Lidhje


Gyleni vdiq, po ithtarët e tij a do ta braktisin organizatën?! 'Imami i fshehur'?!

Nga Alban Gorishti 

 

Sot në mëngjes u shpërnda lajmi nga mediat botërore se prijësi famëkeq i lëvizjes okulte Gylen, vdiq në Shtetet e Bashkuara. Pyetjet faktikisht janë të shumta, por disa prej tyre bëhen më kumbuese se të tjerat, a vdiq me të vërtetë tani? A e vranë? Po me organizatën e tij çfarë do të bëhet? Po ndjekësit e tij a do ta braktisin 'anijen'?! 

 

Por duhet thënë se organizata Gylen përveç ndjekësve materialist dhe përfitues ka edhe të tillë që besojnë njëmend në narrativat imagjinare të liturgjisë gyleniste. Ndaj është e vështirë të thuhet sesi do të ndryshojë kjo organizatë pas kësaj ndodhie. Kjo në vazhdën e pyetjeve të mësipërme, këta pasues a do të ndryshojnë ndonjë gjë në lidhje me veprimet e mëparshme të gabuara për të provuar se ishin të vlefshme për shumë arsye?! 

 

Megjithatë, kushdo që ka qëndruar në shtëpitë e tyre të veçanta apo e tyre okulte, ka përfituar gjëra të gabuara dhe fitime të pajustifikueshme (d.m.th. ngritja e gradave) besoj se nuk do të largohet kurrë nga kjo rrugë e shtrembër. Kjo është kundër trurit të njeriut i cili pavarsisht të gjithave mbetet i vetëdijshëm për aktet e veta. Sigurisht, nëse pendohen dhe rrëfehen. Por kur idetë e gabuara bëhen besime, gjithmonë gjejnë një mënyrë për t'u derdhur në mendjet e njerëzve edhe nëse ata humbasin udhëheqësit e tyre.

 

Ndoshta ata do të pretendojnë se nuk kanë përfituar kurrë prej anëtarësimit, ndoshta do të formojnë disa nëngrupe të mëdha, apo do të transformohen tërësisht në një lëvizje shiite?! 

 

Me pak fjalë Shiitët ithnasherit janë dega kryesore e Shizmit që përbën 85 për qind të popullsisë shiite. Ata besojnë se Imami i tyre i dymbëdhjetë, Muhamed el-Mehdi, është larguar në fshehtësi dhe nuk ka vdekur. Gjatë fshehjes së tij të vogël (874-941), Imami i dymbëdhjetë besohet se ka qëndruar në kontakt të rregullt me ​​katër agjentë (njerëz) të suksesshëm, të njohur kolektivisht si Katër Deputetët (el-nuwab al-arba'). Megjithatë, gjatë Fshehjes së Madhe (941-deri tani), nuk ka asnjë agjent të Imamit të Fshehtë në tokë, edhe pse besohet se ai është i gjallë në mënyrë providenciale në trupin e tij fizik deri në rishfaqjen e tij në fund të kohës.

 

Sikurse kërcënimi abasid fillimisht mund ta ketë detyruar imamin e dymbëdhjetë të fshihet, kam frikë se mbas vdekjes së Gylenit gylenistët do të pretendojnë se qeverisja e Erdoganit e ka detyruar Gylenin të fshihet. Kështu sikurse shitët, ata do të përdorin vdekjen e presupozuar të njeriut okult për të forcuar idenë e gabuar të të mbinatyrshmes. Këtë gjë e bënë në të gjallë të tij e përse nuk e bëjnë dot pasi pretendohet për vdekjen e tij në një nga strukturat më të ruajtura dhe të fshehura sikurse është edhe banesa e tij gjigante në Pensilvani, SHBA. Ndaj një sugjerim më thotë se ata do ta shpallin të fshehur të ikur në fshehtësi e kështu në pritje të rishfaqjes së tij të re, dikush tjetër do të emërtohet mëkëmbës i tij e kështu zinxhiri i abuzimit dhe bestytnive me origjinë ezoterike shiite nuk do të mbarojë ndonjëherë.

 

Kjo pasi lëvizja e ka siguruar 'kredibilitetin' e saj tek një pjesë e ithtarëve apo ndjekësve duke u shfaqur në publik me një petk fetar, e kështu kanë arritur të fitojnë terren në mesin e shoqërive duke integruar pak nga pak edhe devijime të shumta në besim (qofshin me background laike apo fetare) si mënyrë e vetme për të imponuar axhendën e tyre politike-ekonomike duke u kamufluar kështu pas predikimeve fetare. Ndaj ashtu sikurse El mehdiu i shiiave, në mungesë të Imamit të Fshehur, - Gylenit vakuumi i udhëheqjes në bashkësinë e shiave imamit do të mbushet gradualisht me pseudo jurist në cilësinë e tyre të re si zëvendës të përgjithshëm (na'ib al-am) i Imamit të Fshehur-Gylenit . Besohet gjithashtu se Imami i Fshehur herë pas here u shfaqet të devotshmëve personalisht ose, më shpesh, në ëndrra dhe vizione. Rrëfimet e këtyre takimeve janë të shumta dhe të përhapura mes shiave imamit, a do të ndodhi kjo edhe tek pasuesit e Gylenit?! 

XS
SM
MD
LG