e shoqëronin nënën e tyre në 'shtëpinë' e saj të përkohshme.
Kështu tërë ai kallaballëk u rreshtua në rrugicat e atij 'qyteti' për ta përshëndetur nënën tonë me përshëndetje islame, aty të tubuar bashkë pashë fytyra të vjetra e të reja, të njohura e të panjohura. Një tubim harmonik dhe i qetë të cilin e zbehu (në sytë e mi) prezenca e gylenistve të KMSH-së.
Ishte kjo prezencë që sikur e zbehu dhe e veniti paksa harmoninë e atij momenti, harmoni që buron nga ligjshmëria dhe sovraniteti i komunitetit tonë. Ky sovranitet kalon nëpër shumë procese sociale, shpirtërore duke pësuar metamorfoza të ndryshme derisa të zejë vend në formën e pranueshmërisë kolektive dhe fizionomive sociale.
Pasi hoxhallarët, pjesë e kësaj pranueshmërie kolektive, folën pata frikë se mos abuzivët e KMSH-së do ta thyenin këtë harmoni ligjshmërie me fjalë rasti desakralizuese të kësaj dakordësie të 'heshtur'. Por prezenca e tyre u minimizua tërësisht nga 'mbytja' e ligjërimit të tyre edhe pse në një dakordësi të dominuar nga heshtja.
Duke vështruar hoxhallarët që e gëzojnë këtë pranueshmëri më erdhi ndërmend sesa jo legjitime është diskursi i këtyre zotërinjve gylenist të cilët nuk e gëzojnë aspak (madje as 1%) legjitimitetin që buron qoftë edhe nga një dakordësi e heshtur. Por ashtu kur i shihja tek kryenin shërbesat fetare pashë shikimet e njerëzve të cilat janë po ashtu domethënëse nëse duam të kuptojmë se nga buron kjo ligjshmëri, ky sovranitet i atyre që me të vërtet gëzojnë statusin e prijësit.
Siç nga ana tjetër duke parë siluetat gri të gylenistëve kuptova sesa të vegjël janë por i zmadhon konformizmi dhe apatia jonë në spostimin e tubimeve të tilla heshtjeje dhe ngushëllimi në përditshmërinë e tubimeve tona, qofshin ditore, javore apo vjetore.
Po ashtu duke parë tërë ata besimtarë dhe hoxhallarë që prezantuan në xhenazen e nënës tonë mu kujtua fjala e ibn Mesudit që thotë se :.... atë që e shohin muslimanët si gjë të mirë ajo është tek Allahu e mirë; dhe atë që ata e shohin të keqe, ajo është tek Allahu e keqe". Shënon Ahmedi (3600).
Nuk duhet harruar se ajo për të cilën muslimanët dakordësohen se është e mirë në jetën e kësaj bote ajo është e tillë edhe tek Allahu në botën tjetër. Kjo edhe sipas haditheve të shumta të trashëgimisë besimore, ju jeni dëshmitarëte Allahut në tokë.
Ndaj në këtë ekuacion gylenistët atë ditë ishin jashtë vendit siç janë po ashtu në përditshmërinë e përfaqësimit institucional.