Lidhje


Devijimet në besim të Organizatës famëkeqe okulte “Fetullah Gylen” - 7

Gyleni pretendon se e njeh të padukshmen dhe se mundet të arrijë në horizontin që bart sekretet hyjnore

 

Gyleni shpreh në veprën e tij me titullin Fatiha Üzerine Mülahazalar (Diskutime mbi suren Fatiha): “... Atëherë njeriu do të mund të arrijë në horizontin e përsosmërisë me anë të marifetit (gnozës sufiste) të tij, do të mund të arrijë në sekretet e botës hyjnore, do të mund të kthehet pas dhe të gjejë vendin e vet mes botës së krijesave dhe hyjnores, si dhe do të thotë: ‘Unë nuk jam zot, por rob’...” (Gülen, Fatiha Üzerinde Mülahazalar, Nil Yayınları, İstanbul 2011, f. 29). Në këtë pasazh Gyleni thotë: 1. Njeriu mund të arrijë te sekretet që lidhen me individualitetin e Allahut. 2. Mund të marrë një pozicion mes krijesave dhe hyjnores. Sipas Islamit, sado në nivel të lartë të arrijë një njeri, është e pamundur që të kapë “kufirin ku të mund të njihen sekretet e Allahut të Lartmadhëruar”. Sepse Allahu i Lartmadhëruar urdhëron: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikëqyrës (melekë).” (Xhinn, 27-26/72).

 

Edhe pejgamberët mund të dinë aq sa Allahu u ka bërë të ditur. Si rrjedhojë, të thuash se robi mund të arrijë deri në horizontin që bart sekretet hyjnore dhe t’ia paraqesësh këtë xhemaatit si një kufi që mund të arrihet, për më tepër t’u thuash atyre se kanë arritur në këtë kufi dhe janë kthyer pas (Unë nuk jam Zot, por jam rob), është një shprehje që nuk mund të përputhet me perceptimin e Allahut dhe të robit në Islam. Në një koment që përdoret në kuadër të shpjegimit të bisedës mes Allahut dhe Pejgamberit në ngjarjen e Miraxhit, thuhet se kjo bisedë realizohet “në një nivel mes krijesave dhe hyjnores”. Fjala ‘imkan’ që përmendet në këtë koment përfaqëson krijesat; ndërsa fjala ‘vuxhub’ përfaqëson Krijuesin. Kështu, mes njeriut dhe Zotit krijohet një formë e re qenësie. Spikat fakti që kjo shprehje përngjason me figurën gjysmëzot e gjysmënjeri të Herkulit, të cilën Gyleni e përfshin në veprat dhe fjalimet e tij nga mitologjia greke. Ai, duke përdorur këtë koment, pretendon se një bisedë ashtu si në miraxh, mund të ndodhë edhe për njerëzit e tjerë. Pa dyshim që kur thotë këtë, si gjithmonë synon veten në mënyrë të tërthortë

 

Po ashtu ai thotë se mund të marrë të dhëna mbi arshin dhe kursinë, ose “Nderi i Zotit!". Diçka të ngjashme me sekretin e cituar më lart në trajtën “sekreti që pretendon se ekziston ndërmjet Allahut dhe atij” mund ta shohim në veprën me titull Fasıldan Fasıla 1: “Për sa kohë nuk më drejtohet ndonjë pyetje në lidhje me paqartësinë e arshit dhe kursisë, parapëlqej të mos flas. Sepse këto i perceptoj si nderin e Zotit tim. Ashtu siç nuk flas për sekretet e një personi shumë të afërt për mua, po ashtu nuk dua të flas edhe për arshin dhe kursinë...” (Gülen, Fasıldan Fasıla 1, Nil Yayınları, İzmir 1995, f. 45).

 

 

Këtu Gyleni thekson dy kritere: 1. Sikur zotëron të dhëna specifike në lidhje me arshin dhe kursinë. 2. Sikur këto të dhëna nuk i shpjegon, ngaqë di dhe njeh nderin e Zotit. Arshi dhe kursia që citohen në Kur’anin Famëlartë dhe në hadithe fisnike, janë krijesa të Allahut, për të cilat nuk mund të kemi një informacion të detajizuar.

 

 

Gyleni e shfaq veten sikur ka informacione mbi ta, por nuk preferon t’i shpjegojë. Natyrisht, ata që e dëgjojnë atë kaplohen nga ndjenja se në çfarë pozite të lartë gjendet ai. Kështu ai i manipulon mendjet e njerëzve duke përdorur dy krijesa madhështore të ALlahut për të cilat kemi pak njohuri. Një çështje tjetër që tërheq vëmendje këtu është fakti se Gyleni, në lidhje me arshin dhe kursinë bën një ngjasim të tillë duke thënë “nderi i Zotit”. Si rrjedhojë, edhe në një fjalim tjetër të tij përdor të njëjtën shprehje (https:www.youtube.com/watch?v=tZAwMFjLHuc Erişim tarihi 19.07.2017, 12:29). Kuptimi që bart në gjuhën dhe traditën turke fjala ‘namus’ është i qartë. Fakti që bëhet një përngjasim i tillë në lidhje me Allahun e Lartmadhëruar, nuk është tjetër veçse një heretizëm. Është interesante se Gyleni, këto të dhëna që i pranon gjoja si nderin e Zotit, i shpjegon menjëherë sapo të drejtohet një pyetje në lidhje me ta.

XS
SM
MD
LG