Lidhje


Ç’po ndodh me pronën vakëf pas Pallatit të Kulturës dhe godinën 100 katëshe që do të ndërtohet atje ?!

Letër e hapur drejtuar imamëve të Tiranës dhe për dijeni mbarë besimtarëve të Shqipërisë.

 

Të nderuar imamë të Tiranës !

 

Kohët e fundit, qyteti ynë po bëhet dëshmitar i një ndryshimi të rëndësishëm në qendrën e Tiranës. Në një ndër lulishtet e fundit që kanë i ngelur qendrës se qytetit, aty ku dikur ishte pazari historik i Tiranës, do të ndërtohet një godinë 100-katëshe, 300 metra e lartë. Përtej anës urbanistike, ky projekt ngre një sërë pikëpyetjesh të rëndësishme për ne si komunitet mysliman, pasi kjo kullë do të ndërtohet mbi një pronë të Komunitetit Musliman rreth 2500 metra katrorë, pra mbi një pronë vakëf dhe për këtë nuk ka asnjë lloj transparence megjithëse vlera e pjesës së ndërtuar mbi pronën e KMSH përllogaritet të jetë nga 400 deri në 600 milion euro.

 

Si besimtarë dhe anëtarë të këtij komuniteti, ne kemi detyrën dhe të drejtën të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie për pronat tona të shenjta. Në këtë frymë, ju drejtojmë disa pyetje që duhen sqaruar.

 

 1. A është e vërtetë që për këtë pronë ka një kontratë të miratuar nga Kryesia e KMSH ? A ekziston dokumentacioni që tregon se kontrata është miratuar zyrtarisht nga Kryesia ?

 

   - Nëse po, ku mund të gjendet ky dokument dhe cilët janë personat përgjegjës për miratimin e tij ?

 

 2. Përqindja, koefiçienti i shfrytëzimit, sipërfaqja në metra katror dhe pronësia e KMSH:

 

- Sa është koeficienti i shfrytëzimit për këtë pronë dhe sa është përqindja e përfitimit e parashikuar për komunitetin mysliman ?

 

- Sa metra katror do të jetë ndërtimi dhe sa i përket Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH)?

 

 ⁃ Sa është përqindja që përfiton Komunitetit Musliman dhe sa është përqindja që përfitojnë pronarët e tjerë të tokës dhe kush janë pronaret e tjerë te tokës ? 

 

 3. A është kontrata subjekt i fetvasë teologjike të Këshillit të Teologëve ?

 

   - A është kërkuar dhe marrë një fetva teologjike nga Këshilli i Teologëve për këtë kontratë ?

 

   - Nëse po, cilat janë rekomandimet dhe arsyetimet e Këshillit të Teologëve ?

 

 4. A ka dijeni Këshilli i Myftinisë së Tiranës për vendimmarrjen dhe menaxhimin e pronës ku do të ndërtohet kjo godinë gjigande 100-katëshe ?

 

A është informuar ai dhe ca qëndrimi ka mbajtur ?

 

 5. Anëtarët që kanë firmosur marrëveshjet :

   - Kush janë anëtarët e drejtorisë së pronës vakëf që kanë firmosur marrëveshjet për këtë pronë?

 

   - A ekziston një listë e plotë e emrave dhe roleve të tyre specifike?

 

 6. Raporti me shkrim për këtë pronë :

 

   - A ekziston një raport i plotë dhe i argumentuar me shkrim që shpjegon arsyet dhe qëllimet e zhvillimit të kësaj prone?

 

   - Ku mund të gjendet ky raport dhe kush është përgjegjës për përgatitjen e tij?

 

 7. Firmat e konsulencës ndërkombëtare:

 

   - A është konsultuar ndonjë firmë konsulence ndërkombëtare për vendimin dhe menaxhimin e kësaj prone?

 

   - Nëse po, cilat janë ato firma dhe çfarë rekomandimesh kanë dhënë?

 

 8. Investitori dhe konsorciumi ndërtues:

 

   - Kush është investitori kryesor dhe cilat kompani përbëjnë konsorciumin ndërtues të kësaj ndërtese?

 

   - A ka një listë të plotë të kompanive dhe individëve të përfshirë në këtë projekt?

 

 9. Koha e negociatave dhe drejtuesi i Tyre:

 

    - Sa kohë kanë zgjatur negociatat për këtë projekt?

 

    - Kush ka qenë drejtuesi kryesor i këtyre negociatave dhe cilët kanë qenë anëtarët e ekipit të tij?

