Almer Toska, gazetar n’dukje, pastrues wc-sh në profesion
Thursday, 10 October 2024 00:33
Nga hoxhë Tasim Darsi
Almer Toskën e kam njohur në vitet 2009/2010 kur punoja në Tiranë. Atëherë kisha një zyrë në katin e 3-të të KMSH-së me qera. Ky individ është prezantuar në publik si gazetar, që kur i dhuroj Berishës një panoramë për ditëlindjen e tij (të Berishës). Ishte me këtë lëpirje që fitoi mirënjohje nga "mentori" i tij non grata duke u imponuar kështu në ambjetet televizive. Ai dikur punonjës i rëndomtë i gylenistëve ndërsa sot prezantohet si analist nëpër mendia duke bërë një rol tjetër në shërbim të gylenistëve por kësaj radhe si kazan mediatik ku tenton nëpërmjet komplekseve të vjetra të arrijë pozita të reja por kësaj radhe duke përdorur edhe atribute fizike, sikurse është gjuha, për të hedhur pisllëk ndaj kujtëdo që ia cënon padronët e vjetër, gylenistët e tij, pavarsisht nëse është vet feja apo kombi konceptet që ai cënon.
Por si e njoh unë!
Almer Toskën e njoh si sanitar i ndërtesës së KMSH-së. Unë për sa kohë isha në atë ndërtesë, e kam parë duke kryer këto tre funksione.
1-Mbante për krahu Selim Muçen kur shkonte në toilet-tualet me kry nevojat personale.
2-Pastronte zyrën e Sekretarit të Pergjitheshem të KMSH-se Ali Zaimit dhe i dërgonte letra në
3-Pastronte shkallët e KMSH-se dhe ofrohej të blinte cigare për duhan pirësit sa herë që këtyre të fundit tju tekej për duhan.
Tani shikojeni këtë higjeno/sanitar se si shprehet për vëllezërit tanë, shqiptarët e Kosovës tonë të dashur. Ai ka punuar dikur në KMSH siç e thamë më sipër teksa sot del dhe flet me gjuhën e gylenistëve, për shkak se ata kanë mungesë burrnie dhe nuk dalin dot vetë po përdorin këtë higjeno/sanitar që ka bërë komentin denigrues kundër vëllezërve tanë nga Kosova (shih foton kryesore). Dje në emisionin "Ora e Betit" në një nga shumë servilizmat lëpirës të artikuluara, në prezencën e dorës së ngrohtë që e sponsorizon (Gylenistët sikurse është Lauren Luli), ai e bëri mjaft mirë punën e tij madje pa u kuptuar nga shumica duke thënë se: "Këta djem (Bujari me gylenistat e tjerë) janë shembulli i islamit të pastër amerikan". Pra nië herezi siç e shikoni e cila i kalon caqet qoftë të llogjikes, fetares, e mos të themi se shembulli i tij është po ashtu shembull antikombëtar që duhet denoncuar.