Xhemati i Fierit i kërkon myftiut dhe KMSH të mos pengojë restaurimin e xhamisë.
Monday, 30 September 2024 15:28
Nje skandal i radhes ka ndodhur ne myftinine e Fierit. Besimtarët akuzojne myftiun e Fierit gylenistin Mikel Hazizolli dhe gylenistët e KMSH se po pengojnë restaurimin e xhamisë, me fonde të cilët besimtarët i kanë mbledhur vetë. Përse nuk veprojnë autoritetet për të shpëtuar këtë objekt të rëndësishëm fetar?
Xhamia e vjetër e Fierit prej vitesh ndodhet në gjendje të degraduar. Një nga besimtarët e saj ka folur në një intervistë për redaksinë e "tva news", duke deklaruar se janë siguruar fondet për rikonstruksionin ose rindërtimin e xhamisë, por Myftinia e Fierit dhe Komuniteti Musliman nuk po japin leje për fillimin e punimeve.
Sipas tij, përgjigjet e autoriteteve janë kontradiktore dhe nuk japin arsye të qartë përse Myftinia dhe Komuniteti Musliman (pra gylenistët që kanë uzurpuar ato zyra) po vonojnë këtë proces, duke mbajtur "peng" besimtarët e xhamisë.
Nevoja për rikonstruksionin apo rindërtimin e xhamisë është urgjente, pasi, siç dëshmohet nga pamjet, ajo rrezikon të shembet dita-ditës.
"Komuniteti musliman nuk na konsideron aspak. Ata janë kontradiktorë, pasi njëherë thonë se nuk kemi letrat dhe herë tjetër shprehen se nuk kemi fonde. Kryesia e KMSH-së na ka premtuar se do të interesohen por nuk na kanë përfillur më , madje nuk na kanë hapur më as telefonin"-shprehet besimtari për redaksinë e "Tvanews"