Lidhje


Devijimet në besim të Organizatës famëkeqe okulte “Fetullah Gylen” - 8

Gyleni pretendon se zemërbutësia e tij është ajo që do ti shpëtojë njerëzit dhe nëse mërzisni Gylenin, nuk mund të shpëtoni pa vajtur në xhehenem!

 

Gyleni, në rreshtat e mposhtëm thotë se të mërzisësh atë është njësoj si të mërzisësh Allahun, duke kërcënuar kështu me xhehennem ata që nuk i përulen atij: “... Edhe pse atë vend (Turqinë), disa miq të mi e tregojnë si xhehennem për jetesën time personale, unë gjithmonë e kam parë si xhennet. Por ka edhe njerëz që mundohen ta drejtojnë atë vend ashtu si rojet e xhehennemit. Për hir të shtetit tim nuk kam shprehur mallkime ndaj atij vendi ashtu siç kam ndier në zemër. Për hir të shtetit tim nuk shpreha mallkime duke thënë ‘u shembshin shtëpitë e tyre, u shkatërrofshin familjet e tyre, u copëtofshin mendimet e tyre, Allahu i fustë në thellësi të dheut’. Kaq shumë i përkasim ne atij vendi, kaq vendës jemi ne. Ç’e do që të huajt na shohin me sy tjetër. Përse? Sepse rrënjët dhe origjina e tyre janë të dyshimta. Sepse vjen një ditë, në të cilën çdo gjë e hapur apo e fshehtë do të shfaqet në mënyrë të qartë. Do të takohemi pranë Allahut. Ndoshta atë ditë, si një person zemërbutë, unë mund të them: ‘Allahu im! Unë nuk dua të shkoj në xhennet pa i falur këto kobra’, por meqë këtu bëhet fjalë edhe për të drejtën e Allahut, atje nuk do të ma vënë shumë veshin. Prandaj edhe zemërbutësia ime nuk do të ketë shumë dobi. Mos të besojnë shumë në këtë.” (15-Sesli Sohbetler-2/Bamteli_11-20 (Bamteli) 20_02-Buyuk Ortadogu Projesi, min. 16.35-18.00)

 

Në këtë fjalim spikasin shprehjet e Gylenit në trajtën:

 

1. Mallkimet që shpreh me siguri do të arrijnë në objektiv.

 

2. Vajtja e tij në xhennet është e garantuar.

 

3. Atij do t’i jepet mundësia e shpëtimit të të tjerëve nga xhehennemi.

 

4. Me emra, përngjasime dhe nofka të ndryshme shpreh përçmime dhe përulje ndaj të parëve të shtetit.

 

Asnjëri prej këtyre pretendimeve nuk ka vlerë në aspektin fetar. Sepse vetëm Allahu i Lartmadhëruar është ai që do t’u japë këmbim duave, por edhe që do të përcaktojë se mallkimi i kujt do të pranohet apo jo. Kështu, të shprehësh një pretendim të prerë në këtë pikë do të thotë të tejkalosh cakun. Përveç kësaj, me shprehjet në fjalë,Gyleni, edhe pse jep përshtypjen se ka vullnetin për të mallkuar njerëzit, mallkimet në fjalimet e tij, të cilat kanë si objektiv shumë njerëz, tregojnë që imazhi i tolerancës së paraqitur prej tij është i rremë. (Për mallkimet e tij shihni: https://www.youtube.com/ watch?v=4l0o2VA1qmY; https:/www.youtube.com/watch?v=7o6mkl12ZmM;https://www.youtube. com/watch?v=l_pbBHHYx0U Erişim tarihi: 17:52 19.07.2017)

 

Edhe fakti se kush do të shkojë në xhennet e kush në xhehennem i përket vetëm Allahut, i cili është Zoti i ditës së fesë dhe gjykimit. Po ashtu, fakti se kujt do t’i njihet mundësi atje apo jo është një kriter që mund ta dijë vetëm Allahu. Si rrjedhojë, të japësh një gjykim të prerë mbi çështje të tilla është mungesë respekti ndaj Allahut. Allahu i Lartmadhëruar, në Kur’anin Famëlartë urdhëron: “A janë të sigurt ata nga të papriturat e Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të Allahu” (A’raf, 99/7). Po ashtu, duke mos besuar kurrë te bëmat e besimtarëve që kanë kryer punë të hairit për hir të Allahut, me shprehjen e Allahut, fakti që thonë: “Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t’i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura” (Insan, 10/76), është argumenti që tregon se askush nuk ka garanci në çështjen e ahiretit. Kjo shprehje e Gylenit bie në kundërshtim me ajetin: “Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh shumë mirë ata që ruhen nga gjynahet...” (Nexhm, 35-32/53)

XS
SM
MD
LG