Për ty miku/mikja ime ateiste 6
Nga Alban Gorishti
Pesimizmi ateist
“Rexhau’l-mu’mini min imanihi” (Optimizmi i besimtarit rrjedh nga besimi i tij). Mendimet që përfshijnë të gjitha kohët e shkuara e të ardhshme që i shpalos para njeriut, kjo fuqi (intelekti , të menduarit), “nuk kanë anë e fund”. Edhe nga këndvështrimi i imagjinatës, teorikisht, apo shkencërisht është thënë “qiejt shpallin madhështinë (impresionuese) të Zotit, kurse kupa qiellore dëshmon fuqinë e Tij në krijim .”
Optimizmi ose pesimizmi janë, para së gjithash, një problem mendësie, kurse mendësia vetë sëndërtohet mbi një truall psikologjik ose moralo-shpirtëror. Eshtë për këtë arsye që, ata që s’e arrijnë dot përkohësisht apo përgjithësisht qetësinë dhe prehjen shpirtërore, bëhen pesimistë përkohësisht apo përgjithësisht në raport me nivelin e privacionit që përjetojnë në këtë specifikë . Sipas Islamit, “pesimizmi absolut” është herezi. Pasi ai ka tendencë të mohojë kaderin i cili njëkohësisht është shtyllë e besimit në Krijues . Ndërsa nga ana tjetër mundet të themi se optimizmi ose pesimizmi janë faktori me më efekt në formësimin e konkluzionit për jetën dhe vdekjen .
Darvini nuk e bëri dot njeriun shtazë por ia kthehu vetëdijen tek një origjinë e supozuar shtazore . Mirpo “kafsha” e quajtur njeri ka aftësi të cilat janë të pakonceptueshme për teorinë Darviniste, kjo kafshë , mendon , mërzitet , lutet, kënaqet dhe këto i shpreh në mënyra që pak kanë të bëjnë me “kafshën” për shembull njeriu nëse lumturohet rendit fjalët në poezi në mënyrën më të bukur që është parë ndonjëherë po ashtu ky njeri di të pikturojë mrekullisht kur lumturohet apo hidhërohet me diçka ndërsa kafsha nuk ka asnjë prej këtyre aftësive pasi tek ajo nuk ekzistojnë pikërisht këto shtysa të brendëshme .
Njeriu i Darvinit nuk e shpjegon dot përse në kushte nga më të mirat njeriu ndihet më së tepërmi pesimist përse kur është i ngopur, ndihet i pakënaqur? Cila është ajo forcë me sa duket e brendëshme e cila e shtyn të mendojë kështu? A nuk do ishte rjedha më e saktë sipas Darvinizmit të funksiononte kah e kundërta e saj ashtu siç funksionon tek kafsha, pra unë e sigurova sot ushqimin kështu që po mar një sy gjumë duke mos e njohur fjalën pesimizëm dhe as dëshpërim......Profeti ynë thoshte : “Ata që mbingopen në këtë botë, do të jenë të uritur në botën tjetër”. Kështu sikur ka dashur të na e përkufizojë me pak fjalë civilizimin modern apo “kafshën” moderne. Po ashtu sikur ka dashur të na komentojë me pak fjalë sesi funksionon brendësia e kësaj qënie komplekse që quhet njeri. Sikur ka dashur të na thotë që para 1400 vitesh se me lluksin (pra me ngopjen e thjeshtë të instikteve siç thotë teoria Darviniste) njeriu bëhet më pesimist dhe më i pakënaqur .
Inkuizitorët mesjetarë pohonin se i digjnin trupat e njerezve per të shpetuar shpirtin ndersa inkuizitorët modernë thone se e djegin shpirtin si çmim per trupin. Teksa shumë prej teorive të tmerrshme për vet njerezimin si marksizëm-leninizmi apo kapitalizmi nga ana tjetër etj, u mbështëtën në moton “njeriu është vetëm produkt i ambjentit të jashtëm”, e cila mori formën monstruoze të vet ne praktiken e stalinizmit, nazizmit apo globalizmit “kolonialist” etj.
Ndërsa maksima Islame është dhe do të jetë deri në fund “Gjersa ka Allah, s’ka dëshpërim!..”...Kjo është pikërist ajo që ja jep hakun njeriut si në aspektin më premordial, fizik të tij po ashtu edhe në aspektin shpirtëror pasi çdo makineri ka nevojë për një burim rryme që të funksionojë po ashtu edhe krijesat e kanë këtë nevojë, por kërkojnë medoemos një energji e cila e ka burimin e saj hyjnor . Islami i ka marrë parasysh të dyja këto nevoja (si të jashtmen ashtu edhe të brendëshmen) prandaj është edhe më efikas në luftimin e fenomeneve post-civilizuese por edhe të atyre sociale.
Në fund do të thoja “Ku ka “ateizëm” pesimizmi ka për të qënë brenga më e vogël ...”