Lidhje


Për ty miku/mikja ime ateiste 1

Nga Alban Gorishti

 

Parathënia e punimit

 

Nga fillimi i shekullit të njëzetë, shkenca ishte pothuajse tërësisht e institucionalizuar dhe e profesionalizuar, pas Luftës së Dytë Botërore ajo u zhvillua jashtëzakonisht shumë nën patronazhin e pushteteve, por edhe përmes investimeve të korporatave të ndryshme. Niveli më i lartë i financimit për shkencën u aktualizua më së tepërmi  në Shtetet e Bashkuara, ku në vitin 2008 shpenzimet totale për kërkimin dhe zhvillimin ishin 398 miliardë dollarë, nga të cilat 104 miliardë dollarë erdhën nga qeveria. Por qeveritë dhe shoqatat  zakonisht nuk i paguajnë shkencëtarët për të bërë kërkime sepse ata duan njohuri të pafajshme, (pra hulumtime pa ndonjë interes të caktuar për hir të vet lëmisë përkatëse) si ajo e Adamit para Rënies nga parajsa . Emërtimi i kafshëve, klasifikimi  i specieve të rrezikuara të brumbujve në pyjet tropikale, nuk është përparsi për këto korporata. Realisht shumica e fondeve ishin një kundëreagim ndaj parullës joshëse të Bacon ‘njohuria është fuqi’(Pra ata dëshironin që me këto njohuri të ndërtonin diҫka mekanike që do tju shërbente atyre).

 

Shkenca e shekullit të shtatëmbëdhjetë krijoi një vizion të universit si një makinë e krijuar dhe e nisur nga Zoti. Çdo gjë drejtohej nga ligje të përjetshme matematikore, të cilat ishin ide “në mendjen” e Zotit. Kjo filozofi mekanike ishte revolucionare pikërisht sepse refuzoi pikëpamjen animiste të natyrës të marrë si të mirëqenë në Evropën mesjetare. Deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë, studiuesit e universitetit dhe teologët e krishterë u mësuan njerëzve se universi ishte i gjallë, i përshkuar nga "fryma hyjnore e jetës". Të gjitha bimët, kafshët dhe njerëzit kishin shpirt. Yjet, planetët dhe toka ishin qenie të gjalla, të udhëhequra nga “inteligjenca engjëllore”. Shkenca mekanike i hodhi poshtë këto doktrina dhe dëboi të gjithë shpirtrat nga universi. Bota materiale u bë fjalë për fjalë e pajetë, një makinë pa shpirt. Materia ishte e paqëllimtë dhe e pavetëdijshme; planetet dhe yjet ishin të vdekur. Në të gjithë universin fizik, entitetet e vetme jo-mekanike ishin mendjet njerëzore, të cilat ishin jomateriale.

 

Nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë, makineria qiellore u mendua se funksiononte në mënyrë të përsosur pa nevojën e një ndërhyrje hyjnore. Për shumë intelektualë me mendje akademike, krishterimi i dha jetë deizmit. Një Qenie Supreme e projektoi makinerinë botërore, e krijoi atë, e vuri në lëvizje dhe e la të funksionojë automatikisht atë . Ky lloj Zoti nuk ndërhyri  më në univers  ndaj  lutja ndaj tij tashmë ishte diҫka e pakuptimtë. Në fakt nuk kishte më kuptim asnjë praktikë fetare. Disa filozofë të iluminizmit, si Volteri, kombinuan deizmin me një lloj refuzimi të fesë së krishterë. Kështu  disa mbrojtës të krishterimit ranë dakord me deistët në pranimin e supozimeve të shkencës mekanike.

 

Më pas erdhi teoria e evolucionit e cila e demontoi teorinë e funksionimit mekanik të universit . Një Zot krijues nuk ka mundësi ta ketë krijuar këtë makinineri të kafshëve dhe bimëve që prej fillimit e më pas tërë kjo të ketë evoluar në mënyrë progresive nëpërmjet variacioneve spontane dhe selektimit natyror.

 

Brenda vetë shkencës, teoria makinerike e jetës u sfidua vazhdimisht gjatë shekujve XVIII dhe XIX nga një shkollë alternative e biologjisë e quajtur vitalizëm. Vitalistët menduan se organizmat ishin më shumë sesa makineritë: ato ishin vërtet jetësore ose të gjalla. Vitalizmi ishte dhe është herezi përfundimtare brenda biologjisë mekanike. Pikëpamja ortodokse u shpreh qartë nga biologu T. H. Huxley në 1867: Fiziologjia zoologjike është doktrina e funksioneve ose veprimeve të kafshëve. Ajo i konsideron trupat e kafshëve si makina të imponuara nga forca të ndryshme dhe që kryejnë një sasi të caktuar pune që mund të shprehet në terma të forcave të zakonshme të natyrës.

 

Më poshtë paraqitet një tabelë e cila përmbledh ndërvartësinë e Zotit ndaj krijimit sipas mëndësive dhe doktrinave të ndryshme që kanë ekzistuar përgjatë shekujve të funidt, pasi ateizmi në formën që e shohim sot në modelin e dhunshëm në të cili manifestohet duhet thënë se është një dukuri e shekujve të fundit pasi njeriu vazhdimisht ka besuar në një formë autoriteti suprem të cilit duhet ti drejtohemi pavarsisht mënyrave sesi e kanë njohur apo adhuruar atë ndërsa ateizmi modern është largim dhe ndërprerje e ashpër me çdo formë të besimit në një entitet mbinatyror.

 

Doktrinat Historike

Zoti

Natyra

Krishtërimi tradicional

Ndërveprues

Organizëm I gjallë

Mekanizmi I hershëm

Ndërveprues

Makineri

Deizmi iluminist

Vetëm krijues

Makineri

Deizmi Romantik

Vetëm krijues

Organizëm I gjallë

Ateizmi Romantik

Nuk ka Zot

Organizëm I gjallë

Materializmi

Nuk ka zot

Makineri

Islami klasik

I Gjithpushtetshëm

E varur nga Zoti

 

Por duhet thënë se përpjekjet për të shpjeguar organizmat në terma  të  përbërësve të tyre kimikë i ngjasojnë më tepër  përpjekjeve  për të kuptuar  formimin e një kompjuteri duke e bluar atë dhe analizuar elementët përbërës të tij, të tilla si bakri, germaniumi dhe silici. Sigurisht që është e mundur të mësosh diçka në lidhje me kompjuterin në këtë mënyrë, përkatësisht lëndët nëpërmjet të cilave është ndërtuar. Ngjashëm përpjekja e ateistit për ti dhënë shkencës autoritetin përfunidmtar në shpjegimin e cakut apo fillimit të materies është pikërisht si ai person i cili i shpërbën lëndët nga të cilat përbëhet një kompiuter thjesht për ti dhënë kuptim “shkencës” së tij dhe jo për të gjetur arkitektin e kësaj inxhinjerie perfekte apo arsyet e ndërtimit të saj . Asnjë makineri e prodhuar nga dora e njeriut, nuk mund të lindë vetë një makineri tjetër si vetja. Asnjë aeroplan nuk mund të sjellë në jetë një aeroplan tjetër. Ateizëm me tre rjeshta do të thotë:

 

  • Të shohësh shkaqet, por jo Shkaktarin,
  • Të shohësh veprën, e të anashkalosh Vepruesin,
  • Të shohësh artin, e të mohosh Artistin!

 

Vazhdon.........

 

XS
SM
MD
LG