Lidhje


Shtyhet seanca për padinë penale të Mexhlis ndaj Veliajt për martesën e paligjshme

Seanca për padinë penale ndaj Veliajt për martesën e paligjshme është shtyrë me kërkesën e prokurorit të SPAK për në datë 16 Tetor. Në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrtohet ankimimi i Mexhlis ndaj vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve ndaj Veliajt dhe dergimit për kompetencë në prokurororinë e Tiranës.

 

Prokurori i SPAK Elvin Gokaj kërkoi shtyrjen e seancës për arsye të angazhimeve të tjera të tij. Gjyqtarja pranoi kërkesën për shtyrje dhe gjyqi i radhes u caktua pas dy ditësh në datë 16 Tetor.

 

Mexhlis dhe shoqatat “Thirrja në Mirësi”, “Qendra për Kulturën Islame Europiane”, “ Ensar” kanë paditur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj me objektin shpërdorimi i detyrës dhe shkaktimi i dëmit shtetit dhe shtetasve, duke cënuar mbrojtjen e veçantë që i garanton Kushtetuta të miturve dhe familjes, për lejimin e martesës LGBT në bashkinë e Tiranës.

XS
SM
MD
LG