Gjykata e Posaçme e Apelit pranon ankimin e Mexhlisit për padinë penale ndaj Erjon Veliajt
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas shqyrtimit në zhvilluar në dhomë këshillimi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Posaçme te Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 390 vendimi, datë 23.10.2023, i cili ka vendosur: "Mospranimin e ankimit kundër dy vendimeve të Prokurorive respektive për shpalljen e moskompetences lëndore".
Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e zhvilluar 19.09.2024, ka vendosur kalimin e çështjes për tu shqyrtuar në seancë gjyqësore me praninë e palëve në datë 03.10.2024, ditë e Enjte, ora 12:00.
Mexhlis dhe shoqatat e tjera paditën në SPAK kryetarin e bashkise se Tiranës Erjon Veliaj për shpërdorim detyre për ceremoninë e martesës së paligjshme homoseksuale në bashkinë e Tiranës. SPAK nuk pranoi padinë. Mexhlis dhe shoqatat e tjera e ankimuan ne Gjykaten e Posacme per Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Pasi GjKKO e shkallës së parë vendosi mospranimin e ankimit Mexhlis e ankimoi me GJKKO Apelit e cila e pranoi ankimin dhe vendosi shqyrtimin për vendimin e SPAK për mos fillimin e hetimit.