Lidhje


Parandalimi i puçit: 8 vjet nga rezistenca historike e popullit turk

Organizata terroriste Fetulla (FETO) që nga themelimi i saj ka përdorur të gjitha mjetet për të depërtuar në çdo pore të shtetit turk dhe më në fund tentoi të kryente një grusht shteti natën e 15 korrikut 2016, kur të gjithë aktivitetet e saj të paligjshme dhe të pabesë që kryheshin nën maskën e të ashtuquajturit “xhemat”.
 
Pikërisht tetë vjet më parë, terroristët e FETO-s rrokën armët në një përpjekje të pabesë për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur ligjërisht të Türkiyes.
Fitorja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet me 49 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e përgjithshme të 1 nëntorit 2015 shkaktoi panik të madh në radhët e FETO-s.
 
 
Duke ditur se qeveria, e cila u rikthye në pushtet, me vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak (YAS) do të shkarkonte nga ushtria pjesëtarët e infiltruar të FETO-s, organizata terroriste u trondit nga vendimi i atëhershëm i Kryeprokurorit publik në Izmir për të urdhëruar masën e paraburgimit ushtarëve të tillë, duke përfshirë gjeneralët.
 
 
Pas komploteve të shumta si rasti i përgjimeve masive të zyrtarëve të lartë, duke kërkuar marrjen në pyetje të kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) Hakan Fidan, ndalimin e kamionit MIT në jug të Türkiyes, FETO-ja kuptoi se nuk mund të detyronte më qeverinë e Türkiyes për të bërë një hap prapa, ndaj vendosi të bënte një grusht shteti si mjetin e fundit.
 
 
Urdhri për tradhti erdhi nga lideri i FETO-s.
 
 
Lideri i organizatës terroriste FETO, Fetulla Gylen, ka qëndruar para kamerave më 19 mars 2016 dhe ka dërguar mesazhe që më vonë do të konstatohet se u janë drejtuar atyre që organizuan tentativën për grusht shteti ushtarak.
 
 
Përkatësisht, ai tha se po fliste “në emër të banorëve të Kapadokisë”, dhe nga hetimet u konstatua se ky kod i referohej ushtarëve që kryen tentativën për grusht shteti ushtarak më 15 korrik.
 
 
Sipas këtij udhëzimi të liderit terrorist, anëtarët e degëve civile dhe ushtarake të FETO-s përfunduan përgatitjet për grushtin e shtetit në gjithë Türkiyen dhe filluan të prisnin orën e ekzekutimit, e cila duhej të ishte ora 03:00 e datës 16 korrik 2016.
 
 
Megjithatë, disa orë para tentativës për tradhti, një pilot major i helikopterit shkoi në Drejtorinë e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe njoftoi se FETO po planifikonin të ndalonin kreun e MIT-it Hakan Fidan.
 
 
Kreu i MIT-it në atë kohë, sot ministri i Jashtëm, Fidan, ia ka përcjellë këtë informacion shefit të dytë të Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë, gjeneralit Yasar Guler dhe më pas ka dërguar ndihmësin e tij në Shtabin e Përgjithshëm për të përcjellë detajet.
 
 
Pas bisedës me zyrtarin e MIT-it, gjenerali Guler i ka përcjellë përmbajtjen e takimit edhe shefit të atëhershëm të shtabit të përgjithshëm, gjeneral Hulusi Akar.
Më pas gjenerali Akar urdhëroi Qendrën Operacionale të Forcave të Armatosura Turke të kthejë avionin në baza dhe të mbyllë hapësirën ajrore për fluturimet.
Përveç kësaj, Akar urdhëroi komandantin e Korpusit të 4-të, gjenerallejtënant Metin Gurak, të parandalonte vendosjen e mjeteve të blinduara nga Komanda dhe Divizioni i Trajnimit të Blinduar të Etimesgut dhe dërgoi komandantin e atëhershëm të ushtrisë tokësore, gjeneralin Salih Zeki Çolak, në Aviacionin Tokësor për të parandaluar fluturimet me helikopterë./trtballkans
XS
SM
MD
LG