Gylenistët e KMSH-së ndalojnë hoxhë Burhan Filin të mbajë ligjëratë në një xhami në Tiranë
Një akt i pahijshëm ka ndodhur me urdhër të gylenistëve të KMSH, në një nga xhamitë e Tiranës. Imami i xhamisë ka ftuar në xhami për një ligjëratë një nga hoxhallarët emblemë të Shqipërisë hoxhën Burhan Fili, por sapo është marr vesh kjo nga gylenistët e KMSH, menjëherë kane urdhëruar imamin e xhamisë ta ndaloj këtë ligjëratë.
Imamin e ka telefonuar një nga anëtarët e kryesisë, për tia komunikuar këtë urdhër të pacipë.
Hoxhë Burhan Fili është nga hoxhallarët me të vjetër dhe më të shquar të Shqipërisë. Ai është arratisur nga Shqipëria në kohën e komunizmit në vitin 1976 dhe ka jetuar në SHBA. Më pas ka studiuar për shkencat islame në Egjypt dhe është autor i disa librave. Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri ai u kthye menjëherë në atdhe ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e Komunitetit Musliman, ku pa dyshim mund të konsiderohet figura kryesore në Komunitetin Musliman pas hafiz Sabri Koçit.
Që prej vitit 1990 hoxhë Fili, ka pasur një angazhim maksimal në përhapjen e fesë Islame në Shqipëri, por ajo që e bën atë akoma me te vecante është fakti se ai gjithmonë ka qenë një zë i ashpër kundrejt padrejtësive dhe kurrë nuk ka bërë kompromis me to.
Sikurse kundrejt çdo padrejtësie dhe maskarallëku, hoxhë Burhani ka qenë një kritik i ashpër kundër pushtuesve te Komunitetit Musliman, gylenistëve. Ai ka marrë pjesë rregullisht në protestat dhe aktivitetet e Mexhlisit, ku janë demaskuar maskarallëqet e sektit gylenist në krye të KMSH.
Gylenistët mbajnë të pushtuar Komunitetin Musliman nëpërmjet shantazhit te vazhdueshem që u bëjnë hoxhallarëve. Ata nuk kanë aspak turp apo cipë për të ndalur askënd nga minberet e xhamive, sikurse është rasti në fjalë, që hoxhë Burhan Fili mund te quhet nga mosha dhe nga aktivizmi i tij, babai i Komunitetit Musliman.