 

 10. Kur është emëruar Erlis Mosha drejtor i vakëf investimeve ?

 

    - Kush është Erlis Mosha ? Cila është CV e tij ? Çfarë roli ka ai në vendimmarrjen për këtë pronë?

 

    - Cila është ekspertiza e tij profesionale për të qenë drejtues i kësaj drejtorie strategjike?

 

 11. Pyetje për myftiun e Tiranës z. Bilal (Gazmend) Teqa:

 

    - A e ka mbledhur Këshillin e Myftinisë së Tiranës dhe imamët e saj për të bërë një mbledhje specifike për këtë objekt gjigand që do të ndërtohet në pronën vakëf?

 

    - Nëse jo, cili është arsyetimi fetar dhe ligjor që ai nuk e ka bërë këtë?

 

 12. Pyetje për anëtarin e kryesisë se KMSH, z. Shpëtim Serjanaj:

 

    - Si anëtar i Kryesisë dhe drejtor i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Xhematet, a ka dijeni z. Serjanaj për këtë pronë ?

 

    - A ka firmosur ai miratimin e ndonjë kontrate në lidhje me këtë pronë ?

 

 ⁃ Pse zoti Serjanaj nuk e ka bërë publike firmosjen e kësaj kontrate ?

 

 13. Konsultimet e hapura me komunitetin dhe ekspertët:

 

    - Duke qenë se kjo është një kontratë strategjike, a ka pasur konsultime të hapura me komunitetin apo me ekspertë të fushës, specialistë të tregut imobilar dhe real estate?

 

    - Nëse jo, cilat janë arsyet për mungesën e këtyre konsultimeve?

 

 14. Stafi i kryesisë në Drejtorinë e Vakëf Investimeve:

 

    - Sa është numri i stafit në Kryesinë e Drejtorisë së Vakëf Investimeve?

 

    - A mund të bëhen publike CV-të përkatëse të anëtarëve të stafit?

 

    - A kanë përpiluar ata një raport me shkrim për Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ?

 

 15. Raporti i Drejtorisë së Financave:

 

    - A ka Drejtoria e Financave të KMSH-së një raport të shkruar për fizibilitetin e pronës?

 

    - A mund te bëhet publik stafi i Drejtorisë së Financave të KMSH ? 

 

A mund të bëhen publike CV e tyre ? 

 

A kanë ata kualifikimet e nevojshme ?

    

 16. Këshilli i Përgjithshëm dhe anëtarët e Tij:

 

    - A ka dijeni Këshilli i Përgjithshëm për këtë kontratë?

    

 17. Miratimi paraprak për institucionin e KKRT dhe përllogaritjen e tij:

 

    - A ka dhënë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndonjë miratim paraprak për institucionin e KKRT dhe përllogaritjen e tij përpara se ky projekt të miratohej me vendim qeverie ?

 

    - Nëse po, cili është autoriteti që e ka dhënë këtë pëlqim dhe a është një negocim i tillë si praktikë e njohur që është ndërtuar mbi bazën e transparencës?

 

18. Transparenca e kontratës:

 

    - Nëse kontrata është firmosur nga Kryesia, a është publikuar kjo në faqen zyrtare për transparencë?

 

    - A ka pasur oferta të tjera zhvillimi me shkrim për këtë pronë dhe cilat janë arsyet e përzgjedhjes së firmës së përzgjedhur ?

 

Të nderuar imamë të Tiranës dhe besimtarë të Tiranës, ne nuk duam te ngremë akuza të pabaza por të kërkojmë transparencë dhe mbrojtjen e pronës së komunitetit tonë dhe ne do ta bëjmë atë me te gjitha mjetet e duhura ligjore. 

 

 

Së fundmi i drejtohemi kryesisë gyleniste që ka pushtuar KMSH. A kanë perfituar individet dhe organizata e fëlliqur e juaja nga kjo marrëveshje ? Nëse po, sa keni vjedhur ? Nëse jo, pse nuk beni transparence ? A është parim i organizatës tuaj që vakëf dhe e shenjte është vetëm ajo pronë qe i shërben organizatës tuaj të fëlliqur ? A është parim i organizatës tuaj që juve ju lejohet edhe të abuzoni me pronat e KMSH në favor të organizatës tuaj të fëlliqur ? A besoni ju se do të ringjalleni dhe do të dilni para Zotit ?!

XS
SM
MD
LG